Metropolitan

Ish-truproja tregon për rregullat e çuditshme që vendoste Kanye West

Ish-truproja tregon për rregullat e çuditshme që vendoste Kanye

Ish-truproja e Kanye West tregoi së fundmi për disa nga “rregullat qesharake” që duhet të ndiqte teksa punonte me reperin. Në një podcast me Hollywood Raw (via Cosmopolitan), Steve Stanulis tregoi se Kanye dëshironte që truproja të qëndronte dhjetë hapa larg tij. Duke marrë parasysh që qëllimi i truprojës është të të mbrojë nga çdo sulm i mundshëm, qëndrimi, të paktën sipas Stanulis, dhjetë hapa larg është i çuditshëm.

“Pra, padyshim që nëse dikush do të donte të bënte diçka, sa të vrapoja unë që ta ndaloja, me gjasë do të kish ndodhur,” tha ai.

Stanulis tregoi edhe një episod në ashensor:

“Dita e parë kur u takuam ishte gjatë Javës së Modës. Duhet ta takoja në studio. Shkojmë dhe futemi në ashensor. Më tha: ‘Nuk do ta shtypësh butonin?”. Ishte dita ime e parë e punës, si supozohet ta dija ku duhet të shkonte?! 'Pra po më thua që nuk ke pyetur dikë më parë që ta dish ku po shkojmë?!' më tha [Kanye].”

Në vijim, Steve tregoi vazhdimin e bisedës, e cila mund të duket shumë gjëra, përveçse e vërtetë, por sidoqoftë nuk kemi si ta vërtetojmë.

“Unë i thashë që mund të veprojmë në 3 mënyra. Një, mund të më thoni se cilin buton të shtyp. Dy, mund ta shtypni ju butonin që unë ta di për herën tjetër. Tre, mund të uleni këtu gjithë ditën dhe të më thoni sa të rëndësishme e keni kohën dhe të mos bëjmë asgjë. Zgjodhi alternativën e parë.”

Në një tjetër pretendim – të pabazuar – Stanulis tha se Kanye dhe Kim i njoftojnë vetë paparacët. Ndryshe nga deklarata e mësipërme, kjo është më e besueshme. (Kujtoni Kylie-n)

“Para së gjithash, nuk ka asnjë shans që paparacët të mos njoftohen paraprakisht. Është e pamundur që sa herë ne largohemi diku, ata njerëz e dinë gjithmonë. Padyshim që dikush i telefonon. Ky është mendimi im. Nuk mund të jetë rastësi që janë kudo ku ne shkojmë. Janë gjithmonë atje. Ose ata njerëz janë më të zotë nga çfarë mendoj unë.”

Ish-truproja mund të jetë duke mashtruar, por gjithsesi s'do të habiteshim nëse faktet janë të vërteta, sepse sado të çuditshme të jenë, hey ai është Kanye West.

REELS

ChatGPT duke bërë xhiro për të mbledhur mendjen pasi ka kaluar gjithë ditën duke folur me mua:

Unë duke dëgjuar me vëmendje atë që më flet për fisin e tij, sikur nuk kam bërë kërkimet e mia në çdo rrjet social

Si duken ditëlindjet kur rritesh:

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

The former bodyguard tells about the strange rules that Kanye West set

Ish-truproja tregon për rregullat e çuditshme që vendoste Kanye

The former Kanye West bodyguard recently told about some of the "ridiculous rules" she had to follow while working with the rapper. In a podcast with the Hollywood Raw (via Cosmopolitan), Steve Stanulis revealed that Kanye wanted the bodyguard to be ten steps away from him. Considering that the bodyguard’s goal is to protect you from any possible attack, staying, at least according to Stanulis, ten steps away is weird.

"So obviously if someone wanted to do something, as long as I ran to stop it, it would probably have happened," he said.

Stanulis also showed an episode in the elevator:

"The first day we met was during Fashion Week. I had to meet him in the studio. We go and get in the elevator. He said, "Won't you press the button?" It was my first day of work, as I supposedly knew where to go. "So you're telling me you haven't asked anyone before to know where we're going ?!" he told me [Kanye]. ”

In the following, Steve showed the continuation of the conversation, which may seem like a lot of things, except the real thing, but we still have no way to prove it.

"I told him we could do it in three ways. One, can you tell me which button to press. Two, you can press the button that I know for the next time. Three, you can sit here all day and tell me how important your time is and do nothing. He chose the first alternative. "

In another claim - unfounded - Stanulis said Kanye and Kim notify the paparazzi themselves. Contrary to the above statement, this is more reliable.

"First of all, there is no chance that the paparazzi will not be notified in advance. It is impossible that whenever we leave somewhere, those people always know. Obviously someone calls them. This is my opinion. It can’t be coincidence that they are everywhere we go. They are always there. Or those people are better at what I think. ”

The former bodyguard may be cheating, but we wouldn't be surprised at all how strange the rules are because hey, he's Kanye West.