Ndonëse u bë pjesë e "Big Brother VIP" vetëm një javë më parë, aktori Igli Zarka është larguar.
“Banorë, ‘Vëllai i Madh’ ka një komunikim zyrtar për ju. Ju informojmë se për arsye shëndetësore banori Igli Zarka, ka vendosur të lërë në mënyrë të menjëhershme shtëpinë e Big Brother.” – lexohet në një zarf të mbërritur në shtëpi.
Bëhet e ditur se shkak i largimit ka qenë gjendja shëndetësore.
“Gjendja e tij shëndetësore tani është e mirë, por ka nevojë të marrë shërbime jashtë shtëpisë,” thuhej në mesazhin e mbërritur për banorët.
Për momentin është e paqartë se për çfarë bëhet fjalë, por në komente ndjekësit shkruajnë se ka pasur probleme me apendicitin.
View this post on Instagram