
Nëse interneti nuk ju ka treguar ende, atëherë po e bëjmë ne: Zoë Kravitz dhe Harry Styles mund të jenë duke dalë bashkë. Të paktën, kështu duket nga disa pamje të fundit ku të dy janë parë duke shëtitur në rrugët e New York-ut. Dhe nëse kjo s’është mjaft interesante, shto edhe faktin që janë veshur thuajse identik.
Gjatë një prej daljeve të tyre të fundit, Kravitz dhe Styles ishin kombinuar në mënyrë perfekte: bluza të zeza me mëngë të gjata (në rastin e Zoë, një triko e hollë), xhinse blu me bel të ulët dhe këpucë të sheshta të zeza. Një kombinim që nuk lë vend për gabime. Po të na pyesni neve? Elegancë në nivelin më të lartë.
Por të flasim për xhinset, sepse Kravitz sapo konfirmoi trendin e vjeshtës 2025.
Nëse ka një gjë që Zoë Kravitz di të bëjë mirë (përveç aktrimit d), është të diktojë trende, dhe këtë radhë, është fjala për xhinset pa rrip. Ajo u shfaq me një palë të tilla nga marka me bazë në New York, Still Here, e cila është tashmë e njohur për koleksionet e saj “cool” dhe retro.
Modeli që kishte veshur quhet Sport Jeans, një version minimalist dhe modern i xhinseve me bel të ulët, që sapo dolën në treg, u bënë virale dhe u shitën menjëherë.
Xhinset pa rrip dhe me bel të ulët janë stili i urban dhe plot stil për këtë sezon dhe Zoë Kravitz sapo ju dha miratimin e saj.
E dimë, dikur i urrenim, por ja tek jemi, duke i admiruar sërish.