Djali më i vogël i familjes Hoxha, ka lumturuar të gjithë familjen me një surprizë për nënën e tij, Vjollca Hoxhën. ‘Mami, Gëzuar ditën e Shën Valentinit! Me dashuri, Itani’, ka shkruar ai në shënimin bashkë me një buqetë gjigande trëndafilash të kuq për mamanë e tij.
Kjo surprizë ka gëzuar shumë edhe motrat e tij, Sarën dhe Lorin, të cilat e kanë ndarë menjëherë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale ‘Më i ëmbli!’ ka shkruar Sara në Instagram.
Ndërsa Lori Hoxha, ka ndarë në Snapchat 3 buqetat që kanë mbërritur në shtëpinë e tyre, të treja me trëndafila të kuq, si edhe luleshtrydhe, zemra, e gjithçka simbolizon festën e të dashuruarve. ‘Krijo kopshtet e tua dhe zbukuro shpirtin tënd, në vend që të presësh që dikush të të sjellë lule’, ka qenë këshilla që ajo ka dhënë për të gjithë këtë Shën Valentin.
Motra e saj e vogël, Sara, ka njoftuar në janar se është fejuar zyrtarisht me partnerin e saj, Ledionin, duke shfaqur unazën që ai i kishte dhuruar (shiko këtu). Ajo ka bërë një dedikim për Ledionin në Instagram , duke shkruar: 'Ti i dhe kuptim jetës sime, e ktheve dhimbjen në forcë!'.
E megjithatë, duket se Shën Valentinin në familjen Hoxha, e ka shënuar ky gjest i veçantë i vëllait të tyre të vogël, Itanit.