Ivanka Trump është njeri zakonesh, duke nisur që nga mënyra si flet apo nga modeli perfekt i flokëve. Nëse i hedh një sy Instagramit të Vajzës së Parë, do të vini re se pozon githmonë në të njëjtën mënyrë: një këmbë para tjetrës në formën e një T-je.
Shiheni vetë.
Çfarë do të thotë ky qëndrim? Patti Wood, eksperte e gjuhës së trupit tregon më shumë. Sipas saj, gjuha e trupit e Ivankës tregon shumë për personalitetin e saj dhe për mënyrën si ajo do të duket profesionalisht apo personalisht.
“Poza në fjalë është gjëja e parë që të mësojnë gjatë trajnimit për modele,” thotë Wood. “Të tregon më mirë, më të hollë.” Me siguri, Ivanka mësoi të pozojë kështu në ditët e saj si modele, kur ishte ende adoleshente.
Këmba e Ivankës qëndron më para nga ç’do të ishte një pozë e natyrshme dhe ka më shumë hapësirë mes tyre nga normalisht. “Me këtë qëndrim, Ivanka tenton të duket më e fuqishme, më e fortë, më kompetente.”
Krahët tregojnë tjetër histori. Janë të lëshuar, të relaksuar në anë. “Nuk tregojnë pushtet, por fisnikëri.”
Me pak fjalë, poza e Ivankas tregon më së miri dy anët e saj: anën e fortë profesionale dhe anën e butë femërore.