News

Izolimi i vendit ul ndjeshëm krimet: Brenda 1 jave, 5 herë më pak krime në Tiranë!

Izolimi i vendit ul ndjeshëm krimet: Brenda 1 jave, 5 herë më pak

Më në fund, një lajm i mirë që vjen si pasojë e koronavirusit në vendin tonë. Izolimi total i njerëzve dhe ndalimi i qarkullimit ka bërë që në vendin tonë të ulet ndjeshëm numri i krimeve. Javën që lamë pas, referuar të dhënave në Tiranë janë regjistruar në total vetëm 7 vepra penale! 

Në kushte normale, Ministria e Drejtësisë raporton se vetëm në kryeqytet në një javë ndodhin rreth 40 krime.

Duke marrë parasysh sa i lartë është numri i krimeve, dhunës apo abuzimeve të të gjitha llojeve në Shqipëri, ky është lajmi më i mirë që mund të merrnim në ditë si këto.  Këtë javë, janë arrestuar vetëm 2 persona për dhunë në familje, 1 tjetër për armëmbajtje pa leje, 2 të tjerë për trafik lëndësh narkotike dhe i fundit për kundërshtim të forcave të policisë.

Izolimi total i vendit, qëndrimi i njerëzve në shtëpi dhe ndalimi i qarkullimit ka bërë që aktivitetet kriminale të pësojnë ulje të ndjeshme, por ndonëse arrestimet kanë rënë, gjobat vijojnë!

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë gjobitur 85 këmbësorë për lëvizje gjatë orareve të kufizimit, 109 drejtuesëve të mjeteve i është hequr patenta e ndërsa 15 administratorë biznesesh janë gjobitur pasi hapën lokalet, në kundërshtim me urdhrin e dhënë.

Burimi: EuroNews

REELS

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Isolation of the country significantly reduces crimes: Within 1 week, 5 times fewer crimes in Tirana!

Izolimi i vendit ul ndjeshëm krimet: Brenda 1 jave, 5 herë më pak

Finally, good news that comes as a result of coronavirus in our country. The total isolation of the people and the prohibition of the movement has reduced the number of crimes in our country significantly. Last week, referring to the data in Tirana, only 7 criminal acts were registered!

Under normal circumstances, the Ministry of Justice reports that there are only about 40 crimes per week in the capital.

Considering the high number of crimes, violence or abuses of all kinds in Albania, this is the best news we could receive on a daily basis like these. This week, only 2 people have been arrested for domestic violence, another for unlawful possession of weapons, 2 others for narcotics trafficking and the last for opposing police forces.

The total isolation of the country, people staying at home and stopping traffic has made criminal activity suffer significant reductions, but while arrests have fallen, fines continue!

In the last 24 hours alone, 85 pedestrians have been fined for moving during restriction hours, 109 drivers have been stripped of their licenses and 15 business administrators have been fined for opening premises in violation of the order.

Source: EuroNews