Partneri i ri i Ricky Martin quhet Jwan Yosef. Këngëtari është prej disa muajsh në lidhje me artistin 32- vjeçar dhe tashmë e ka prezantuar atë zyrtarisht në daljen e tij më të fundit publike. Ata janë shfaqur duke kapur duart në tapetin e kuq të një eventi për bamirësi në San Paolo. I dashuri i ri i Rickyt është një artist suedez i cili jeton në Londër.
Për këngëtarin 44-vjeçar, kjo është lidhja e parë që pas ndarjes nga Carlos Gonzales në vitin 2014. Ricky është gjithashtu babai i dy fëmijëve, Matteo dhe Valentino. Çifti e ka shfaqur hapur dashurinë gjatë mbrëmjes duke treguar tek të gjithë se kjo lidhje për ta është diçka me rëndësi.
Burimi: La Repubblica/ Përshtati: Mikaela Brokëri