Horoscope

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën
People

Jemi në kulmin e prapavijës! Këtë javë, katër planete po lëvizin në drejtim të kundërt: Mërkuri, Saturni, Neptuni dhe Plutoni.
 
Saturni e nisi "ecjen mbrapsht" në Dash më 13 korrik, duke na motivuar të angazhohemi për njerëzit dhe dëshirat që i duam më shumë. Ky është shansi për të marrë në dorë situatat dhe për të vepruar. Mërkuri nis prapavijën e tij në Luan më 18 korrik, duke ndezur sërish drama dhe situata të së kaluarës deri në pikën e pakthyeshme.
 
Kini kujdes nga lidhja mes Mërkurit në prapavijë dhe Afërditës në Binjakë, që po ashtu ndodh më vonë gjatë ditës, duke na shtyrë të rishikojmë marrëdhënie dhe zakone të vjetra.
 
Dashi
 
Një ish-partner mund të jetë duke të të përgjuar në rrjetet sociale për të marrë informacion. Nuk do të vonojë shumë derisa të të shkruajë për çështje të vjetra. Paralajmërim: Vepro me kujdes! Nuk do të doje të ngecje në të kaluarën, sepse ti tashmë e ke hedhur pas krahëve atë histori.
 
Demi
 
Le të thellohemi, Dem! Shërimi kërkon kohë, ndaj përgatitu për një rrugëtim të gjatë. Lajmi i mirë është se do të arrish nivele të reja dhe lartësi që nuk i kishe imagjinuar. Ji i/e mirë dhe i/e durueshëm/me me veten ndërsa ecën përpara. Je në rrugën drejt versionit më të mirë të vetes.
 
Binjakët
 
Mund të trazosh pa dashje gjërat në grupin tënd shoqëror duke zbuluar informacione që ishin goxha ekstra. Pa e kuptuar, të gjithë do të përfshihen në një dramë të madhe. E vetmja gjë që mund të bësh është të kërkosh falje dhe të përpiqesh të rregullosh situatën. Fundja, pa qëllim e bëre.
 
Gaforrja
 
Para se të blesh diçka që e sheh dhe të pëlqen për momentin, mendo nëse të duhet vërtet. Ndoshta është më mirë të kursesh për një ditë dhe një kënaqësi tjetër. Nëse zgjedh të bësh pazar, mbaj mend që ofertat dhe uljet, të cilët janë partnerët e tu në shopping.
 
Luani
 
Të menduarit e tepërt nuk ndihmon, veçanërisht kur përpiqesh të dalësh nga një gjendje jo e mirë. Përqendroje vëmendjen te gjërat dhe njerëzit e mrekullueshëm në jetën tënde. Ndalo së u marrë me gjëra që nuk i kontrollon dot dhe imagjino një të tashme ose të ardhme të jashtëzakonshme. Ka aq shumë për të qenë mirënjohës/e!
 
Virgjëresha
 
Përpara se të ndërmarrësh një hap të guximshëm në territor të panjohur, dëgjo intuitën tënde. Askush nuk e di më mirë se ti se çfarë është e duhura për ty. Mos vepro kundër ndjesive të tua të brendshme dhe mos lejo që të tjerët të të mashtrojnë kur ndjesia nuk është e duhura.
 
Peshorja
 
Dashuria të ka pushtuar mendjen. Një romancë e re ose partner/e të duket si gjëja më e bukur në botë dhe mezi pret ta përjetosh. Por para se të zhytesh në këtë ndjenjë, kupto që ti nuk ke nevojë për shpëtim. Ti je heroi i historisë tënde.
 
Akrepi
 
Nëse dëshiron të rinegocosh kushtet e kontratës së punës, tani është momenti për të vepruar. Megjithatë, ki parasysh se mund të mos marrësh gjithçka që kërkon, por do të jesh shumë pranë asaj që ke shpresuar, duke e bërë marrëveshjen të vlefshme.
 
Shigjetari
 
Përpiqu t'u përmbahesh planeve të udhëtimit që ke bërë, por kupto që mund të ketë disa ndryshime në orar, ndaj mbaji sytë katër. Shfaq natyrën tënde të vërtetë dhe lëre veten të qetësohet, pavarësisht kaosit, pasi kjo do të jetë mënyra më e mirë për të përballuar një udhëtim të paparashikueshëm.
 
Bricjapi
 
Vera nuk po shkon ashtu siç kishe menduar, për shkak të rrethanave të paparashikuara (si faturat) që po pengojnë argëtimin tënd. Ana pozitive është se mund t’i përballosh këto sfida duke ndjekur një plan pagese. Mund të kënaqesh pa hequr dorë nga përgjegjësitë! Na beso, mund t’i kesh të gjitha.
 
Ujori
 
Njohja me një person të ri është më e lehtë se kurrë, por vazhdimësia është sfiduese. Nuk mund të japësh energjinë tënde për dikë që nuk është në nivelin tënd, sado tërheqës fizikisht të jetë. Personi i duhur për ty po vjen, por përpara se ta gjesh, do të duhet të puthësh disa bretkosa.
 
Peshqit
 
Mbaje axhendën dhe emocionet jo shumë të zëna këtë javë! Orari yt do të jetë i ngjeshur për shkak të prenotimeve të dyfishta dhe anulimeve nga klientët apo takimet. Mos u streso shumë, sepse gjithçka do të dalë për mirë, si gjithmonë. Fatit është në anën tënde, edhe nëse për momentin nuk duket.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb