Marjan Rroku duket se do ta vuajë deri në fund dënimin e tij, pasi kërkesa që ai kishte bërë në Gjykatën Kushtetuese për rihapjen e procesit është refuzuar. Rroku është dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen Mbarime dhe Alda Canaj, nënë e bijë, në vitin 2001.
Çështja në fjalë u rikthye sërish në vëmendjen e publikut, pas një interviste që Rroku dha në rubrikën “24 orë me...” në “E diela shqiptare”, ku rrëfeu për herë të parë versionin e tij të historisë dhe pranoi autorësinë (lexo këtu).
Por deklaratat e tij nuk u pritën aspak mirë nga familjarët e viktimave, të cilët u shprehën se intervista me vrasësin e 20-vjeçares dhe nënës së saj, u kishte “rihapur plagët”. Babai i Alda Canaj, pak kohë pas intervistës, iu drejtua Gjykatës së Tiranës me një padi për “fyerje” për producentin dhe moderatorin e “E diela shqiptare”, Ardit Gjebrea.
Burimi: Gazeta Express/ Përshtati: Kristi Tashi