Një gazetare e Botërorit ka mbetur e shokuar teksa në transmetim live dikush e ka rrëmbyer nga gjoksi dhe e ka puthur në faqe.
Bëhet fjalë për kolumbianen Julieth Gonzalez Theran, e cila gjendej në qytetin e Saransk- ut, Rusi nga ku po raportonte për një kanal gjerman. Julieth po tregonte në kamer një orë që ndodhej prapa saj dhe që po numëronte mbrapsht fillimin e ndeshjes në qytet.
Në këtë moment agresori afrohet dhe ndodh sulmi në fjalë. Pavarësisht incidentit, Julieth ka vazhduar punën e saj.
Më pas gazetarja e ka postuar videon në një nga llogarite e saj, ku shkruan ndër të tjera:
“Ne nuk e meritojmë këtë sjellje. unë përcjell gëzimin e futbollit, ama duhet të bëjmë dallimin midis afeksionit dhe ngacmimit.”
Videoja është para më shumë se 3,000 herë dhe komentet mbështetëse kanë qenë të shumta:
“E mbajte veten shumë mirë. Ai është një idiot 24 karatësh dhe një i pacipë.” shkruan një grua.
Identiteti i agresorit ende nuk është bërë me dijeni.
Burimi: The Sun