Lifestyle

Ide te thjeshta dekori: Si ta bëni shtëpinë të mbajë aromë vjeshte

Ide te thjeshta dekori: Si ta bëni shtëpinë të mbajë 

Gjethet e pemëve po bien, temperaturat po freskohen, disa kanë nxjerrë xhaketat nga garderoba. Po, miq, vjeshta ka mbërritur! Kjo stinë kaq nostaligjike sjell me vete edhe dëshirën për të ndryshuar hapësirën e shtëpisë, ku do të kalojmë paaak më shumë kohë tani. Ja disa këshilla të thjeshta për ta bërë shtëpinë të mbajë aromë vjeshte.

1. Fuqia e batanijeve

Ide te thjeshta dekori: Si ta bëni shtëpinë të mbajë

Batanijet e ngrohta të hedhura në sallon janë “arma” sekrete e dekorit të vjeshtës. Hidhini mbi divane ose karrige për t’i dhënë dhomës ngrohtësi. Zgjidhni ngjyra vjeshte si mustardë, burgundy, kafe, jeshille e thellë etj.

2. Qirinj aromatikë

Ide te thjeshta dekori: Si ta bëni shtëpinë të mbajë

Asgjë tjetër nuk e përcjell atmosferën e stinëve të ftohta më mirë sesa qirinjtë aromatikë. Zgjidhni aroma si kanella, vanilja, dru kedri ose sandali. Shpërndajini qirinjtë nëpër shtëpi dhe shijoni mbrëmjet e gjata dhe të freskëta të vjeshtës.

3. Autumn Mood

Ide te thjeshta dekori: Si ta bëni shtëpinë të mbajë

Zgjidhni një hapësirë të përshtatshme dhe kthejeni në një qoshe të rehatshme për të lexuar një libër, për të shijuar një filxhan me çokollatë, për të pirë një gotë verë të ngrohtë me kanellë etj. Për shembull: mund të vendosni një karrige lëkundëse, një tavolinë të vogël, lule të thata etj.

4. Smoke-Free

Ide te thjeshta dekori: Si ta bëni shtëpinë të mbajë

E dini çfarë nuk bërtet “aromë vjeshte”? Era e tymit të cigares në shtëpi që supozohet të mbajë aromë të mirë me kanellë ose vanilje. Gjithsesi, nëse jeni duhanpirës, mund të konsideroni kalimin në IQOS. Është një alternativë më e pastër dhe më e mirë, pa tym, që e ngroh duhanin në vend që ta djegë. Pra, një shtëpi pa tym, pa hi dhe erë të vazhdueshme tymi. Kështu mund të shijoni atmosferën vjeshtore që keni krijuar.

5. Detajet

Ide te thjeshta dekori: Si ta bëni shtëpinë të mbajë

Ndonjëherë, janë gjërat e vogla ato që bëjnë ndryshimin më të madh. Ndërroni jastëkët me motive verore me jastëkë me tone më të ngrohta, shtoni jastëkë me teksturë leshi ose hidhni një qilim prej pelushi. Vendosni në tavolinë një kungull portokalli të dekoruar me perime a fruta të stinës. Disa libra, mundësisht të vjetër, mund t’i lini në sallon për një ndjesi tipike të vjeshtës.

Dekori i kësaj stine nuk ka pse të jetë i ndërlikuar ose i tepër. Disa detaje të thjeshta do ta transformojnë hapësirën tuaj në një strehëz elegante dhe mikpritëse. Bring on the sweater weather!

-Artikull promocional
 

REELS

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.