Horoscope

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën
The Sun

Pas dramës së javës së kaluar, të gjithëve na duhet një dozë përkujdesjeje dhe dashurie, ndaj ditët në vijim duhet t’i trajtoni si një mundësi për t’u shëruar.

Më 30 korrik, Afërdita kalon në Gaforre, duke na bërë më të ndjeshëm dhe më empatikë. Më 31 korrik, Dielli lidhet me Mërkurin në prapavijë në Luan, duke forcuar komunikimin dhe vendimmarrjen tonë. Kjo është dita më e mirë për të bërë plane dhe për të zhvilluar biseda të rëndësishme.

Më 1 gusht, Afërdita formon kënde sfiduese me Saturnin dhe Neptunin në prapavijë në Dash, duke na shtyrë të jemi njëkohësisht të rezervuar dhe të pakushtëzuar në ndjenjat tona. Këto dy energji kundërshtojnë njëra-tjetrën, ndaj mund të përjetojmë luhatje emocionale dhe paqartësi në mënyrën se si shprehemi apo ndiejmë.

Dashi

Je nga ata persona që veprojnë menjëherë dhe pa hezitim. Por ditët në vijim mund të mos të motivojnë shumë dhe do të ndihesh sikur frymëzimi po të largohet. Edhe më të fortit kanë nevojë për pushim dhe kjo është java jote për t’u qetësuar dhe për të rigjeneruar energjinë.

Demi

Mos u përhumb aq shumë në ëndrrat apo emocionet e tua sa të humbasësh kontaktin me realitetin. Kujdesu që gjithmonë të kesh një këmbë në tokë, për të përballuar përgjegjësitë edhe nëse në këtë moment duken të mërzitshme apo të lodhshme.

Binjakët

Kur ke bërë pushime për herë të fundit? Ke nevojë urgjente për një shkëputje nga puna dhe rutina, ndaj planifiko një udhëtim të vogël për të shpëtuar nga monotonia. Largoju email-eve dhe shijo momentin! Është koha të kujdesesh për veten.

Gaforrja

Edhe nëse nuk e merr menjëherë rritjen e pagës që kërkon, të paktën do të nisësh një bisedë që mund të sjellë rezultat më vonë. Tregoju eprorëve se pse meriton më shumë! Ata mund të të japin një përgjigje pozitive më shpejt nga sa mendon.

Luani

Ti je ai që sjell atmosferën në çdo festë, ndaj gjithmonë je i pari që ftohet. Por me Mërkurin që ecën mbrapsht në shenjën tënde, mund të ndihesh pak i tërhequr dhe të duash të largohesh herët, pas ndonjë selfie. Vë nevojat e tua para gjithçkaje, edhe nëse ndihesh keq që po humb ca momente me miqtë..

Virgjëresha

Mjaft u fshehe pas frikës se të tjerët nuk do të të pëlqejnë. Është koha t’u tregosh njerëzve që veprimet e tyre të mërzisin. Sa më e drejtpërdrejtë të jesh, aq më shpejt zgjidhen gjërat. Mund të jesh e vendosur dhe e ndershme pa u shqetësuar për pasojat.

Peshorja

Je në një flluskë dashurie me partnerin tënd dhe askush nuk mund të të shqetësojë. Bota sillet rreth jush. Për sa kohë që edhe ti merr atë që jep, marrëdhënia do të qëndrojë e shëndetshme. Kërko balancën para se të kërkosh drejtësi.

Akrepi

Edhe nëse ndihesh pak i hutuar kur organizon apo kryen detyrat e përditshme, kjo nuk do të thotë që nuk mund të argëtohesh gjatë këtij procesi. Një pastrim i thellë i shtëpisë për të larguar energjinë e vjetër do të të japë më shumë motivim dhe energji.

Shigjetari

Kush tha që nuk mund të kesh ëndrra të mëdha? Për sa kohë që je realist për pritshmëritë nga projektet krijuese, mund të merresh edhe me gjëra të tjera që e vënë theksin mbi talentin tënd. Kupto kufijtë e tu dhe dëgjo me vëmendje reagimet e sinqerta.

Bricjapi

Duket sikur të gjithë kanë mendime për jetën tënde, por nuk ta thonë në sy. Nëse njerëzit duan të flasin pas shpine, kjo flet më shumë për ta sesa për ty. Një mik i vërtetë të thotë të vërtetën ballë për ballë, jo në mënyrë dashakeqe.

Ujori

Nuk je ti që e ke nisur thashethemin, por as nuk po ndihmon që të shuhet. Para se të përhapësh “lajmet”, mendo si do të ndikojë te personi tjetër. Nuk do të doje të ishe në vendin e tij, ndaj trego mirëkuptim dhe ndaloje sagën e fjalëve, për të mos lënduar të tjerët.

Peshqit

Kujdes me shpenzimet këtë javë. Paraja vjen e shkon dhe mund ta ndjesh stresin e mungesës së lekëve, sidomos kur del me miqtë. Mund ta përballosh jetën me buxhet të kufizuar, nëse sheh blerjet impulsive, pijet e shtrenjta dhe porositë online.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

----horoskopi-javor-zbulo-se-cdo-te-ndodhe-me-shenjen-tende-i83551