Horoscope

Horoskopi i Gushtit nga Susan Miller

Dashi
Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, po bën gati valixhet e tij, për tu larguar nga shtëpia juaj e pestë e dashurisë së vërtetë. Nëse keni takuar dikë të veçantë gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, ka qenë momenti i duhur dhe shanset janë, që ai person do të qëndrojë në jetën tuaj për një kohë të gjatë. Në qoftë se ju nuk  keni takuar askënd deri tani, bëni perpjekje për té njohur kandidatë gjatë dhjetë ditëve të para të gushtit,pasi Jupiteri do të largohet në 11 gusht dhe nuk do të kthehet në këtë pjesë të kartelës tuaj yjore për dymbëdhjetë vjet. Kjo nuk do të thotë që ju nuk keni më mundësi të gjeni dashurinë tuaj të vërtetë në 12 vitet e ardhshme. Por nënkupton se ky muaj është i veçantë dhe shanset tuaj për të krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer  do të jenë tani jashtëzakonisht të mëdha. Nëse ditëlindja juaj bie në datat 17-19 prill, ky do të jetë muaji juaj më i mirë për një dekade, në lidhje me sektorin e dashurisë, sepse Jupiteri do të jetë në pozicion të shkëlqyer me Diellin.

Hëna e Plotë që u shfaq të premten e 31 Korrikut, ndriçoi sektorin tuaj të ngjarjeve shoqërore dhe miqësisë, duke sugjeruar që ju do të merrni pjesë në një ngjarje të veçantë gjatë fundjavës që pason, në 1-2 Gusht. Me Diellin, Merkurin, Jupiterin dhe Afërditën, të gjithë të vendosur në shtëpinë tuaj të romancës, kjo ngjarje duket se do jete shume argëtuese për ju. Nëse nuk do të merrni pjesë në një festë, atëherë mund të jetë një event bamirësie, aktivitet social apo që ka lidhje me politiken. Nëse jeni tashmë në një marrëdhënie, shkoni e shoqëruar nga partneri juaj, por edhe nëse vendosni të shkoni vetëm, gjasat janë që do takoni miq, me të cilët do të kaloni shumë mirë.

Në javën në vijim, do të ketë edhe dy data të tjera interesante për ju. Më 4 gusht, Urani, planeti i të papriturave, tani në shenjën e Dashit, do ti dërgojë sinjale Afërditës dhe Jupiterit në këtë ditë të  këndshme. Shpesh, Jupiteri jep sinjale nëprmjet dhuratave të tij në formë mirësie – ju keni për ta ndier tani praninë e tij. Në këtë ditë, ju do jeni shenja më e favorizuar e zodiakut. Lajme në lidhje me paratë janë drejt jush dhe me shumë gjasa do jetë kjo ditë që ju do të dëgjoni rreth tyre. Gjithashtu kini parasysh edhe datën 7 gusht, kur Mërkuri do të takohet me Jupiterin, duke e bërë këtë një fundjavë me pesë yje, për t’u nisur në një udhëtim.  Me dy planete në sektorin tuaj të dashurisë së vërtetë, do të jetë e lehtë për ju që të takoni një person të ri dhe interesant , që do t’ju bëjë të ëndërroni.

Lajme shumë të mira akoma për ju! Sundimtari juaj, Marsi, planeti i kurajos, vendosmërisë dhe pasionit, do të vendoset në sektorin tuaj të dashurisë, nga data 7 Gusht deri në 24 Shtator dhe do të aktivizojë sektorin tuaj të romances shumë fuqishëm.  Afërdita, do të shkojë në prapavijë gjatë muajit Gusht, deri më 6 shtator, kështu që periudha e juaj më e mirë për t’ u shoqëruar më njërëz të rinj dhe njohje të reja,  do të jetë  nga 7 deri 24 shtator – ju siguroj që i gjithë universi do jetë me ju.  

Hëna e Re në shenjën e Luanit, në 14 gusht, do të sjellë në qëndër të vëmendjes  temën e dashurisë, duke kristalizuar ndjenjat tuaja për personin që jeni në një marrëdhenie. Edhe pse Jupiteri do të jetë larguar nga sektori i dashurisë në këtë pikë, kjo Hënë e Re do të bashkojë Afërditën e dashurisë me planetin e Uranit.  Forconi besimin se atë që doni do ta keni. Në fundjavën e 14-16 Gushtit,jeta juaj mund të pësojë një ndryshim të bukur, kur zemra t’ju rrahë papritur për një person intigrues. Surpriza të bukura dashurie ju presin në 19 Gusht. Këtë muaj, është e qartë se Kupidi do t’ju godasë më shigjetë, kur ju mos t’a prisni fare.

Kur Jupiteri do të zhvendoset nga shenja e Luanit tek Virgjëresha, ky planet i bujarisë do t’ju ndihmojë edhe në sektorin e shëndetësisë për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm. Në punë, ju do të përzgjidhen për të realizuar projektet më të mira, të cilat do bëjnë të mundur që jut ë shfaqni talentet tuaja të pa zbuluara më parë nga të tjerët.  Detyrat do të jenë të ndërlikuara, kështu që duhet t’i jepni vëmendjen maksimale detajeve, si dhe të tregoheni i shkathët në menaxhimin e situatave të papritura. Ju jeni gati tani dhe keni për t’ia dalë.

Në lidhje me shëndetin dhe palestrën, duke patur Jupiterin në shenjën e Virgjëreshës, çdo shqetësim që keni patur në lidhje me një situatë shëndetësore, duket se tani mund të gjeni specialistin e duhur ose të planifikoni një ndërhyrje. Në qoftë se ju keni pasur ndonjë problem me tretjen e ushqimit, ju do të keni arsye të jenë optimistë në veçanti, pasi sundimtari juaj në shenjën e  Virgjëreshës, do t’ju japë mundësinë për të gjetur mjekimin më të mirë dhe Jupiteri udhëheq sektorin e specialistë mjekë më të mirë.  

Këtë muaj dita më më fat për shenjën tuaj do të jetë 26 Gushti, dita kur Jupiteri do të takohet me Diellin. Përdoreni këtë ditë për të zgjidhur një çështje shumë të rëndësishme për ju. Për shembull, të planifikoni një intervistë të rëndësishme pune, ose të punësoni një anëtar të ri stafi. Nëse nuk keni qenë mire nga shëndeti, kjo ditë është e duhura që të konsultoheni me një mjek të ri, të cilin nuk e keni njohur më parë.  Mbani mend: 26 Gushti,do të jetë një ditë e shkëlqyer, sepse Dielli dhe Jupiteri në shenjën e Virgjëreshës, do të punojnë së bashku për t’u kujdesur për shëndetin dhe mirëqënien tuaj fizike e mendore.

Muaji përfundon me një Hënë të Plotë, në 29 Gusht, një kohë që do t’ju nxisë dëshirën për pushim dhe privatësi, pas një muaji të mbushur plot me aktivitetite intensive. Ju mund t’jujetë ngarkuar një detyrë që duhet të përfundojë në këtë periudhë, prandaj punoni vetëm dhe pa u shkëputur, për të arritur afatin e kërkuar.  Neptuni do t’ju mbështesë, duke rritur krijimtarinë dhe zgjuarsinë tuaj. Megjithatë, do të jetë planeti që sundon shenjën tuaj, MArsi i zjarrtë, ai që do të bëjë që ky muaj të përfundojnë më bukur se asnjëherë tjetër. Marsi do të takohet me Afërditën, në shenjën e Luanit, në sektorin e dashurisë suaj të vërtetë, duke ju dhënë mundësinë që të qëndroni në krahët e dikujt që vërtet dashuroni. Rezervojeni fundjavën e fundit të muajit, sepse do të jetë një ngjarje që do ta kujtoni për një kohë të gjatë.

 

Demi
Gushti me shumë gjasa ka për të qenë muaji më i mirë për vitin 2015. Gjatë këtij muaji, do të jeni nen efektin e shumë vibracioneve të shkëlqyera planetare dhe mundësitë për të përmirësuar jetën do të jenë kudo rreth e qark. Sapo të fillojë Gushti, ju ende do të jeni nen ndikimin e një hënë të plotë shumë pozitive që u shfaq muajin e kaluar, në 31 korrik. Me fillimin e këtij muaji ju mund të merrni lajme për emërimin në një pozicion të ri, ndoshta një promovim, apo publicitet për t'u patur zili nga të gjithë: e gjitha kjo falë punës së bërë mirë prej jush. Karriera juaj do të ecë mirë gjatë fillimit të gushtit, sidomos në 13 Gusht; kur do të dëgjoni lajmin më të mirë në aspektin profesional,  në sajë të bashkëpunimit midis Diellit dhe Urani.

Karriera juaj do të ketë një ndikim pozitiv në situatën tuaj të jetesës së perditshme - kështu që mund t' ju duhet të transferoheni diku tjetër për të qenë më afer punës, ose pozicioni juaj më i mirë ne punë do t' ju japë komoditetin të përmirësoni shtëpine tuaj siç e keni dëshiruar. Në qoftë se ju keni menduar të ndërroni shtepi, të rinovoni, te dekoroni ose të shisni apo bleni prona të paluajtshme-  hëna e re e 14 Gushtit (plus dy javë) do të jetë momenti i duhur kur duhet ti vini keto plane në lëvizje. Me ndihmën e Uranit,  duket qartazi se ju do të jeni në vendin e duhur, në kohën e duhur, për të gjetur profesionistët e duhur për t'ju ndihmuar dhe për të përfituar nga pazaret, shitjet dhe ofertat më të mira. Gjithashtu,  do të duhet të jeni i vendosur në momentin qe caktohet cmimi përfundimtar. 

Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit,  do të ketë një takim frytdhënës me planetin e bukurisë dhe sundimtarin tuaj, Afërditën, në fillim të muajit- 4 Gusht. Në këtë ditë me pesë yje, ju mund të bëni çdo gjë, sidomos kur është fjala për shtëpinë dhe vendime brenda familjes. Kjo është ditë e përkryer sidomos për të blerë mobilje dhe për të marrë vendime në lidhje me dekorin e shtëpisë suaj.

Jupiteri do të lëvizin drejt shenjës së Virgjëreshës këtë muaj - më 11 Gusht - dhe do të ndriçojë sektorin tuaj të romancës dhe dashurisë , për të qëndruar aty gati trembëdhjetë muaj, deri më 6 shtator, 2016. Nëse jeni akoma vetëm dhe po shpresoni të gjeni dashurinë tuaj të vërtetë, ky është një lajm sensacional për beqarët e Demit.  Jupiteri nuk ka qenë në sektorin tuaj të dashurisë që nga mesi i vitit 2003 , deri në mes të 2004 dhe tani do të fillojë të punojë shumë për t' ju ndihmuar të gjeni personin e duhur për ju. Nëse jeni  në nje marrëdhënie, ju dhe partneri juaj do të afroheni më shumë me njëri tjetrin ; dhe në qoftë se shpresoni për një fëmijë, Jupiteri në shenjën e Virgjëreshës, do të inkurajojë konceptimin, duke ju krijuar mundësinë që të gjeni mjekun e duhur për t' ju udhëzuar drejt realizimit të kësaj dëshire. Tani që Jupiteri do të jetë në elementin tuaj - një shenjë tokë - ju keni më shumë gjasa për të udhëtuar në një qytet të largët, emocionues me partnerin tuaj për tu argëtuar dhe shëndeti juaj do të përmirësohet shumë . Muajt ​​e ardhshëm do të jetë jashtëzakonisht të veçantë për ju. 

Më 26 Gusht, padyshim shumë prej jush do të ndiejnë se po perjetojnë diten më me fat të vitit! Çdo vit , Jupiteri dhe Dielli vendosin të takohen në nje vend të ri në sistemin yjor. Edhe pse kjo ditë është e shkëlqyer për të gjithë, çdo shenjë do të ndiejë fatin dhe lumturinë në npjesë të ndryshme të kartelës së tyre yjore. Për ju, ky vend do të jetë sektori juaj i dashurisë së vërtetë! Shtëpia juaj e pestë! Kjo ditë me pesë yje , do të jetë dita ku ju mund të takoni njeriun e jetës, apo për të planifikuar një ditë të veçantë për "ne të dy", në një restorant të bukur që gjithmonë keni dashur të festoni dashurinë qe po jetoni së bashku.

Në fundjavën e fundit të muajit, hëna e plotë, në 29 gusht, do të sjellë një ngjarje të veçantë sociale, që do të dëshironi të merrni pjesë. Ky aktivitet, i mbushur me plot njerëz, me Neptunin pranë- kjo hëna e plotë do ta kthejë këtë mjedis si në endërr- të përsosur për të ndezur romancën dhe pasionin. Nëse ju do të donit të organizonit një feste në shtëpi këtë fundjavë, kjo do të jetë gjithashtu një ide e bukur. Ju do të jeni mjaft i ngazëllyer këtë muaj dhe të tjerët do te jenë te kënaqur të ndodhen në shoqërinë tuaj.

 

Binjakët
Ju keni një pasion të madh për të udhëtuar, kështu që sapo të fillojë muaji Gusht, efekti i Hënës së Plotë të 31 Korrikut, ende shume i fortë, do të bëjë që të vendosni të fluturoni në një vend të largët. Ju mund të vendosni për t’a bërë këtë udhëtim në minutën e fundit dhe nëse është kjo situate, ideja është shumë e mirë, pasi ka të ngjarë që ky udhëtim të jetë plot me argëtim për ju. Jupiteri, ende në shenjën e Luanit, do t’ju marrë me të mira, duke ju nxitur që të zgjidhni hotel të shtrenjtë dhe akomodim luksoz. Nuk është çudi që ju do të ktheheni i rigjeneruar dhe me humor të lartë, në fillim të muajit.  Ju do të keni mundësi të tjera për të udhëtuar, gjatë vazhdimit të muajit Gusht, ndoshta në vende më afër shtëpisë, por ato do të jenë jo më pak emocionuese se ai që kaluat. 

Javën e parë të Gushtit, mbetet koha më e mirë për ju që të largoheni diku. Ju mund të takoni dike në aspektin e romancës, gjatë udhëtimit tuaj të shkurtër të 4 Gushtit, kur Jupiteri me Afërditën, sigurojnë një ditë të përkryer për romancën. Udhëtoni më datë 7 Gusht, gjithashtu, kur Mërkuri, sundimtari juaj, do të takohet me Jupiterin,duke bërë që çdo gjë të jetë lehtësisht e arritshme për ju.  

Në punë, detyrat verbale dhe shkresore do të vazhdojnë të vijne tek ju dhe keni për t’u kompensuar për të gjitha projektet.  Me katër planete duke u argëtuar,  të orientuar drejt Luanit, ju mund të jeni duke punuar shumë për të shkruar një skenar, të përgatiteni për një audicion për një rol të ri në një film, apo krijimin e një dokumentari të filmuar për një sërë arsyesh. Ju keni dhunti për këtë dhe do t’a provoni veten tani. Jupiteri do të mbetet në shtëpinë tuaj të komunikimit deri në 11 Gusht, kështu që realizojini planet qe keni në fillim të muajit.

Më 11 Gusht, Jupiteri do të shkojë në shenjën e Virgjëreshës për herë të parë në dymbëdhjetë vjet dhe do të qëndrojë në sektorin tuaj të  shtëpisë dhe familjes tuaj për trembëdhjetë muaj. Kjo do të jetë periudha e duhur që të merrni përsipër projekte që përfshijnë shtëpi ose prona të tjera. Ju mund të transferoheni, të bleni shtëpinë tuaj të parë, ose në qoftë se ju jeni shumë i ri, të merrni me qera banesën tuaj të parë. Nëse keni nevojë të shisni një pronë, ju do të merrni oferta shumë të mira nga disa blerës të interesuar.  Çdo banesë që do të shihni, do të jenë të mëdha dhe me diell, me dollapë të gjerë dhe me pamje të bukur nga ballkoni. Mos vendosni për asgjë tjetër veç asaj që ju keni ëndërruar. Ju do të keni një vit në dispozicion për të gjetur variantin më të mirë, por me lehtësitë që ofron ky muaj, do të ishte mekat që të mos i përdornit ato në avantazhin tuaj.

Dita më me fat për vitin 2015 do të jetë këtë muaj, pikërisht në 26 Gusht, kur Dielli do të takohet me Jupiterin. Gjatë kësaj ditë, ju do të jeni jashtëzakonisht i favorizuar për të vënë në vijë planet që lidhen me  shtëpinë dhe gjithashtu për marrjen e vendimeve familjare. Nëse jeni  përgjegjës për t’u kujdesur për njërin nga prindërit e moshuar, një zgjidhje ideale mund të paraqitet në 26 Gusht. Ose, ju mund të jeni ai që do të përfitoni diçka pizitive nga familja juaj në këtë ditë. Për shembull, nëna juaj mund t’ju jap një sasi parash, për t’ju ndihmuar në shlyerjen e një pjese të kredisë, etj.

Sigurohuni që të jeni në shtëpi në kohën kur Hëna e Plotë , do të shfaqet në 29 Gusht, në sektorin tuaj të dhjetë të prestigjit, nderimeve, karrierës, çmimeve dhe arritjeve. Një promovim apo lavdërim ka të ngjarë t’ju drejtohet ju, brenda kësaj jave të fundit të muajit.  Neptuni do të bashkohet më këtë Hënë së Plotë, duke sugjeruar se tashmë emir juaj duhet të behet i njohur për të gjithë njerezit anembanë.  Mund të ketë ndonjë prej jush që t’i kërkohet të  intervistohen nga shtypi ose të shfaqen në emisione televizive. Ka gjasa që ju të jeni kandidatë për të fituar një çmim të rëndësishëm për karrierën tuaj. Por edhe lajmet që vijnë nga sektori i shtëpisë dhe familjes, do të jenë po aq emocionuese për ju, i dashur Binjak! Vetëm prisni dhe gezojuni atyre!

 

Gaforrja
Korrikun e vitit të kaluar, Jupiteri, planeti i mirësisë dhe bujarisë, hyri në sektorin tuaj të dytë të të ardhurave dhe që prej atij momenti, ka qene shpërblyes për ju. Në një moment gjatë ketyre muajve, ju u bëtë dëshmitar të një fluksi parash në llogarinë tuaj bankare, si kurrë ndonjëherë më parë. Kjo ngjarje e bëri vitin që shkoi, periudhën më të begatë që ju keni pasur ndonjeherë në jetën tuaj. Madje  është tunduese për mua të supozoj se ju tashme keni bërë gati rrugën, që paratë gjithmonë të vijne drejt jush, me një ritëm të shpejtë dhe të sigurt. Ndoshta nuk është saktësisht kjo që thashë, por jam shumë e lumtur që ju i’a dolët mbanë, e dashur Gaforre. Unë jam shumë e bindur se 90% e lexuesve të mi ja kanë dalë mbanë shumë mirë.

Ky muaj do të jetë për t’u dhënë përgjigje pyetjeve sesi të organizoni burimet ekzistuese dhe si të bëni më shumë para në të ardhmen. Ju do të vendosni cila është mënyra më e mirë për të kyrsyer, shpenzuar apo investuar para në ditët që vijnë. Kjo prirje mori rrugë me shfaqjen e Hënës së Plotë në  shenjën e Ujorit, në 31 Korrik.

Kështu që , sapo të fillojë muaji Gusht, ju do jeni nën ndikimin e fuqishëm të Hënës së Plotë (31 Korrik), ndaj do t’ju duhet të merreni me administrimin e fondeve të ndryshme siç mund të jenë: paratë e përbashkëta me bashkëshortin, një sasi parash që i keni në një llogari bankare apo edhe pagesa për një fond studentor. Ndoshta ju keni marrë para edhe në formë trashëgimie ose dhurate nga një anëtar familje, kështu që do t’ju duhet të mendoni sesi ti menaxhoni më së miri të gjitha këto fonde. Një alternativë tjetër eshtë që të keni vendosur që të bleni diçka shumë të shtrenjtë dhe të zgjidhni vendin se ku duhet ta bleni, për t’a marrë me çmimin më të mirë.

Në lidhje me çështjet e pronave të patundshme, ju do të jeni në gjendje që të arrini një pazar joshës, tani që Jupiteri do të takohet me Afërditën në 4 Gusht, një ngjarje kjo që ndodh vetëm një herë në vit. Financiarisht, duket se ju do të jeni në formë të mirë dhe kjo ka qenë e dukshme edhe muajt e kaluar, por në 7 Gusht, Mërkuri do të takohet me Jupoterin, duke bërë që ju të jeni më mire se më parë në sektorin e financës.

Momenti që do të shkëlqeni, do të jetë kur Hëna e Re në shenjën e Luanit, do të marrë një rreze miqësore nga planeti i surprizave, Urani, në 14 Gusht, duke lidhur sektorin e statusit të karrierës dhe arritjeve profesionale me sektorin e pagës. Ylli juaj është në rritje, e dashur Gaforre dhe momenti më i mirë që ju të kërkoni rritje rroge, është pikërisht gjatë dy javeve që pasojnë Hënën e Re të 14 Gushtit. Sa më shpejt të filloni të veproni, aq më mirë do jetë.

Jupiteri, planeti i të mirave materiale, ka ndriçuar sektorin tuaj të financave që prej Korrikut të 2014, por në 11 Gusht, ai do të largohet dhe do të vendoset në shenjën e Virgjereshës, si dhe në sektorin tuaj të tretë të komunikimit.

Prej këtij momenti, ju do të filloni të komunikoni në një mënyre krejt të re. Alternativat janë të ndryshme; ndoshta do të fitoni një rol në një film, ose t’ju kërkohet të shkruani një manual “Si të ..” për ta prezantuar para kolegëve të kompanisë suaj, për të treguar sekretin e suksesit tuaj. Nëse keni experience në revistë, mund t’ju kërkohet që të beheni zëdhenes në një zyrë të rëndësishme, ose në televizion. Mund t’ju kërkohet që doreshkrimi juaj të vlerësohet nga agjentë dhe shumë mundësi të tjera, të cilat nuk i kishit menduar më parë. Ëndërroni gjithçka – ky është momenti juaj!

Shanset janë të pafundme, por ideja është se ju tashmë do të mësoni rreth komunikimit në përgjithësi nga një tjetër prespektivë.

Një mundësi më e madhe për të udhëtuar, sesa keni patur muajt e kaluar, do t’ju prezantohet gjatë këtyre trembëdhjete muajve në vinim. Nëse keni të bëni me klientë,do të shkoni ju në bazen e tyre e cila do të jetë jashtë territorit të vendbanimit tuaj. Angazhimet tuaja do të kenë të bëjnë me marketing, marrëdhënie me publikun, shitje, reklama, shkrim skenarësh, dokumentarë, redaktim dhe burime të tjera. Udhëtimi, transporti, logjistika janë sektorë që do të jenë plot me fat gjithashtu.

Sektori i tretë i kartelës suaj, gjithashtu udhëheq motrat, vëllezërit dhe kushurinjtë. Ju mund të mendoni të bleni një shtëpi të përbashkët me motrën tuaj, ose të pronotoni një vilë të këndshme për të kaluar pushimet sëbashku. Dita më me fat e vitit është 26 Gushti, ku të gjitha çështjet që diskutuam, të cilat preken nga lëvizja e Jupiterit në shenjën e Virgjereshës, do të ndriçojnë si një diamant në Diell.

Hëna e Plotë që do të shfaqet në 29 Gusht, do t’ju dërgojë shumë argëtim në sektorin e udhëtimit. Ju keni për të shkuar drejt një vendi të qetë, pranë detit ose liqenit. Kjo Hënë e Plotë do të jetë në një pozicion disi të vështirë me Saturnin, kështu që mund të jeni i shqetësuar për fëmijët. Nëse fëmijët tuaj janë të vegjel, mund të keni nevojë për ndihmë nga mamaja juaj dhe ndoshta do ishte lëvizje e zgjuar qe ta merrni me vete. Në rastin që jeni e pamartuar, mund të ndodhë që i dashuri juaj të ketë një axhende të ngarkuar në punë dhe mos t’ju shoqerojë dot në udhëtimin tuaj. Sërish ju do shkoni në udhëtim dhe keni për të kaluar shumë mirë edhe vetem.  Mos hezitoni të shkoni e dashur Gaforre – ju keni nevojë të ndryshoni ambient dhe të shijoni rrezet e diellit.

 

Luani
Kush do ta besonte se ky muaj do ishte kaq i mrekullueshëm për ju, i dashur Luan! Hëna e Plotë, që u shfaq në 31 Korrik ishte në shenjën e  Ujorit, miku juaj i ngushtë, ndaj diçka midis jush do të hyjë në një fazë të rëndësishme. Kjo Hënë e Plotë ishte shumë miqësore, kështu që gjatë katër ditëve të para të gushtit, situatat do t'ju lejojnë të jeni spontane. Saturni do të stabilizojë marrëdhënien tuaj, duke ju bërë të ndiheni të vendosur dhe të sigurt. Marsi do të jetë në shenjën e Luanit më 8 Gusht, duke nënkuptuar fillimin e një cikli të ri dy-vjeçar,në një marrëdhënie të rëndësishme për ju. Është koha për të marrë në konsideratë një qasje energjike ndaj jetës dhe të mendoni për të propozuar njeriun që dashuroni në heshtje ose në sektorin e biznesit, të nënshkruani një marrëveshje me një ekspert që ju ka kërkuar të bashkëpunoni.  

Afërdita është ende në prapavijë që prej muajit Korrik, kështu që kur është fjala për plane romantike, diskutoni por mos vendosni asnjë gjë akoma përfundimtare. Kur Afërdita është në prapavijë, do të thotë që ajo është e dobët dhe nuk ka fuqi të mëdha në lidhje me dashurinë. Afërdita gjithashtu ka ndikim edhe mbi fitimet, një tjetër arsye kjo që të prisni derisa ky planet të kthehet në qarkullim direkt, nëse keni në plan të nisni një bashkëpunim në biznes. Pas 6 Shtatorit, ju mund ti konkretizoni planet tuaja, të sigurt për të ardhmen që keni menduar – prandaj nuk mbetet gje tjetër, por vetëm të veproni.  Merkuri do të shkojë në prapavijë nga data 18 Shtator deri në 10 Tetor, periudhë kjo që duhet të mos ndërmerrni asnjë veprim të rëndësishëm. Ju do të keni kohë të mjaftueshme tani, vetëm për të planifikuar këto veprime, jo ti realizoni.

Hëna e Re që do të shfaqet në Qiell në 14 Gusht, do të jetë në shenjën e Luanit. Kjo do të bëjë që dyer të reja të happen për ju,duke ju sygjeruar se është koha që të rendni pas ëndrrës suaj të hershme.  Urani do t’ju ofrojë surpriza emocionuese, kështu që thjesht hidhni hapin drejt realizmit të dëshirave të zemrës suaj. Gjithcka duket se do t’ju mbështetesë!

Jupiteri do të largohet nga shenja e Luanit më 11 Gusht dhe do t’ju  duhet t’a kaloni kurorën “ shenja më e preferuar e Universit” tek  Virgjëresha. Ju keni patur mbrojtjen e Jupiterit në shenjën tuaj për dymbëdhjetë muaj, por mos u bëni ziliqarë për Virgjereshën, sepse pikërisht tani, do të shihni se shumica e projekteve dhe marrëdhënieve qe nisët në mes të Korrikut 2014 dhe deri në 11 Gusht 2015, do të fillojnë të japin frytet e veta. Ju po hyni në vitin e më të fuqishëm për prosperitet dhe sukses financiar,  në më shumë se një dekadë.

Prova e parë e kësaj që sapo ju thashë, është data 26 Gusht, që pa hezituar fare, e cilësoj si ditën më me fat të vitit. Pikërisht këtë ditë, një sasi e konsiderushme parash do të gjejnë rrugën drejt portofolit tuaj. KËto nuk janë para të dhena dhuratë, por të fituara prej jush në formën e të ardhurave.

Muaji do të mbyllet me një tjetër lajm financiar. Hëna e Plotë e 29 Gushtit, do të jetë në shtëpinë tuaj të parave të njerëzve të tjerë dhe do të lëvizë afër Neptunit. Ju mund të arrini të shisni një vepër arti, ose edhe ndonjë skenar filmi a pjese teatrale. (Neptuni udhëheq ekranin dhe të gjitha përpjekjet krijuese).  Në qoftë se ju nuk mund ta imagjinoni se do të shisni artistike që keni bërë, atëherë ju duhet të jeni të kujdesshëm, pasi Neptuni njihet si një planet që i mban në mjegull çështjet financiare dhe jo vetëm. Ju këshilloj të pyesni shumë, sidomos për gjerat që nuk kane shumë kuptim – kërkoni   shpjegim të plotë. Saturni do të jetë në kënd të vështirë, kështu që jini realiste - kjo Hënë e Plotë nuk ka lidhje me dëshirat, por me objektivitetin dhe atë që duhet bërë.

Në sektorin e dashurisë dhe romancësh,përgatituni për një muaj jashtëzakonisht romantik, sidomos në 4 Gusht, kur Afërdita do të takohet me Jupiterin e lumturisë, në shenjën e Luanit. Çfarë ditë e mrekullueshme! Çdo dymbëdhjetë vjet, këto dy planete takohen në shenjën e Luanit - hera e fundit ishte në 21 gusht 2003. Por në të njëjtën ditë, ka të  ngjarë që të dëgjoni për një zhvillim të rëndësishëm ne sektorin e karrierës, duke bërë që humori juaj të jetë në kulm. Nuk besoj se mund të keni ditë më të mirë se kjo datë, i dashur Luan!

 

Marsi do të udhëtojë nëpër shenjën e Luanit nga data 8 Gusht deri në 24 Shtator- duke ju dhënë një avantazh të madh në çështjet e zemrës (dhe ndoshta në lidhje me çdo sipërmarrje tjetër).  Të fitomi vëmendjen maksimale nga partnerët e duhur, është gjithmonë gjysma e betejës në gjetjen e dashurisë së vërtetë. Ju do të jeni i sigurtë në vetvete, i guximshëm dhe plot jetë, ashtu siç vetëm Luani di të jetë, duke u bërë i parezistueshëm për të tjerët. Më 31 gusht dhe 1 shtator, Marsi dhe Afërdita do të bashkohen me një përqafim unik, në një event tepër të rrallë, pikërisht në shenjën tuaj të zodiakut. I dashur Luan, a mund të jem unë në vendin tënd, të paktën vetëm për muajin gusht? Të lutem ?

 

Virgjëresha 
Jeta juaj ka qenë e qetë deri tani . Ju tashmë keni hyrë në muajin më të rëndësishëm të vitit, me shumë mundësi edhe i dekadës. Që nga Gushti e tutje ju do përjetoni një pikë kthese të vërtetë për dite me te mira e plot energji . Jupiteri , dhënësi i dhuratave dhe fatit, do hyjë tek Virgjëresha në 11 Gusht , deri më 9 Shtator 2016, një periudhë gati 13 mujore. Duke patur Jupiterin në shenjën tuaj , është privilegj i rrallë sepse do keni bollëk në çdo aspekt të jetës duke përfshirë edhe realizimin e një dashurie të madhe nëse  jeni vetëm. Jupiteri do tju dhurojë shëndet të fortë  gjithashtu zgjerimin e rrethit të shoqërisë e të njohurve tuaj, të cilët  janë të fuqishëm e me ndikim dhe të gatshëm për t'ju hapur dyert për ju . 

Është gjithashtu e mundshme që ju të bëni një udhëtim në një vend që nuk keni qenë ndonjëherë  por keni shpresuar  shumë ta shihnit. 

Muaji fillon me një projekt të ri të punës. Me Saturnin aktiv, ju mund ta përfundoni, megjithatë  kjo marrëveshje kërkon një vëmendje  të detajuar. Ky projekt mund të ketë të bëjë me botën dixhitale, nëse po puna që keni bërë do t'ju cojë në zona që do tju japin frymëzim dhe hapësira për të eksploruar fusha krejtësisht  të reja . 

Nëse bota dixhitale nuk e karakterizon projektin tuaj , atëherë ajo ka të bëjë me një përpjekje humanitare ose politike, në të cilën ju do përfshiheni. Në këtë periudhë Venusi do takohet me Jupiterin. Kjo do shkaktojë një ngjarje të rrallë, ju mund të shikoni sesi paratë do fluturojnë në llogarinë tuaj bankare, specifikisht në datën 4 Gusht . Në po këtë javë , sundimtari juaj Mërkuri do takohet me Jupiterin.  Data 7 Gusht do jetë një kohë idealë për të udhëtuar në një vend çlodhës. Në 11 Gusht, hyn Hëna e re e cila do t'ju inkurajojë  të ngadalësoni ritmin dhe të pushoni.

Një nga ditët më verbuese të vitit e ndoshta edhe të dekadës, do të jetë 26 Gushti , ku Dielli do të takohet me Jupiterin tek Virgjëresha. Kjo ditë do jetë realizimi i një ëndrre të madhe e të dëshirueshme për ju . Dëshira mund të jetë në sferën profesionale ose personale. Psh. mund të jetë një partner romantik në datën 26 Gusht. Ose mund të keni një intervistë kyçe apo negociatë për përmbylljen e një marreveshje. Kjo do jetë një ditë me 5 yje e dashur Virgjëreshë. Hera e fundit që ka ndodhur ka qenë data 21 Shtator 2004 . Nëse ju bie ditëlindja në 26 Gusht , apo brenda 5 diteve  të para të kësaj date , ju do të keni një fat të dyfishtë, jo vetëm këtë ditë por gjatë gjithë vitit. Kjo për shkak sepse takimi i Diellit dhe Jupiterit do të ndodhë në kthimin diellor që përkon me ditëlindjen tuaj . Kthimi diellor vleresohet shumë për atë dhe sesi do jetë viti në vijim . Përgatituni sepse do të jetë një vit i artë dhe shumë i lumtur për ju . 

Muaji përfundon me një Hënë të plotë tek Peshqit, që lidhet direkt me sektorin tuaj të martesës, partneritetit, e bashkëpunimit. Hëna do të bashkohet me Neptunin , duke ju bërë shumë joshës dhe romantik . Saturni do te jetë në kënd të ashpër me Hënën e plotë, prandaj ju duhet te merrni parasysh edhe opinionet e të afërmve në lidhje me një çështje dashurie që ju doni të realizoni . Megjithatë atmosfera do jetë magjike e ju mund të përjetoni një mbrëmje të jashtëzakonshme që nuk e keni përjetuar ndonjëherë. 

 

Peshorja 
Gushti do jetë një muaj magjik , ku ju do të keni kohë të bisedoni me miqtë tuaj dhe do të merrni pjesë në një shumëllojshmëri veprimtarish. Ditë mbas dite cdo episod dhe përvojë do tju mbajë të motivuar . Gjatë javëve të fundit që nga data 24 Qershor , Marsi ka qenë energjik në karrierën tuaj dhe ky ndikim do vazhdojë deri në datën 8 Gusht. Më pas planetet do ndërveprojnë në një menyrë të tillë, që do tju inkurajojnë të jeni më social dhe ju do të keni kohë të pushoni e zbaviteni. 

Hëna e plotë që mbërriti në 31 Korrik, do vazhdojë të ketë ndikim edhe më të fortë në Gusht . Në ditët e para të muajit , ju mund të keni një suprizë romantike e cila do ta bëjë zemrën tuaj të rrahë fort . Gjatë kësaj jave e sidomos në fundjavë , ju do të përjetoni episodin më joshës e romantik të kohëve të fundit, ndoshta edhe të të gjithë vitit. 

Një turmë e planetëve janë drejtuar tek shtëpia juaj e njëmbëdhjetë e shpresave dhe dëshirave/miqësisë/ njerëzit dhe veprimtaritë. Miqtë do të duan që ju të bashkoheni me ta dhe do ju bëni mirë të pranoni . Kjo do bëjë që miqtë aktual do t'ju prezantojnë me miqtë e tyre dhe rrethi shoqëror do zgjerohet pothuajse pa asnjë mundim e sforco . Jupiteri , dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të largohet nga kjo zonë ne datën 11 Gusht . Por para se të largohet do ju dhurojë disa ditë aq të cmuara, që me shumë gjasa ju do thoni që Gushti ishte muaji me i preferuar i vitit 2015 . 

Data 4 Gusht do të jetë një fitë shumë pozitive , ju mund të keni nje ndihmë nga një mik i afërt, gjest që do ta vleresoni shumë. Gjithashtu edhe në sferën finananciare do keni mundësi të arta.  Data 7 Gusht do ju sjellë mundësi për të udhëtuar dhe për komunikime emocionuese. Ju mund te merrni një telëfonate, email apo postë nga e cila do të doni të veproni menjëherë . 

Kur Jupiteri do shkojë tek Virgjëresha, planeti i mirësisë dhe shërimit , ju do të keni një periudhë që do të meditoni rreth asaj cfarë do ju bëjë vërtet të lumtur në jetë. Ju do të filloni procesin e përgatitjes njëvjecare për vitin më te mirë te jetes tuaj , që fillon 6 Shtator 2015 deri në  9 Shtator 2016, dmth një periudhë  1-vjeçare . Gjatë këtij viti ju do të mbillni farën tuaj të ëndrrave si dhe do të bëni një listë të qëllimeve tuaja, gjithashtu do keni ndihmë nga mjaft njerëz  të njohur dhe me pushtet, keshtu qe edhe suksesi do jetë i garantuar. 

Duke qenë Jupiteri në Peshore ju do të keni mundësi shumë të mira për të gjetur dashurinë e vërtetë , vecanërisht në vitin e ardhshëm. Universi është pozitiv ndaj jush prandaj ndërtoni prioritetet tuaja rreth një ose dy ëndrrave që keni , për të qenë gati kur dyert të hapen për ju . 

Këtë periudhë ju duhet të fshini nga jeta juaj obligimet e vjetra për ti lënë mundësine atyre të rejave që do vinë në jetën tuaj . Nëse ju e keni të vështirë të fshini pjesë nga e kaluara të cilat nuk ndihmojnë në rritjen tuaj në të ardhmen , universi do ta bëjë këtë për ju . Kini besim në menyrën sesi do venë gjërat dhe që ju do të jeni shumë të lumtur ne vitet e ardhshme veçanërisht 2016-2017. 

Muaji përfundon me një hënë të plotë ne datën 29 Gusht. Kjo hënë mund të risjellë në vëmendje nje cështjë shëndetësore. Bëni kujdes të merrni një mendim të dytë , sepse mund të ndodhë edhe ndonjë gabim në mostrat tuaja në laborator . Po e njëjta Hënë e plote mund të sjelle përfundimin e një detyre ne punë . Nesë detyra ka qenë me subjekt artistik, me shumë  gjasa ju do të gëzoni frytet e punës tuaj. Nëse detyra nuk është artistike, rishikojini edhe njëherë detajet përpara se ta dorëzoni përfundimisht. Në lidhje me ditët romantike datat më favorizuese do të jenë 30-31 Gusht. Ju mund të merrni ftesë në një festë dhe aty do të ndieni shumë vibrime romantike. Nëse ditëlindja ju bie 3 ditëve 6-8 Tetor ju do te merrni një kënaqësi të dyfishtë, falë takimit të Venusit me Marsin, takim i cili ndodh shumë rrallë. 

 

Akrepi
Sapo të fillojë muaji Gusht, ju do të shkoni në një vend të ri, në sajë të Hënës së Plotë të shfaqur  muajin e kaluar, më 31 Korrik. Ose, ju mund të prisni miq apo familjarë si mysafirë në shtëpinë tuaj. Është gjithashtu e mundur që ju të bëni një rinovim ose të lyeni banesën tuaj, apo të merrni disa mobilje që i keni porositur më parë. Saturni do të jetë  në humor të mirë, kështu që çdo ndryshim që do të bëni në shtëpinë tuaj, do të sjellë kënaqësi afatgjata.

Shumica e Gushtit do të favorizojë karrierën tuaj dhe ju do të veproni shumë mirë në funksion të kësaj. Këtë muaj, me Afërditën, Jupiterin, Mërkurin dhe Diellin të vendosur në sektorin tuaj të dhjetë të famës dhe nderimeve, ju siguroj se do të dëgjoni lajme të shkëlqyera në aspektin profesional- të gjitha ato do të tregojnë për progresin e madh profesional që keni bërë. Hëna e Re në të njëjtin sektor, që do të shfaqet në 14 Gusht, do të marrë një sinjal nga Urani, planeti i të papriturave, duke bërë që fama juaj të rritet akoma më shumë, duke sjellë një ofertë të mundshme për një pozicion të ri, promovim apo zhvillime te tjera të paimagjinueshme, të cilat nuk i prisnit. Pa dyshim, ky nuk është momenti i duhur që të shkoni me pushime.

Gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, ju keni arritur rezultate  mbresëlënëse në karrierë - dhe këtë muaj,duket se akoma më shumë suksese janë në rrugën tuaj.  Të gjitha këto vijnë falë Jupiterit, dhënësit të dhuratave dhe fatit, pasi u vendos në shenjën e Luanit , në shtëpinë tuaj të dhjetë të famës dhe nderimeve, në Korrikun e vitit 2014.

Jupiteri do të lëvizë drejt shenjës së Virgjëreshes,  për të qëndruar aty trembëdhjetë muaj me rradhe - nga 11 Gushti e në vijim.  Prej këtij momenti, ju do të socializoheni më shumë se zakonisht. Akrepit në përgjithësi i pëlqen të qëndrojë i izoluar dhe mos të bisedojë shumë, por këtë vit, socializimi do t’ju japë përfitime të bollshme, të cilat asnjëherë nuk i kishit imagjinuar. Jo vetëm do të zgjeroni numrin e miqësive tuaja , por do të mësoni këshilla që mund t’ju ndihmojnë të ecni përpara në fushën ku punoni. Jupiteri është sundimtari juaj dhe ai po udhëheq shtëpisë tuaj të dytë të të ardhurave, kështu që me Jupiterin në sektorin e njerëzve dhe miqesive, socializimi juaj do të mund të rrisë biznesin dhe t’ju krijojë mundësi të reja.  

Në vitin në vijim, merrni në konsideratë të anëtarësoheni në klube të ndryshme sociale dhe profesionale. Merrni pjesë në seminare, trajnime, konferenca , por edhe në mediat sociale. Këto aktivitete mund të sjellin rezultate të mira më 7 Gusht, kur Merkuri do të takohet me Jupiterin. Ky trend i ri do të fillojë që nga 11 Gusht 2015 deri në 6 Shtator, me hyrjen e Jupiterit ne shenjen e Virgjereshes dhe në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë.  

Më tej, Jupiteri do të jetë i pozicionuar në sektorin tuaj të pestë të dashurisë së vërtetë –do sjellë energji të madhe në fushën e dashurisë dhe romancës, kështu që do shihni sesi do të lulëzojë marrëdhënia juaj e dashurisë.  

Dita me me fat e vitit, do të jetë 26 Gushti (për te gjithë zodiakun) dhe në rastin tuaj, ju do të merrni prova se miqtë mund të jenë një bekim . Kjo ditë do t’ju bëjë të kuptoni sesa shumë kujdeset për ju një mik dhe do lumturoheni për këtë.

Në javën e fundit të gushtit, ju do të keni Afërditën dhe Marsin, afër njeri tjetrit,  në shtëpinë tuaj të dhjetë të situatës profesionale, e cila tregon se popullariteti juaj i madh në punë, te shefat,  klientët dhe vartësit gjithashtu, po rritet gjithnjë e më të shumë. Kjo mund të sjelle edhe nje vibrim qiellor romantik, duke bërë të mundur që ju krejt papritur të bini në dashuri me një nga drejtuesit tuaj ose koleget, falë Uranit, planetit të surprizave,  i cili mund të luajë rolin e  mblesit. 

Hëna e Plotë në shenjën e Peshqve, me 29 Gusht, do të shfaqet në shtëpinë tuaj pestë të dashurisë dhe romancës, por gjithashtu përfshin çështje që lidhen me shtatzëninë dhe fëmijët. Kjo Hënë e Plotë vjen përkrah Neptunit, një planet që mund t’ju frymëzojë dhe t’ju sjelle mjaft episode magjike, të paharrueshme dhe joshëse. E kam për detyrë t’ju paralajmëroj se, herë pas here Neptuni, mund të errësojë faktet dhe gjykimin tuaj, kështu që për shkak të pranisë së Neptunit, jepini kohen e duhur marrëdhënies suaj.  Është gjithmonë me e sigurt, nese i hidhni hapat me kujdes.  Unë kam besim në gjykimin tuaj të mirë. Kjo Hënë e Plotë është shumë kaq e bukur – e vetmja Hënë e Plotë për këtë vit,  e cila do të ndriçoje sektorin tuaj të dashurisë së vërtetë – vetëm për ju i dashur Akrep!

 

Shigjetari
Ky muaj do të jetë pikë referimi per ju, për të parë dhe vlerësuar përparimet në të gjitha fushat e jetës që janë të rëndësishme për ju. Me fillimin e Gushtit, ju mund të shkoni në një udhëtim të shkurtër, për t'i dhënë vetes një pushim të shpejtë nga të gjitha aktivitet e kohëve të fundit. Ky moment pushimi, do të vijë në sajë të Hënës së Plotë, të shfaqur në 31 Korrik. Këtë javë, katër trupa qiellorë shumë të rëndësishëm -Afërdita, Jupiteri , Mërkuri dhe Dielli – do të qarkullojnë në sektorin tuaj të nëntë të njerëzve dhe vendeve të  huaja, kështu që ju mund të planifikoni një udhëtim, spontanisht, me shfaqjen e Hënës së Re në  14 Gusht.

Kjo Hënë e Re e 14 do të jetë shumë pozitive, pasi do të kontaktojë me Uranin në shtëpinë tuaj të krijimtarisë, argëtimit dhe gjithashtu romancës – duke ju treguar se nëse ju jeni në gjendje të ndërthurrni punën me kënaqësinë, do të keni përfitime më të mëdha për veten tuaj. Nëse ju nuk planifikoni të udhëtoni,ndoshta do të jeni duke diskutuar një nismë të ardhshme, me njerëz që keni folur kohet e fundit dhe kanë profil tjetër nga juaji.

Një tjetër sektor që do të ndriçohet nga kjo Hënë e Re do të jetë shtëpia e studimeve akademike, kështu që ju mund të jeni i zënë duke parë për klasa në universitet për semestrin e ardhshëm, ose nëse ju jeni në përfundim të universitetit, do të jeni duke u përgatitur për të mbrojtur tezën tuaj. 

Në sektorin e financës, Marsi ka qenë kohët e fundit në shtëpinë tuaj të tetë, kështu që ju keni pasur shpenzime të larta dhe duket se edhe llogaria juaj po shkon drejt fundit. Këto ritme do të qetësohen, pasi Marsi do të hyjë në shenjën e Luanit në datën 8 Gusht. Për fat të mirë, Saturni do të jetë duke mbështetur interesat tuaja, duke qenë në kënd të përsosur me Marsin,  në datën 6 Gusht, kështu që duket se edhe pse shpenzimet tuaja janë të larta, ju do të keni fonde të mjaftueshme, të cilat do t’ju ndihmojnë të mbuloni shpenzimet e papritura.

Jupiteri, planeti që udheheq shenjën tuaj, do të vendoset në shenjën e Virgjëreshës këtë muaj dhe do të ndriçojë shtëpinë tuaj të dhjetë të prestigjit, çmimeve dhe arritjeve, nga data 11 Gusht 2015 deri në 6 Shtator 2016, një periudhë kjo prej trembëdhjetë muajsh. Ky është një lajm shumë i mirë, pasi më në fund, puna që keni bërë në vitet e fundit, tani do të bëhet e njohur nga të gjithë njerëzit e rëndësishëm në kompaninë dhe sektorin ku ju punoni. Duket se do të bëheni pjesë e një projekti shumë të madh dhe të rëndësishëm;  kjo është rruga e duhur për t’u ndjekur - Jupiteri dëshiron që ju të mendoni fuqishëm dhe në prespektivë!

Kushtoji vëmendje të veçantë asaj që do të ndodhë në datën  26 Gusht (ose ditët rrotull), pasi kjo do të jetë dita me me fat e vitit. Çdo shenjë do t’i gëzohet kësaj dite (takimit te Jupiterit me Diellin),  por ju do t’i gëzoheni asaj më shumë, pasi Jupiteri është planeti që udhëheq shenjën tuaj.  Këtë herë Dielli dhe Jupiteri do të takohen në  sektorin e karrierës dhe prestigjit- ndaj ju keni për të parë fishekzjarre të ndritshme të shpërthejnë në profesionin tuaj. Ky bashkim i rrallë, mund t’ju sjellë mundësi të reja tani dhe nëse është kështu, këto mundësi do të kenë lidhje me famën dhe fitimet.

Tani le të flasim pak për situatën tuaj të jetesës. Për muaj të tërë, ju keni qenë përgjegjës për problemet që lidhen me ujin në shtëpinë tuaj. Hëna e Plotë e datës 29 Gusht, në shenjën e Peshqve dhe që vjen përkrah Neptunit, planetit që sundon detin dhe çdo gjë që ka lidhje me ujin, do të sjellë këtë fundjavë, me shumë gjasa, problematikat më të mëdha që lidhen me ujin, për gjithë vitin 2015. Kontaktoni në fillim të Gushtit me kompaninë që keni siguruar shtëpinë, për të gjetur mënyrat më të mira sesi të mbroheni nga dëmtimet.  Por ndoshta duhet të siguroheni që cilësia e ujit që po përdorni është e mirë, duke i bërë një test për të qenë të bindur që keni bërë zgjedhjen e duhur.

Por le të shpresojmë se ndikimi i Neptunit do të jetë pozitiv për ju, me shfaqjen e kësaj  Hënë të bukur të Plotë të 29 Gushtit. Neptuni është planeti i ëndrrave dhe ju mund ta arredoni banesën tuaj siç keni ëndërruar gjithmonë

 

Bricjapi
Këtë muaj do të keni një prekje të artë nga Universi dhe këni për tu ndier sikur paratë janë duke rënë nga qielli në prehrin tuaj. Me shfaqjen e Hënës së Plotë në 31 Korrik, duket se ju keni filluar të mendoni sesi të rrisni financat tuaja. Ju keni patur një dëshirë të zjarrtë për të stabilizuar situatën tuaj financiare, ndoshta për shkak se ju keni parë sesi janë harxhuar të ardhurat tuaja kohët e fundit. Sapo të filloni muajin Gusht, do të jeni akoma nën efektin e Hënës së  Plotë, kështu që nëse shpresoni të   kurseni më shumë dhe të kujdeseni për buxhetin tuaj, ju muan ta realizoni këtë, pasi do të keni mbështetjen e Saturnit.

Saturni, sundimtari juaj, me në fund do të kthehet në fazën aktive në 2 Gusht, pasi kishte qene në prapavijë që prej 15 Marsit.  Është e zakonshme për një planet si Saturni që të jetë në prapavijë për katër apo më shumë muaj, por kjo periudhë është e vështirë për ju, sepse ju ka munguar energjia për të ecur përpara. Tani të gjitha vonesat do të eleminohen dhe jeta do të kete një ritëm më të shpejtë.  

Një lajm i shkëlqyer për karrierën tuaj ka të ngjarë që do të vijë më 4 Gusht, kur Afërdita dhe Jupiteri do të kombinojnë energjitë. Kjo është një e rrallë, prandaj konsiderojeni këtë ditë me shumë fat për ju.

Më shumë fokus të paratë do të vendoset pas Hënës së Re, që do të shfaqet në 14 Gusht. Ju mund të aplikoni për një kredi apo hua në bankë, ose të kërkoni të investoni në biznesin tuaj. Ju mund të aplikoni për një bursë apo ndihmë financiare në universitet, ose të apeloni tek një kompani sigurimesh për një pagese që ju takon.  Një tjetër mundësi është që të hapni një proçes gjyqsor, për të marrë paratë që ju janë mohuar, siç mund të jenë paratë e kujdestarisë së fëmijës.

Ju jeni shumë të favorizuar në sektorin e financesh, kështu që në një mënyrë ose tjetër, keni për të marrë vesh lajme të mira së shpejti. Hënat e Reja funksionojë ndryshe nga Hënat e Plota - nëse ju filloni veprimin tuaj më 14 gusht, mund t’ju duhet deri në gjashtë muaj për të parë rezultate, por duke qene se ju keni filluar në momentin e duhur, jam e sigurt se do merrni përgjigje pozitive.

Kjo Hënë e Re është miqësore, pasi ajo do të ketë mbështetjen e Uranit, i cili do të ndodhet tani në sektorin e shtëpisë tuaj. Në dy javët që pasojnë këtë Hënë të Re, nëse aplikoni në bankë për një kredi, ju mund të habiteni për normat e shkëlqyera të interesit që do t’ju ofrohen, duke e bërë të mundur endrren tuaj për të blerë shtëpi ose apartament me çmim të përballueshëm.Do jetë pozicioni i Saturnit ai që mund t’i vështiresojë disi gjërat, pasi do kërkojë një dosje të madhe me dokumenta, për të hartuar marrëveshjen me bankën për të mbështetur kërkesën tuaj, por nëse siguroheni që çdo gjë është në rregull, ky proçes do jetë shumë i lehtë për t’u realizuar.

Të gjitha llojet e zhvillimeve financiare ka të ngjarë t’ju gëzojnë, falë afërsisë së Afërditës me Marsin, në sektorin tuaj financiar , nga data 31 Gusht deri në 2 Shtator.

Jupiteri, planeti i pasurisë, ka qenë duke mbrojtur interesat tuaja në çështjet financiare që nga Korriku i vitit 2014. Tani, fati juaj do të

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb