Vetëm një ditë më parë, Irina Shayk parakaloi në sfilatën e Victoria’s Secret zhvilluar në Paris. Veshur me të brendshme gri seksi, çizme të gjata mbi gju dhe një pardesy të lidhur në brez, modelja dukej në formë të shkëlqyer dhe zor se do ta besonim se është në pritje të një fëmije.
'People' ka shkruar se ish-e dashura e Cristiano Ronaldos dhe aktori Bradley Cooper janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, por lajmi ende nuk është konfirmuar nga përfaqësuesit e tyre.
Modelja 30-vjeçare dhe aktori 41-vjeçar kanë nisur të frekuentohen në pranverë të 2015-ës, jo shumë kohës pas ndarjes së Shayk nga Ronaldo dhe Cooper-it nga Suki Waterhouse. Ata kanë qenë gjithnjë të hapur për romancën e tyre, pa i kursyer përkëdheljet dhe puthjet në publik.
Burimi: People