Relationships

Historia ime e bukur e dashurisë

Letra 1

Pershendetje Anabel. Te them te drejten pak rendesi ka nese publikohet kjo leter sepse per mua ka gjithmobe kuptim te tregoje per ATE. Kam qene 15 vjec kur fillon kjo histori. Me sakte isha ne ate valen e provimeve te lirimit e turbullirave te adoleshences qe mesa dukej sapo kishte filluar stuhishem. Te them te drejten deri atehere kam qene 1 vajze e perkushtuar vetem per mesime. Do thoni ju cdo beje tjeter,por jo shoqet e mia tashme i kishin filluar "levizjet" e tyre te para. Gjate gjithe atij viti shkollor degjoja 2 shoqet e mia te ngushta te flisnin e komentonin rreth 1 djali qe sipas tyre ishte me i bukuri dhe me misteriozi atje verdalle. Ai ishte ne vit te 3 te gjimnazit pra 2 vite me i madh se ne, por per nje 15 vjecare eshte dicka shum e madhe kjo gje. Ato flisnin per te 24 ore ne 24 praktikisht dhe nga fjalet e tyre mua me dukej sikur po filloja ta njihja ate djal. Ne mendjen time gjithcka perceptohej si nje e tashme e sigurt dhe me pas si e ardhme e mundshme. Po kalonin muaj dhe nuk eshte se po vdisja nga deshira per ta pare "te famshmin" ,por permendja e emrit te tij perdite me shkundi kuriozitetin. Nje dite qershori ishim ulur te treja ne 1 bar dhe po pinim dicka kur kalon ai atje dhe ulet pas nesh.(ai nuk kishte ven re asgje tek ne,as na hodhi syte.une isha ulur me kurriz nga ai). Shoqet e mia u ekzaltuan filluan te mundoheshin ti binin ne sy por dukej se asgje nuk e bente ate te prishte terezine e tij. Kaluan disa minuta dhe dukekthyer koken sepse ndjeja 1 shikim mbi mua,u ndesha me syte e tij. Isha verter e vogel dhe nuk dija si ta shpjegoja,por ate moment e kujtoj edhe sot pas kaq vitesh. Ishte si nje trullosje gjigande, sikur te gjithe forcat e natyres ishin bashkuar per te shprehur pushtetin e tyre mbi mua dhe une atje nje 15 vjecare qe nuk dinte praktikisht asgje per kte shushatje qe ne te qinden e sekondes me beri te mendoj furishem. Disa sekonda dhe mendja ime i procesoi si vite te tera. Nuk mund te ktheja koken perseri kisha ngrire. Ju desh ti hiqte ai syte sepse per mua ishte e pamundur. Me pas vazhduan zenkat me shoqet e mia se si ju kisha marre te dashurin imagjinar po ne fakt nuk doja tja dija. Direkt ate nate me dergoi ftes se facebook dhe folem gjate. Nuk kaloi shum kohe dhe u lidhem. 1 lidhje me zenkat e saj e mirekuptimet po me e vecanta ishte qe edhe pas ca kohesh kurioziteti per ta njohur edhe me mire ate njeri vetem shumefishohej dhe nuk lodhesha kurre duke folur me te.ishte 1 lidhje qe zgjati 4 vite ,por per fat te mire kur ke te besh me njerez te mire, nje lidhje mund te zgjasi gjithe jeten dhe e kam fjalen per lidhje emocionale. Dhe sa here mendoj kete me kujtohet 1 nga ato bisedat tona ne 4 te mengjesit kur e pyeta se nqs i jepej mundesia cfare do te zgjidhte ne jete: personin,dashurine,endrren e tij apo vete jeten. Dhe m tha :"zgjedh personin qe mbart dashurine dhe endrren ende te pajetuar.dhe ai njeri je ti."Ndihem e lidhur me te shpirterisht edhe pse nuk jam me te madje jemi shume larg. Flasim shpesh si shoke te mire edhe pse secili ka vazhduar jeten e tij. Shpesh them si arritem deri ketu dhe a duhet te jemi me bashke kur kemi perjetuar aq shume gjera. Thone qe kur pas ndarjes ngelesh shoke,ose sjeni dashur kurre ose duheni akoma po nuk e di ne fakt...

Letra 2

Ai nje bukpjekes terheqes ne nje lagje si te gjith te tjerat e un nje studente...shkoja shpesh tek furra e tij per te bler buk se mamaja ankohej se buket e tjera ishin te forta e na e fusnin prandaj aty i pelqenin e un shkoja me kenaqesi..shum shkembime te zjarrta shikimesh sa her qe blija buk..buket e tij kishin dicka te vecant..kishin eren e tij adn e tij dhe per me teper ajo buk prodhohej nga gishtat e tij te medhenj sa te shrekut tamam si salcice te tymosura...ai ishte buka ime e bardh e un isha paninja e tij...nje nat kur u ktheva ne shtepi me buken e bler mamit i qellon nje qime ne buk dhe me thot se sdo te blejm me buk atje...s arrija ta besoja nuk e pranoja dot shkova ne dhom e qava papushim por megjithate nuk u dorezova per ta ber realitet dashurin ton...ndersa ecja, pash ate i cili kishte hypur ne nje makine qe transportonte buk te cilen po e drejtonte vet ai.I shkonte shum ai mjet dukej shum i pashem...Me ndaloi dhe biseduam.Kaluan disaj muaj qe frekuentoheshim dhe vetem nje dit kur ..po kaloja tek furra e tij dhe ai me tha: Zana do lidhesh me mua? Sigurisht qe pranova por ishte e papritur per mua..kaluan disa vite dhe ai kishte ndermend te me propozonte per martes ne nje menyr te cuditshme..Ne nje panine te gjat fare kishte futur nje unaz mes bukes dhe un se dija..E mora buken ne shpi por buken e hengri mami.Ne ate moment ajo se dallon unazen dhe unaza i ngec ne fyt.Nena e ndihmon per ta nxjerr po mami perfundoi ne spital...c'kemi hequr ate nat ...shkova ate dit ne dyqan e i tregova cfar ndodhi dhe smund ta besoja ai ma mori unazen mbrapsht duke me then se nuk kishte qen kismeti im perderisa buken nuk e hengra un dhe se ja kishim keqtrajtuar unazen...Qe ate dit nuk me foli me dhe mua nuk me pelqenin me buket e tij...Derisa nje nat un mora nje mesazh... Zana me fal...

Letra 3

Historia ime e dashurise nis qe ne klasen e 7. Ne nje klase paralele ishte nje djale qe nuk linte pushim pa ardhur tek.klasa ime dhe pa biseduar me shoket e mi. Te them te drejten nuk e kisha vene re deri kur gjate nje ekskursioni,ai ishte ulur me djalin qe kishte fiksim shoqja ine e ngushte atehere... Ate dite kjo shoqja me pyet a e kam problem te ulesha me kete djale qe ajo te hynte ne muhabet me fiksimin e saj. Un pranova,ai vjen tek un dhe keshtu u njohem zyrtarisht. Mire kjo po me mesoi dhe pokerin ( nuk e harroj kurre sa merzitej kur e rrihja ne cdo loje). Gjate rruges se kthimit,beme nje ndalese ne nje "disko" ne vlore dhe une nuk po rrija dot aty brenda nga zhurma. Dola jashte dhe ai shkeputet nga cunat per te me pyetur a jam mire. Un qe i them "mire jam,po ku jane letrat te luajme dhe nje dore poker?" kur po shkonim te autobuzi t merrnim letrat,na kap nje nga zyshat e na ben per dy leke sepse mendoi se po venim per gje tjeter ne autobuz (Akoma qesh kur e kujtoj ate skene,u beme te dy lulekuqe nga fjalet e zyshes). Mire kjo,po ne kthim po e njejta zyshe na ndau dhe nuk na la te rrinim bashke . Nga ajo dite vizitat e tij u shpeshtuan te klasa ime,por un nuk i flisja me shum se nje C'kemi. Ne mbremjen e minimatures vjen karafili e me fton te kercejme,une pranova sepse po luheshin kenge house, nderkohe sa pranoj une te kercej me te,muzika kthehet ne romantike (nuk e doja veten ne ato momente). Folem shume ate dite,por prape na kapi ajo dreq zyshe e na beri nja 2 ore moral te tjera... E keshtu mvaroi 8 vjecarja. Ne gjimnaz qelloi te kisha me klase nje shokun e vet,me ane te se cilit me vinin pershendetje e dhurata pafund,si psh dy piktura super te bukura per Sh.Valentin, qe une nuk i pranova (15 vjece mo, ku kisha mendje une per lidhje). Deri n vit te trete vazhdoi kjo situate,me pas ai u dorezua, nuk kishte faj,aq here sa e refuzova. Fati na takoi perseri pas 7 vitesh, nepermjet nje takimi te kombinuar te nje miku te perbashket, ama kesaj rradhe ai kishte ardhur me synimin per te me pasur thjesht shoqe... Por kur eshte e shkruar... Pas dy muajsh qe dilnim bashke dhe 3 here ne dite (ka ardhur te pije kafe ne 7 te mengjesit me mua paa nje natw pa gjum qe kishim folur me sms vetem ngaqe i thashe qw jam semure), u puthem. Ajo nate ka qene e mrekullueshme,me ka mbajtur ne krahe qe nga vendi ku u puthem (kinenaAgimi) e deri tek Vasil Shanto pa u lodhur. 6 muaj paa asaj nate,mbledh tere shoqerine tone ne kafe per te me bere propozim fejese... E si mund ti thoje jo nje propozimi aq te embel,ku au bleu pikerisht unazen qe une doja??? Ja ku jam sot me te,e lumtur si kurre me pare ne jeten time,me nje mashkull qe cdo mengjes me thote 'Te dua me shume se dje e me pak se neser' me nje njeri qe nuk kerkon aagje tjeter nga une pervec buzeqeshjes,me ate person qe eshte energjia ime pozitive. Ai gjeti nje femer te ftohte dhe e ktheu ne nje njeri me ndjenja e i mesoi cfare esjte dashuria. Dot bejme 22 muaj bashke, dhe ne cdo sekonde ndjej se ai eshte zgjedhja e jetes time. Kaq kisha une,komentet ua le lexuesve

Letra 4

...Ajo ulej cdo dite vetem afer liqenit dhe shkruante...E perhumbur ne ujrat e tij te turbulluar...E perhumbur dhe ne mendimet e saj te trazuara ne dite vjeshte...Ai,misterioz,i vecante dhe melankolik pikturonte diku me tej ne distance,ulur te nje trung peme qe dicka te vecante kishte qe ishte heret per ta kuptuar...Ajo shkruante per gjithcka...dhe per gjethet qe padashje shkelte e kercisnin nen hapat e saj te kujdesshem...Ndersa ai kishte dite qe merrej vetem me nje pikture qe nga larg dallohej zbehte...Por me siguri ishte nje portret...nje femer me floke te gjate me onde...Ajo shkonte gjithmone para tij...Ai largohej gjithmone pas saj... Pa fjale gjithcka...Ajo me letrat dhe stilolapsin...Ai me telajon dhe bojrat...Kishte dashur nje dite te afrohej ta pershendeste...Por nuk e beri! Adhurimi i saj per pikturen i zgjonte nje shqise te re...Ai,nje mashkull me aq shume bote shpirterore ndoshta ngacmohej gjithashtu nga ato flete me mijra fjale... Cfare shkruante ajo goce e vetmuar? Per ke?... Njehere kishin ndeshur shikimin por vetem kaq...Pastaj te dy u zhyten ne "dashurite e tyre"... Pastaj nje dite te ngrohte tetori ajo mungoi...Ai kishte pritur gjate...ne vetmine e nje pikture te paperfunduar...Ne vetmine e nje pritje te se nesermes kur ajo erdhi serisht vecse kete here nuk do te ishte ai...Por do te ishte gjurma e tij : piktura prane vendit ku ulej ajo...Portreti i zbehte qe ajo kishte dalluar njehere nga larg...vajza me floket e gjate me onde ulur prane liqenit duke shkruar...Ishte vet ajo...Nje gjest qe do i trazonte zemren...Deshironte t'i shihte syte nga afer... Nuk ishte aty...As te nesermen kur ajo filloi te shkruante per te...As te pasnermen kur nisi te kishte frike nga kjo ndjesi... Por do te ishte nje dite tjeter ku pasi kishte shkruar gjate ajo e mbylli fletoren dhe thjesht sodiste liqenin sesi dukej kaq i qete ashtu sic dukej ajo se jashtmi...vetem se jashtmi...Kur dikush ulet prane saj...Ai! Nuk tha asnje fjale...buzeqeshi...E pa ne syte e lodhur nga shkrimi i kapi doren dhe pastaj me ne fund peshperiti me nje burreror e njekohesisht melodioz : " Me lejo qe faqet e tjera te mendimeve te tua t'i ndajme bashke"...Ajo buzeqeshi dhe e ndjeu se ne ato momente syte duhet te ishin duke shkelqyer... Ai e perqafoi dhe ndjeu se ky ishte nje moment i vecante... I pari... Por mbi te gjitha jo i fundit...

Letra 5

Ni hao Anabel..! Po te shkruaj nga Pekini i Madh.! Ne keto momente pas nje jave te tere ne pune, jam duke u relaksuar ne nje alla masazh kinez , lexova temen, ne mendje me erdhi dashuria ime e pare, e bardhe si debora. Dashuria ime pare kishte nje emer:Ai.! E doja Anabel, e doja me gjak, e ndjeja nder vena, kam qene vetem 17 vjece, ai ishte drita ime jeshile ne tunelin e zi qe jeta ime kishte marre.! Ai me zgjati doren, ai me dha krahe, ai me ktheu buzqeshjen qe kishte vite qe trishtimi e kishte pllakosur qe pas divorcit te prindereve te mi. Ai ishte arsyeja qe une nisa shkollen ne Tirane, atje ku nuk kisha askend.! Ai u be nje me mua, me ndihmonte ne sezone, me jepte kurajo, me thante lotet ne konfliktet e shpeshta qe kisha me babain ne ate kohe.! Ndenjem 3 vite bashke, jetuam bashke, e kishim te ardhmen te sigurt, nuk e menduam kurre qe sot jeta do na conte ne drejtime te ndryshme.! Mbaj mend nje here ne nje eskursion me shkollen 6 qershor 2009, ngecem disa studente ne Trieste ( nuk na leshonte policia sepse u kapen disa qe nuk ishin studente thjesht donin te largoheshin nga Shqiperia) , Ai ishte i pari qe un arrita te telefonoj, ndenjem diku 3 dite ne traget, dhe atij ju desh te vinte me makine nga Hollanda ne Trieste thjeshte per te me pare, sigurisht une nuk munda te zbrisja ne toke, duhet te rrija ne traget sepse na u pezulluan vizat automatikisht te gjitheve, dhe u quajtem te gjithe klandestine, por Gentin aspak nuk e pengoi kjo gje. Ai erdhi thjesht per te me pare dhe pse vete i duhej te qendronte pak larg nga policet se nuk kishte dokumenta..! Une arrita ta shihja.! U bera me krah Anabel, spo e mendoja fare faktin qe isha 3 dite ne traget dhe po prisnim te vinte momenti te ktheheshim pas ne Shqiperi.! Ne tetor te atij vitit Anabel kishim lene fejesen, ishte enderra ime, numeroja sekondat. Ishim te dy te lumtur, po prisnim te beja une 20 vjetor ne Shtator.! Por nuk ndodhi.! Ne u ndame! Faji mbeti jetim, mbase une, mbase Genti, por ne u ndame.! Nga enderra ime me e bukur , Genti u kthye ne enderren time me te keqe, ne ankthin tim, smundesha me, cdo rruge e cdo cep me sillte ate ne mendje. Mbylla specializimin ne Tirane , dhe ju nisa Kines.! Tani kam nje pune shume te mire, kam nje te dashur fantastik (jo kinez ) me do e dua, Genti ka jeten e tij, por ai mbetet dashuria ime e historise, me e bukura, me ndjenja te pastera, femijnore, e pafajshme.! E kujtoj me nostalgji kohen me te, nuk kam asnje meri ndaj tij , dhe jam e sigurt as Ai.! (Tema ishte per nje histori te bukur dashuria, kjo eshte me e bukura e jetes time). Flm. Ju uroj vetem dashuri. Anabel if u know what i mean , anonim te lutem..!

Letra 6

nje miku i babait tim vjen nga usa me dy djemte e tij per te kerkuar doren e motres sime per njerin nga cunat.motra ime refuzoi ce ne momentin e pare kur e pa por per hir te prinderve u mblodhem ne nje darke familjare te gjithe bashk,familja jone dhe e atyre. aty njoha djalin e vogel te tyre,nje djal serioz shum i pjekur dhe shume i madh ne mosh se une (dmth jo ato cfare kerkoja une ne ate moshe ne te cilen isha)sepse kisha nje te dashur bjond sybojcielli,te lezetshem..kur u kthyen ne usa fillova te flisja me te,me tha se donte te me njihte me mire.sigurisht i thash dhe fillova ti tregoja per jeten time per veten time per lidhjen time te ciles ne ate periudhe i dhash fund me shume dhimbje.folem shume gjate,, sa me shume i flisja per veten time dhe per idiotesite e adoleshences time ac me shume afrohej me mua. kerkonte te dinte me sepse thoshte ti je vajza e enderrave te mia. ai eshte 11 vite me i madh se une dhe as e mendoja ndonjehere se mund te funksiononte.ja prisja gjithnje shkurt.une nuk jam per ty,ti nuk je per mua, por ama vazhdoja te flisja me te. derisa erdhi nje moment kur me tha ti nuk me do por ti me ke bere te te mendoj cdo dite te jetes sime , cdo sekond.. nese ti me thua po une do mar avionin do nisem dhe per 12 ore jam aty. une i thash jo. i thash JO! dhe JO i kam thene dhe per dy vite ne vazhdim nderkohe sa vinte flisnim dhe afeksionoheshim me shume pas njeri tjetrit. ne nje moment i thash vetes stop. ti ne zemren tende ke dike tjeter dhe nuk mund tja lejosh vetes te te ndodhi dicka e tille..i shkeputa bisedat me A sepse ajo cfare po beja ishte gabim.ne momentin kur i shkeputa gjerat me te i thash: me fal une po kthehem te ish i dashuri im.por ne ate moment fillova te reflektoja,fillova te vija ne dukje cdo gabim cdo te mete te ketij tjetrit. dhe ne cdo situate thosha me vete si do ishte po te ishte A ne vend te ketij? si do me fliste si do me trajtonte? shume shume ndryshe sepse A ishte shume here me i pjekur se ai. gjithsesi vazhdova e lidhur me te. me usa i humba te gjitha kontaktet dhe pas disa kohesh ne veren e kaluar vjen dhe me takon me thote se cfaredolloj gjeje te ndodh ti je e vecanta e zemres sime. nuk e di ca me ndodhi di se kisha rene ne dashuri me te . zemra me doli jasht bluzes ne momentin kur e takova perseri ate njeri. vendosa te lija cdoo gje per te sepse kuptova ce ishte ai njeriu me te cilin doja ta kaloja jeten, nje njeri i edukuar i mirekuptueshem deri ne detaj,i mrekullueshem. e lash te dashurin tim me te cilin kam ndenjur e lidhur( jo sepse e doja po sepse isha rritur me te dhe me dukej fundi i botes te rrija pa te ) takova perseri A kaluam tere veren bashk.perjetova nje perralle... emoncione te cilat te bejne ta ndjesh zemren te te rrah sikur nga momenti do shperthej dhe te te dridhet dhe maja e flokut kur degjon emrin e tij.nuk e di.. asnje premtim asnjgje thjesht shijonim momentin te dy si te cmendur e te malluar per njeri tjetrin. derisa nje dite i hipi avionit dhe ish-ja e tij doli ne skene, un nuk e di ca ndodhi ne usa di se ata sot jane bashk jo te lumtur.. ai beri cdo gje te me kishte mua, ktheu nje bote permbys per te me patur mua. me ne fund ja arriti dhe ne fund u dorezua. u kthye tek ish e dashura e tij.beri ate cfare bera une para disa vitesh. u lendova u zhgenjeva por nuk e di pse asnjehere nuk e urreva apo ti mbaja inat atij njeriu. ai njeri m tregoi kush jam une dhe cfare meritoj une ne te vertete. me ka trajtuar tere kohes si princesh dhe vazhdon me flet (ne raste te rralla kur flasim) sikur nuk ka ndodh asnjgje, eshte i njejti ce kam njohur para 4 viteve, djali ce une dashuroj adhuroj dhe them me gjithe shpirt te jete i lumtur edhe pse pa mua.une mendoj se eshte me fat dhe cdo gje eshte e shkruar. u permbys bota derisa une perfundova ne krahet e tij dhe ja sot jam pa te dhe shum larg tij.mendoj se ato cfare shkruan zoti nuk i kthen dot njeriu.

 

Letra 7

4vjet me pare... Aty filloi cdo gje. Aty mori jete ajo qe krijuam mes nesh.. Ishte vetem fillimi i dickaje qe asnjeri nga ne te dy nuk e dinte vazhdimin. Do deshiroja te kthehesha 4vite pas ne kohe, te riperjetoja cdo sekonde, cdo frymarrje, cdo gabim, cdo gezim,lot,qeshje... Me mungon ajo qe kam jetuar,ajo periudhe qe erdhi dhe me rrembeu pa pyetur nese doja te isha pjese esaj.. Ishte nje mbasdite tetori kur e njoha . Rastesisht u takuam ne nje kafe me miq te perbashket. Nuk e njihja me pare. Nuk me beri pershtypje fillimisht. Nuk ishte ai fizik qe mund te ktheje koken dhe te ngelte ne mendje. Jo... Ishte shume i thjeshte. Por menyra si fliste, si diskutonte, cdo mendim , cdo fjale me vendosmeri, here pas here ai shikim, ajo buzeqeshje, ajo menyre e te luajturit me goten e veres.... cdo gje me provokoi, me ftonte pa e kuptuar ne nje bote tjeter. Papritur me permend nga keto mendime nje zile telefoni.. Ishte ai i dashuri im. Po, une ne ate periudhe isha e lidhur me dike. Kishte nje person tjeter ne jeten time, por jo nje dashuri. Ditet kalonin, nuk u pame per disa kohe, por interesohesha per te,doja te dija ku ishte cfare bente. Ekzistenca e tij me kishte perfshire te gjithen. Dhe jaa.. ratisem perseri ne kafe . 1Here, 2,3... e prisja me padurim cdo moment qe kaloja me te. Kishte gjithmone per te treguar dicka, e degjoja me nje deshire te cmendur. Ne ate periudhe isha konfuze. Nuk i kisha dhen akoma fund me personin qe isha e lidhur, por ndodhi nje nga ato dite. Nuk doja te mbaja asgje pezull. Dhe u ndava. Kisha nevoje per ate qe me terhiqte cdo moment ne jeten e tij, ndoshta ishte vetem fiksim.nuk e dija... Nje dite te bukur u lidhem, akoma i ndjej ato flutura ne stomak ne momentin qe me puthi. Ishte e pashpjegueshme. Per mos tu zgjatur jetuam rreth 3 vite te dashuruar, por jo cdo gje ishte aq e lehte. Patem shume pengesa shume probleme. Ai u detyrua te largohej ne nje qytet tjeter, por lidhjen tone e mbajtem. Takoheshim shpesh me nje dashuri dhe pasion si ditet e para. E doja ate! isha e lumtur ! Por problemet skishin fund. Kohet e fundit filluam te kishim debate, dhe jo cdo gje ishte e qete. Derisa nje dite vendosem qe ishte me mire te ndaheshim. Pas ksaj periudhe ai largohet ne nje shtet tjeter. E kam pritur cdo moment kthimin e tij, e prisja cdo moment telefonaten e tij.. me dhimbte shpirti.. Ai ishte fejuar nderkohe. Po po fejuar. Ky ishte mallkim per mua. Rastesisht kthehet perseri ketu dhe me kerkon ne cdo menyre.me kerkon ne te njejten menyre si me terhiqte ai shikimi i tij ne fillim, po ajo kembengulje, po ajo deshire. Bie per here te dyte pre e pasionit dhe dashurise ndaj atij njeriu. Mund ta them me plot gojen qe po ecja kunder moralit dhe virtyteve te mia duke u bere "dashnorja" e atij qe doja.. por e bera. Dhe kishte dicka qe sme linte te pendohesha kur e shihja ate. Dhe kjo vazhdoi per disa kohe. E ndieja dashurine e tij, e ndieja si ne fillim. Asnjehere nuk e kuptova qellimin e fejeses. Me vinte keq per te here pas here sepse ishte viktime e ktij pasioni. Gjerat u zgjaten per shume kohe keshtu. Gjate kesaj periudhe ajo jetonte ne tjeter vend. Derisa 1dite vendosem qe me e mira ishte ta nderprisnim kete marrdhenie qe po na vriste te dyve. dhe keshtu ndodhi .duke perjetuar te njejten dhimbje dyfish ai u largua nga jeta ime, por per tu rikthyer serisht. Kaluan 4muaj nen heshtjen e tij.dhe ja ku vjen serisht. Por kete here i lire, pa asnje detyrim ndaj dikujt tjeter. Po ai i njejti. Per te me cuar ne ajer dhe per te me futur nen dhe. Per te ndjere miliona emocione shumengjyrshe, per ti provuar te gjitha. Ja ku jemi prape duke ju dhene fatit tone dhe duke jetuar cdo moment. Nuk e di si do perfundoj kete here... nuk e di cfare ka rezervuar jeta per ne. Ne nuk do ndalemi para asgjeje!!

Letra 8

Pershendetje Anabel ! Sot eshte hera e pare qe ju shkruaj, sepse ne fakt ke zgjedhur temen qe ka pafundesisht per te shkruar e ne te njejten kohe , nuk mund te gjesh dot as fjalet me te duhura e as ato me te pershtatshmet per te pershkruar nje histori dashurie... Historia ime fillon me date 18 shkurt 2013, ne nje dite te ftohte dimri ... Si cdo te hene , dilnim pasditeve me shoqerine duke u verdallosur rrrugeve te qytetit ose duke u strukur ne nje cep kafeneje per te shijuar cokollaten e nxehte ne mes te atij te ftohti.. Cuditerisht ,ate dite me lind ideja per te shkuar ne nje vend tjeter, ndryshe nga ai i perhershmi .. Kam bere gjithmone ato qe kam menduar dhe as kete here nuk do te me ndalonte pergjigja negative e shoqes sime me te ngushte,, vendos te shkojme te dyja ne nje bar tjeter, duke e marre dhe shoqen time " me zor " .. Vendi atje ishte i zhurmshem dhe shume i populluar,, shoqja ime habitej me mua duke e ditur se te tilla vende nuk jane te preferuarat tona. Por , kembengulja ime , mendja ime e dinte se dicka duhet te ndodhte aty.. Rastesisht ne te njejtin kafene , ishte nje shok i klases sime me dy shoke te vetet , te cilet nuk i kisha pare asnjehere aty, ne ate qytet. U prezantuam si njerez te respektuar qe jemi , dhe une aty u ndesha me njeriun qe sot eshte njeriu i jetes sime. Dashuria ime,,, Xhuljo! Sot kur e kujtoj me vjen per te qeshur , duke kujtuar shikimet tona ate pasdite qe nuk diten te ndaleshin.... E si per rastesine tone , zbuloj qe kishim shume shoqeri te perbashket , e takimet tona rastesore pas asaj dite ishin ato me te bukurat ..Takoheshim aq shpesh bashke , sa filluam te krijonim nje shoqeri tonen , ishte dicka e vecante sepse e ndjeja nje lidhje te vecante me te.. Isha e afte ti tregoja gjithcka kisha ne shpirt , pa patur nevojen te kisha ndrojtje nga fakti se kisha shume pak kohe qe e njihja.. Dhe ai mendonte njesoj , sepse e vertetonte kete gje nga cdo bisede qe me tregonte.. Filloi te me fliste shume per jeten e tij, aq shume sa po me fliste per cdo detaj te dashurise se tij te humbur .. Ndoshta ndihej mire kur e bente kete gje , por une fillova te kisha dhembje , qe nuk diten te mbaronin. Sa here ai me fliste per ate vajze, mua me dhembte ne shpirt per faktin se ishte lenduar aq shume ,, Ai ishte lenduar , ai qe dukej i forte , i pamposhtur ,, por ishte kaq i embel e i dhimbsur.. Derisa me date 07 mars 2013 , ishim si gjithmone ne nje kafe por kete here isha une ajo qe nuk pushoja se foluri , nuk pushoja se foluri per jeten time, ndjenjat e mia, merzitjet qe kisha kaluar ne jete.. E aty ndodh ajo puthja e pare , e papritur , e embel , dritheruese , nje nga ato qe te keput shpirtin.. Ai ma vodhi puthjen, por me pelqeu .. Me pelqeu aq shume , dreqi! Me pelqeu dhe kur me tha shpirt .. Dhe me pelqeu dhe kur me kerkoi falje me vone , une u merzita, keshtu mendoja.. Une thjesht nuk e prisja.. E pas kesaj , une nuk isha me ajo vajza qe fliste papushim , por u shnderrova ne nje qengj te urte .. Dalim e prej aty, shkoj ne shtepi e strukem ne dhomen time , por mendja ime nuk hiqte dore prej tij. kembengulja shume per te mos menduar me per te , une nuk doja te isha ajo vajza qe sherbente per te ngushelluar dike,pas humbjes se dashurise. Une doja te isha Dashuria vete.. Dhe ashtu ndodhi .. Qe prej asaj dite, une sot e dua me shume se kurre.. Ai sot eshte djali i zemres sime.. Ka gjithcka qe dua! Eshte djali ideal qe cdo femer do donte ta kishte ne krah , eshte i kujdesshem ,besnik , i dashur , i embel , i bute! Ndodh ndonjehere te behet xheloz dhe nuk e pranon , por dhe kjo me pelqen ! Me pelqen se e di qe i interesoj , une e ndiej qe me do.. Une kam luftuar shume ne fillimet tona , per te mos qene ajo tjetra, per mos te qene vetem nje ngushellim dhe e di qe ia dola. Une ia dola , se e ndiej qe sot ai me do, qe dashuria e tij e vetme jam une..Ai arrin qellimin te me beje te ndihem si nje femije , nje femije e mbrojtur , e sigurt, e dashuruar! E adhuroj edhe kur nxehet e bertet , edhe kur me keshillon per dicka qe un nuk e dua , edhe kur me jep force , eshte ai qe me ben te kuptoj se mbas cdo deshtimi ka akoma mundesi . ‘AI’ eshte ‘PERFEKT’ per mua , thone qe njerezit perfekt nuk ekzistojne e as nuk jane te lehte per tu gjetur ,por ama per mua eshte I tille e sme intereson se cfare mendojne te tjeret ! ‘AI’ shqetesohet per mua kur jam semure , ai ben surpriza te atilla qe zemra ime te rrahe fort deri aty sa te mos e ndiej me brenda meje . Ai flet embel, bute , ai ben cdo gje qe te me perkedhele dhe un te ndihem e llastuara e tij . ‘AI’ nuk resht se foluri per te ardhmen tone bashke , ku enderron te jemi , Ai , un dhe dashuria jone . Ai me tregon ne cdo menyre se me do , ai thjesht eshte vetvetja, nuk dua te ndryshoj kurre , dua te jete perjete keshtu … I IMI ! Me respekt, Anxhi

Letra 9

DASHURI me SMS e pare!!! HISTORIA ime ndoshta nuk eshte ndo1 histori nga ato historite e librave qe cdo vajze deshiron ta perjetoje por eshte teper e vecante. GJithcka nisi ne FB pasi e kisha takuar diku si shokun e shoqes sime nuk e mbaja mend n foto dukej shume ndryshe . Beme nje prezanim tjeter virtual aty ai thoshte me pretekstin se une nuk e mbaja mend. E kshu ditet kalonin ne te 2 flisnim ne cdo moment te dites na ishte kthyrer ne nje obsession mua filloj te me dukej se ai po merrte shum kuptim ne jeten time qe nga nje takim fare I thjesht ne kafene deri tek ai person me te cilin komunikon gjate gjithe dites me dukej sikur e kisha kudo me vete. Pasi shkembyem numrat ne inboks komunikimi jon filloji te merrte tjeter kuptim nuk e denim se cfare ishim tashme ai me telefononte cdo mengjes dhe mbremje duke me thene se nuk mund te jetonte pa ma degjuar zerin nuk dija se cfare ti thoja pasi nuk e shikoja me teper se nje shok . Ai me pas filloi te me fliste shume hapur duke e lene tutje krenarine e tij nje nate me tregoji se un isha dashuria e tij me shikim te pare mesazhet e tij plot ndenja po me brenin nga brenda pasi un nuk mund tja ktheja vendosem 1 dite qe te dilnim dhe te thonim hapur ato cka kishim per njeri tjetrin. Ehhhh aii ishte takimi yne I pare bashke . ishte nje dite teper e nxehte korriku ai kishte provim paradite dhe jemi takuar ne pikun e vapes ne oren 1 te drekes. un I thashe qe mbasdite nuk kisha kohe pasi me duhej te shkoja ne pune. Shkuam tek temple jasht bente shum vap dhe u futem Brenda akoma me vjen te qesh me veten pasi situate ishte aq shum e cuditshme sa nuk mund ta imagjinoje lokali ishte bosh ndodheshim vetm ne ne nje tavolin aty dhe banakieri qe shikonte lajmet dhe rrinte Brenda se ishte fresket . Fillova te flas un e para dhe diskutuam e folem gjat aty por I thashe qe ti je thjesht shkoku im vec te shihje mimiken e tij ne ato momente me dukej sikur po e lendoja por kjo ishte menyra e duhur per t ja then. Ai nuk foli me teper po me tha qe dashurite e medha lindin nga miqesite un nuk mundem te le ty do vashdojme si shoke Pas 2 ditesh pasi u takova me te un u nisa per tek shpija e kusherinjve te mi ne himare atij I thash qe kam ikur jam me kushrinjte ne himare .qendrrova rreth 20 dite atje flisnim cdo dite me sms me beri me ate menyren e tij special te dashurohesha fillova dhe un ta doja . deshiroja tja thoja por nuk dija se si ?? derisa nje dite I shkruajta nje sms : E di tani e besoj ate qe me the !!! kam ndryshuar mendim per ty . Mu ngul aq thell ne mendime sa gjate gjithe pushimeve te mija mendoja vetem ate cdo mashkull tjeter qe me shikonte me dukej I tepert nuk mund ta mendoja veten me dike tjeter . Ai mezor priste qe te kthehesha dhe un erdha nuk qendrova gjat . u takuam nje mbasdite aq shum kisha ndryshuar mendim sa ky nuk me dukej me ai I pari qe dola tani e dojaaaaa e si mos ta duash ai eshte mashkulli perfekt ksaj rradhe e le ate te flas dhe vetem admiroja menyren se si me fliste ai eshte gjithashtu dhe shum simpatik ne te 2 bejm ciftin perfekt jam shum e lumtur . Momenti me I paharrueshem ne jeten time ishte propozimi I tij nuk kishte asgje te jashtzakonshme por ishin vetem ndjenja te pastra nuk e di nuk ka besoj djal qe te mi thot ato fjal jam 1000% e sigurt per dashurine e tij nuk e ndrroj me askend ehhh kush mund ta mendonte qe ai do te merrte kuptim kaq te madh ne jeten time. Kam vetem 1 muaj qe jam lidhur me te, te gjithe me thone se kshu ndodh me te gjitha lidhjet jan vetem muajt e pare por joo ne akoma nuk e kemi kaluar ate zenken tone te pare eshte shum I kuptueshem I dashur ehhh zot jam shum me fat qe e dua ate . Anabel aii esht gjithcka per mua di qe I lexon kto shkrimet ktu nuk dija menyre tjeter se si tja shpreh dashurine po I them ktu ENEA te dua pafund zemer

Letra 10

Historia jonë nis në vit të 4 të gjimnazit, kur një shoqja ime më tregon që i pëlqen ai dhe unë që dal vullnetare për t'ia prezantuar dhe për ta lidhur me atë.. Ditët kalojnë dhe ai u bë pjesë e rrethit tonë shoqëror.. Por me kalimin e kohës ai po afrohej me mua më shumë sesa me shoqen time, ndoshta unë nuk i luajta gurët siç duhet (Asnjehere me qëllimin që ta bëja përvete) për ta afruar me të. Mar vesh nga një shok i joni i përbashkët që ai më pëlqente mua.. Mua sa smë ra pika! Paçka se mund të kisha dhe unë copëza simpatie kurrsesi nuk mund t’ia bëja shoqes sime këtë gjë. Largohem fare për ca kohë, dhe i tregoj asaj.. Ajo e kishte nuhatur situatën më parë, dhe më thotë që: nëse e pelqeja të vazhdoja me të, pasi ajo kishte simpati dhe kaq.. Smund ta bëja, e kam vuajtur shuumë atë periudhe, por vendosa që gjërat të rridhnin natyrshëm.. Shoqja ime u bë ura lidhëse për ne ..Filluam komunikonim me sms, dhe ai më fton në kafe dhe më propozon.. Unë nuk i dhashë përgjigje në ato moment.. Kaluan disa javë dhe vendos t’ia jap përgjigjen me anë të një letre. Ishtë afrimi im i parë me një djalë dhe unë nuk e dija nëse ishte dashuri + tipi im shuumë social me dukej i vështirë për t’iu përkushtuar vetëm një djali. Dita e dhënies së letrës është dita jonë e lidhjes 28.01.08 .. Pas asaj kohe çdo gjë ishte mrekulli, dhe çdo gjë ka rrjedhur vetë.. Pa çka që kalonim shumë bukur, unë kisha një frikë të brendshmë (pasi në moshë fare të vogël më ka ndodhur një aksident nga i cili kam shenja estetike, asgjë nuk duket nga të tjerët, por mua më duket vetja e paplotësuar).. Jam bere dhe e vogël operacion, por pa rezultat.. E vuaja shuumë, qaja pasi mendoja se mund të përfundonte çdo gjë në momentin që do i tregoja.. Fituam universitetet afër njëri-tjetrit dhe çdo gjë po kalonte mrekulli. Vendos t’i tregoj të “fshehtën time dhe planet që kisha për t’u operuar sërish”.. Ka qenë emocion i paparë saqë dridhesha, por dashuria dhe afrimiteti i tij më bëri që në atë moment të mos derdhja asnjë lot! Nuk resht së falenderuari Zotin që e solli në jetën time.. Ai më puthi dhe më tha: “Unë të njoh për këtë që je, dhe nëse nuk do bëhesh fare operacion ne përsëri do jemi bashkë :’) ”.. Kaloi një vit dhe unë u bëra operacion dhe na u desh të largoheshin nga njëri-tjetri për disa muaj. U bëra operacion, me vuajtje e mundime plot, por jo me daljen me sukses siç doja unë, pasi ne e dimë si janë spitalet tek ne .. Mbështetja e tij, e familjes dhe shoqeve te mia ka qenë maksimale.. Kthehem me mall në krahët e tij, në dashurinë që ka sjellë dritë dhe ngjyra në jetën time, në njeriun që do e falja dhe jetën time.. Nis me universitetin e lënë përgjysëm në gjysëm të vitit.. Arrij të marr në vjeshtë provimet që nuk kisha qenë në shkolle dhe kap kreditet për vitin tjetër.. E mbyll universitetin në kohë. Me përkrahjen dhe mbështetjen e tij unë ia dola.. Mbarova dhe masterin dhe ja sot jemi përsëri larg, pasi jam duke u interesuar jashtë për ndonjë mënyrë që dëshira ime të më realizohet.. Largësia na ka bërë të duhemi dhe të vlerësojmë njëri-tjetrin akoma më shumë.. Kemi lënë gjithmonë hapësirë për shoqërinë, synimet dhe arritjet tona dhe kemi qenë mbështetës të njëri-tjetrit gjithmonë.. Tashmë për pak muaj bëjmë 7 vjet sëbashku dhe në jemi të lumtur që ia dolëm ta ruanim dashurinë paçka vështirësive dhe sprovave që kemi kaluar .. Por unë në heshtje nuk resht së falenderuari edhe shoqen time, pasi pa lejen e saj unë KURRË zdo kisha nisur diçka më të dashurin që sot e kam në krah.. Uroj të përfundoj çdo gjë me sukses edhe kësaj here dhe pastaj kemi premtuar që zdo e lejmë më njëri-tjetrin të jemi larg… Pavarësisht se jeta më ka bërë të vuaj dhe të kaloj shumë më shumë se moshatret e mia, gjithmonë e kam parë jetën me shumë optimizëm, më dëshirë për të jetuar dhe gjithmonë jam munduar që lumturinë ta gjej në gjërat e vogla si: një përqafim, një puthje, një shtrëngim duarsh me zemër, një sadaka e dhënë më zemer dhe gjithçka tjetër që ka çmimin e përzemërsisë dhe dashurisë brenda saj… Nëse dy njerëz duhen me pastërti mund t’ia dalin vërtet!! Çelësi i artë është: Dashuria, Besimi, Komunikimi. Sinqeriteti dhe Mbështetja e njëri-tjetrit kur është e nevojshme.. Faleminderit ! Elhamdulilah Allah!! Ps: anonim plsss

Letra 11

Ckemi Anabel :)) Eshte hera e pare qe ju shkruaj . Historia ime e bukur e dashurise , eshte aq e bukur sa as mua sme besohet . Un dhe ai ishin ne nje klase por nuk kishim muhabet , thjesht nje pershendetje . Gjate muajit mars ishin disa pushime si dita e Veres dhe me pas ishte festa e baba nevruzit ku ne ate dite vendosem me miqte qe te benim nje piknik me barbecue ne mal . U beme 4 vajza dhe vetem nje djale . Ky shoku tha qe skishte qef te vinte vetem , dhe un si papritur i thashe qe te merrte ate shokun tone qe te klases qe skishim muhabet pasi qe keta dy ishin miq se bashku . E keshtu u beme te gjithe se bashku per piknik . Gjate rruges filluam te flisnim gjithe se bashku, me pas filluam te ndaheshim ne dyshe dhe un fillova te rrija me ate qe skisha muhabet e qe sot eshte mbreti i im . Gjate rruges shikuam qe kishim shume te perbashketa , dhe muhabetet tona spo mbaroheshin . Ate dite u kenaqem tgjith se bashku edhe gjat barbecue -s , une dhe ai ndenjem shum bashke , pothuajse gjithe kohes . Me terhiqte shuuum aroma e tij karakterstike , ishte si magnet per shqisat e mia . Pas asaj dite un e ftova te vinte tek banka ime qe ta ndihmoja me mesimet pasi nuk ishte mire E keshtu kalonin ditet ne rrinin pothuajse gjithe kohes se bashku , dilnim per kafe pas mesimit, te gjithe ne klase mendonin se ishim nje cift kur ne akoma ishim thjesht miq .Rezultatet e tija filluan te permirsoheshin ndjeshem ,por edhe dicka e madhe filloi te lindte mes nesh , qe veq miqesi nuk ishte . Gjate daljeve ,krijoheshin situata te cuditshme qe nga momenti ne moment prisja te me puthte po ky spo e bente idioti hahah. Kaloi pothuajse nje muaj e gjysme dhe ne vendosem te ikim per piknik perseri ne mal me 1 maj . Mezi po prisja . 1maji erdhi , sapo mberritem ne vendin tone me miqt tane , Ai me ftoi per nje shetitje, vetem ne dy. Filluam te ecnim dhe gjaate rruges se tatepjetes ,na dalin disa qen tune medhenj , u kthyem shpejt prapa, per nje moment mendova se shetitjes tone romantike i erdhi fundi ,por jo . Ai me perqafoi dhe me pyeti : A mund te te puth? Spriti per pergjigjen time dhe me puthi . Mu duk sikur Toka mu dridh nen kembe sikur gjithe rrezet e diellit ishin aty vetem per ne duke duartrokitur per ate qe ndodhi . Ajo dite ishte me e bukura ... Sot kemi dy vite e gjysme te lidhur dhe besoj se edhe shum vite te tjere na presin . Anonim te luteeem Anabel, ju perqafojjj !!!

Letra 12

Historia ime e dashurise?? Ndodhi rastesisht, ne nje takim me nje shoqe ne bregdet. Ai ishte aty dhe gjithcka ishte nje komplot per tme takuar mua. Kaq. U prezantuam, sme pelqeu. Tipi misterioz, tipi qe nuk i pushonte cel se reni nga punet dhe menyra sesi fliste sme pelqente. Mu duk arrogant. Po sec kemi ne vajzat qe tipat e tille duam ti ndryshojme . Edhe une si te tjerat... nejse filluam te njiheshim flisnim gjate gjithe dites me sms dhe ne tel. Me thonte te mos dal me shoket e mi, me thonte ti tregoja cdo gje cdokush qe me merrte ne tel dhe cdo muhabet dhe ai bente po te njejten gje. Nuk dolem me shume se dy tri here per kafe gjate asaj periudhe edhe pse ma kerkonte cdo dite. Dhe ato pak here qe dolem flisnim si shoke , nuk me puthte as perqafonte thjesht me mbante doren. Me conte ne vende te vecanta njehere shkuam dhe per piknik ne nje vend pa njerez por perseri nuk me afrohej dhe ma kishte thene qe do me afrohej kur te kuptonte qe une doja. E nejse. Pas kesaj ndodhi qe une pata ca probleme u largova jashte shtetit per dy muaj dhe e mbylla komunikimin pa asnje shpjegim. Nuk me linin problemet te mendoja dhe te them te drejten se quaja aq te rendesishem sa x ti dhene llogari apo sqarime thjesht u largova. Kur hapja tel shihja qe ai i binte vazhdimisht dhe me bente pershtypje ne fakt. Kur u ktheva u ndieva e detyruar ta takoja dhe nje here jo per gje tjeter por per ti shpjeguar ckishte ndodhur, mendova se e meritonte. U takuam dhe folem gjate, shume gjate... me kuptoi, nuk me qortoi, dhe donte te vazhdonte me mua. Aty fitova besimin qe se kisha pasur kurre tek djemte duke qene se kisha shume shoke dhe i njihja pak a shume. Maredhenia jone vazhdoi me e mire se me pare. Shoqerine nuk e shkeputa as nga shoket as nga shoqet dhe me dukej sikur fiksimet e vjetra i kishin kaluar. Vazhduam per shume muaj ne nje qetesi te adhurueshme, takoheshim edhe pse ishim ne qytete te ndryshme dhe nuk ndodhi kurre qe te ziheshim apo te mos flisnim per me shume se disa ore. I thoja dhe me thonte gjithcka. Dilnim pergjithesisht vetem te dy , ne kinema ne kafe apo per darka jashte qytetit, ndonjehere edhe me ndonje shoqe a shok. Ajo periudhe ka qene me e bukura e jetes time, koha qe po te merzitesha per pak ai do bente dy ore rruge per te ardhur per te me takuar. Kaluam ne marredhenie intime dhe ishin momentet me te bukura kur flija me te , sapo vinte mengjesi nuk flisnim dhe ishim gati per te qare te dy ngaq do ndaheshim. Kishim probleme te jashtme, njehere pesuam aksident dhe shkuam ne spital( deme te vogla) njehere tjeter makina u prish dhe mbetem ne mes te nates ne mes te rruges dhe e beme ne kembe pjesen tjeter, gjithmone duke marre cdo gje me sportivitet dhe duke qeshur e bere shaka.... i zgjidhnim problemet duke qeshur dhe i shihnim gjerat dhe te ardhmen tone me pozitivitet. Dy iluzioniste te dashuruar... Pastaj, atij i lindi ideja e cmendur per tu fejuar. Sepse nuk rrinte dot me pa mua dhe donte te me takonte lirisht kur ti tekej. Dhe une nuk i dola kunder. Gabimi me i madh i jetes time. Te fusnim te tjeret ne marredhenien tone ishte dhe fundi i dashurise. Filluan sherret xhelozirat nuk dilnim me kurre te dy do jepnim llogari x cdo gje dhe ai nuk u tregua aq i afte sa askush te mos fuste hundet tek punet tona.... tani askush nuk e ul me koken sa here zihemi... Jemi shnderruar ne ciftin qe uleret dhe nuk din te flase qetesisht. Nuk dalim me , sepse jetojme bashke, ose kur dalim dalim gjithmone me te tjere prindrit e atij ose te mite, kalojme nete pasioni te eger, por dite te tmerrshme zymtesie trishtimi dhe po biem te dy ne depresion. Na ka marre e tatepjeta . Here pas here fleme ne dhoma te ndara, shahemi shajme njerezit e nj tj shoqerite e nj tj, veme ne dukje vetem difektet e nj tj. Ai eshte bere tipi i njeriut qe un se duroj dot un po ashtu per te. Gjithcka sepse futem te tjeret mes nesh. Gjithcka sepse nuk ditem te veme njeri tjetrin para gjithckaje dhe te gjitheve. E di qe me don, dhe une e dua thjesht jemi kaq ndryshe..... do e dua gjithmone dhe pse nuk mendoj se do durojme dhe shume bashke. E di qe sdo jemi te lumtur me asnje tjeter , por nuk po jemi te lumtur as me njeri tjetrin. Me vjen kaq inat te pranoj qe nuk ishim ne me te forte se gjithcka tjeter qe na rrethonte. Me vjen shume inat qe na munden, na mbyten dashurine me moralizma dhe zakonet, me detyrimet ndaj te tjereve dhe jo ndaj njeri tj. Do doja shume te kthehesha ne kohen qe ishim vetem ne, por tani asgje nuk eshte si me pare.... dhe asgje nuk kthehet dot ne vendin e vet. Nuk harrohet gjithcka qe ka ndodh, ja qe e keqja nuk u harroka ndersa e mira po. Besoj se keshtu ka qene e shkruar. Po ja le kohes dhe x here te pare ne jeten time jam bere pasive. Nuk flas nuk kam force te marr vendime te diskutoj apo te arrij ne perfundime. E shoh qe ai eshte keq ashtu si une por nuk bej dot gje . Me dhemb shume kjo distance, ky largim , eshte dhimbje me e thelle se kur kam humbur njerezit me te shtrenjte qe mi ka marre jeta. Me dhemb me shum ndarja me te gjallin se ajo me te vdekurit dhe kesaj lloj ndarje prej se gjalli nuk po i bej dot balle.... se di si do perfundoje por di qe ai ka qene dashuria e pare per mua dhe do jete dhe e fundit....

Letra 13

ato mesazhet e tij " Mirmengjesi princesha ime,dashuria ime " dhe darkat me po te njejtin mesazh.Nuk kishte minut ta kalonim pa njeri tjetrin.Kemi vuajtur shum por nuk jemi ndar kurr nga krahet e njeri tjetrit.Kemi vuajtur largesin por perseri dashuria jon esht forcuar cdo dit edhe me shum.Dhe ja ku jemi sot me unazat ne gisht te cilat simbolizojn hapin ton te dyt te kesaj dashurie te madhe.Para nje jave bem fejesen pas 2 vitesh e gjysem dashuri.Thon qe dashurit e medha asnjeher nuk perfundojn bashk por esht e gabuar.Ata qe duhen gjithmon perfundojne bashk.Dhe sikur ta di qe bota do te shkaterrohet,qe ajri do te shteroj jam e sigurt qe ai do te jet perjet me mua per te me treguar qe bota esht me e bukur me ate ktu,me dashurin ton.Dashuroni,pa kushte,me zemer ! Ky eshte mesazhi im per ju Faleminderit Anabel neqofte se e poston

Letra 14

Ai punonte menaxher ne lokal ndersa une isha studente ne vit te pare. Shkoja cdo nate pasi me pelqente atmosfera ne ate lokal. Nje dite hedh syte nga ai dhe shoh qe po me shikonte. E shoh por nk me dukej tipi im pasi ai ishte jo sh i qendrueshem me femrat. Kjo dukej qarte. Brenda meje kusha filluar te ndjeja per te dhe qe nga ai cast kur kuptova qe une e pelqeja u bera kliente e rregullt ne ate lokal. Nje nate shkembyem nr e tel dhe dalim per kafe. Njihemi me nj tj dhe ai me puth. Keshtu besoj bnte me te gjitha. Dilnim cdo dite ne vende te ndryshme. Nk kishte dite qe ne ms te takoheshim dhe te grindeshim. Cdo gje shkonte mrekullisht mire gjersa nje nate ai vjen dhe me takon dhe iken sh shpejt e pashe se dicka nk shkonte. E marr ne tel nk pergjigjej. Diten tj shkoj tek lokali dhe shoh dike tj afer tij. U zhgenjeva por e prisja. Me mendjen time u ndava dhe isha e bindur qe nk pajtohem me. Nje nate me kerkoi te falur dhe me tha qe une isha dashuria e tij. Ia fala tradhtine, si provwn me te madhe te dashurise ndaj tin. Fala prekjet, puthjet qe kishte bere me te kete e bera per hir te dashurise se madhe.lidhja jone vazhdonte normalisht duheshim shume dhe ishim te pandashem deri ne momentin qe atij iu desh te largohej ne nje qytet tj per pune. Largesia rriti mallin,xhelozine. Ai per cdo gje dyshonte ziheshim por ne fund pajtoheshim. Dashurine tone e kurorezuam ne fejese pasi nk mund te rrinim me larg njeri tjetrin. Mbas nje viti te fejuar mes dashurise dhe zenkave ne mora vesh nje lajme te rendesishem. E pres ne shtepii dhe kupton se kisha dicka. Nxjerr testin e shtatzanise dhe i them se jam shtatzane. filluan ti rridhnin lote nga syte dhe vetem me puthte barkun. 9 muaj me trajtoi se mbretereshe. Nk me mungoi asgje. Mbaj mend castin kur shkpva per te lind qe me rrinte tek koka. Zoti na bekoi me nje djale te vockel dhe te bukur. na bekoi me nje MBRET sic e quan ai. Me ardhjen e bebit ne shtepi per mua ishte e veshtire pasi gjitjcka ndryshoi. Ai me qendroi prane ne cdo cast, me vinte ne dukje mangesite e mia dhe me ndihmonte ti. plotesoja ato. sot femija jone eshte 9 muajsh. Ai shikon tek prinderit nje dashuri shume e madhe. Nje dashuri qe vjen gjithmone e rritet pavaresisht problemeve qe jeta sjell. Jemi betuar qe femijes ti jspim me te miren. Dhe me e mira per te eshte dashuria, lumturia dhe qetesia shpirterore. tani qe po shkruaj kete leter ai eshte larg nesh dhe djali po therret o baaaa. Une perpiqem qe cdo cast ti kujtoj se ka nje baba qe na do shume dhe eshte larguar qe ne te kemi nje te ardhme te mire. Nqse e lexon kete leter i.thme: Faleminderit qe je e tashmja dhe e ardhmja ime. Jeta ime ka marre ngjyra dhe forma tjera qe kur te ka njohur ty

Letra 15

Historia me te dashurin tim ka filluar 5 vjet me pare,atehere kur un isha 16 vjece dhe ai 17.Kishte nje vit qe me kishte rene ne sy por ishte gjithmone nen shoqerine e vajzave te tjera.Nje shoqja jone e perbashket na prezantoi rastesisht dhe aty nisi gjithcka.Dolem disa here per kafe dhe tek balloja shkembyem puthjen e pare.Ishte e magjishme,zemra po me ndalonte,ndjeja frymarrjen e ngrohte te tij ne fytyren time,kishim mbetur vetem un dhe ai e te tjeret ishin zhdukur.Ishte aq i bukur dhe un isha aq me fat.Gjendeshim kudo bashke,rrinim gjithe diten bashke dhe mbremjeve flisnim me ore te tera sikur po zevendesonim kohen e humbur pa njeri tjetrin.Po cdo lidhje ka problemet e saj,e ne kishim tonat.Pas nje debati u ndam,i tham lamtumire njeri tjetrit.Mu shkul zemra nga vendi,po me ikte mendja,nuk kishte lot qe e shprehte hidherimin tim.Ai ishte dashuria ime,me te iken gjithe shpresat.Te nesermen me vjen ne shkolle e me kerkon te takohemi,e le oren e mesimit dhe zbres.Isha e vendosur qe ky ishte fundi.Dukej i zbehte e me syte e skuqur.Me puth doren e me thot qe se mendoj dot me jeten pa ty,je shume e rendesishme per mua e syte ju mbushen me lot.E perqafova. Dhe i thash,un kurre sdo te tle.Ai ishte princi im,i pashem, i edukuar, dhe punetor. U rritem ne pasqyrimin e syve te njeri tjetrit,mesuam sebashku gjithcka e u formuam si njerez.Tani sjemi me femije,jemi studente ne te njejten dege dhe punojme pjesen tjeter te dites.Po zemra ime ka mbetur 16 vjece, sa here qe e shikon ate njeri do te dale nga kraharori.Falimenderit qe lexuat kete pjesez te historise time.

Letra 16

pershendetje anabel. Jam 17 vjece dhe i dashuri im eshte 20.Historia ime filloj me dat 20 dhjetor ne festen qe po organizonte klasa per fundvit.Duke qen qe ishim pak nxenes ne klas vendosem te bashkohemi me nje klase tjeter.Shkuam ne lokal dhe filluam te kercenim po gjat kercimit une nuk po ndicja dot ritmin dhe shoqja ime thirri nje kushri te saj per te kercyer me te,ndersa une ngela vetem ,ky po me shikonte dhe mu afrua me tha te kercenim bashk,nuk kisha zgjidhje tjeter.Kercyem deri ne fund bashk,po e forta ishte se as emrin nuk me pyeti si e ke as nuk e pyeta.Pas 8 oresh i dergova ftes ne fb sepsd emrin ja gjeta ndermjet shokeve te tij qe i kisha miq.Veshtersia jon per te qen bashk ishte e madhe,duke qen nje djal serioz nuk me propozoj per 1 muaj e gjysem edhe pse e dija qe po vdiste per mua,as une nuk i jeppja shkas ta kuptonte sa shume e pelqeja.Me ne fund ju zbut zemra,shkeli krenarin dhe mu drejtua me nje shikim kaq te embel,me nje buzeqeshje dhe me shprehu ate qe ndjente "dua qe te jesh femra ime,te premtoj qe nuk do te te lendoj kurr,do te jem gjithmon aty pran teje sa her te kesh nevoj,sdo te ndjesh kurr ftoht se perqafimet kurr sdo te te mungojn".E ndjeva thell po prap une kok fort dhe e pabindur i thash qe nuk mundesha te isha e tij,jam akoma e vogel.14 shkurti po afronte dhe une ndjeja nje deshir te fort te isha perkrah tij ate dit,takoheshim cdo dit ne mengjes te shkolla dhe sigurisht edhe me dat 14 e takova ku si paradhurat me dha milka ^.^ me tha qe kur te dalesh nga mesimi dua te te takoj patjeter... mezi prita qe te mbaronte mesimi dhe shkova ta takoja, nuk mundem ta mohoja qe te dy po vdisnim per njeri tjetrit dhe per nje cast humbem ne syt e njeri tjetrit dhe u puthem,wow puthjen e par ja dhash dashuris time te par dhe ne nje dit kaq te madhe sa 14 shkurti. Me erdhi te qaj,me perqafoj fort dhe tashme parajsa ime ishte aty.U ndjeva femra me e lumtur ne bot po asgje nuk ishte e leht per te arritur ktu ku jemi,fakti qe vinim nga vende te ndryshme e bente shume te veshtir lidhjen ton nga familjet tona dhe sikur kjo te mos mjaftonte te dy i perkisnim fe-ve te ndryshme,une myslimane ai katolik,dhe kjo nje arsye shume e fort qe familjet tna pengonim. Gjithcka me dukej ferr,familja ime donte te me fejonte dhe i kerkova qe te takonte familjen time,tja shpjegonte gjithcka dhe ata te heqnin dor nga fejesa,dreqim prinderit gjithmon mendojn "ai ka makin,ka shpin 4 kate,ka bissnes dhe do jesh e lumtur" jo te dashur mam,bab,asgje nuk eshte ashtu,dashuria thyen cdo pasuri,shemb cdo kat,dashuria eshte gjithcka ne jet vetem ne kte menyr nje njeri mund te jet i lumtur. Sapo ja thash pranoj direkt,do ti takoj tha. I takoj po ata u revoltuan dhe me shume,me detyruan te fejohesha me zor,fejes qe nuk zgjati me shume se 2 dit se e prisha.Me dilte gjithcka kunder sikur te kisha ber mekat qe dashurova...cdo nat i lutesha zotit te me ndihmonte,por kur zgjohesha me shfaqej dhe nje problem me teper,kjo me beri te humb besimin ne zot ndihesha e lenduar,a ja vlen qe per shkak te nje besimi fetar te mallkuar te zhdukej nje ndjenje kaq e bukur,nje lumturi kaq e madhe.Dhimbja mu shtonte dhe me shume cdo dit edhe pse premtimet ai po i qonte ne fund,perqafimet e tij nuk me mungonin tashme. Duke qen se rrjedh nga nje familje e mrekullushme kisha shume njerz qe vinin e me kerkonin e dreqin pikerisht ne momentin qe une kisha njohur ate,thoja zot ku ishin me par kto qe vijn tani????.vuajta shume me familjen time deri sa mu desh qe te shprehesha lirshem me ta e tu thoja qe perveq atij nuk ka tjeter per mua,dhe me ne fund me kuptuan e pranuan. Te njejten vuajte kishte dhe ai me familjen e tij ku fjala e par thuhet "nuk e marrim nusen myslimane,e duam te di rregullat tona" malluar qofte ky mentalitet... Por mesaduket do ja dalim mban,do te jemi te njeri tjetrit per gjith jeten dhe me beso qe ska lumturi me te madhe per mua dhe ate. Fjalen qe me ben te qaj sa her e kujtoj eshte "zemer nuk dua te jem pa ty,enderroj nje te ardhme me ty dhe femijet tan,kte kam menduar qe diten e par kur te kam njohur,je e vetmja qe dua kaq shume" Vazhdojm te jemi prap bashk,do jemi pergjithmon bashk edhe sikur te na duhet te ikim larg nga shqiperia,po une e di qe ne nuk mund te ndahemi,jeta jon ka marr emrin dashuri,dhe duam ta jetojm. Do te shkepusim cdo zingjir qe na pengon te jemi bashk,do thuejm cdo penges,do shembim cdo mur qe do na dal ne prit ,po ama sdo ndahemi tpakten nga njerzit dhe mentaliteti jo. Nese na ndan zoti,duhet ta pranojm...

 

Letra 17

Dashuria e par eshte konsideruar si e paharrueshme dhe eshte e vertet , nuk e mendoja se mund te ndjeja kete qe ndjej , isha nje vajz qe nuk besoja tek dashuria me dukej absurde mendoja se ato qe dashuronin ishin te cmendur deri, ne momentin qe ai doli perpara syve te, mi e kisha par dhe her te tjera e njihja si fytyr mendoja qe ishte i bukur dhe ndonjeher e hidhja nje veshtrim fshehurazi , gjithcka nisi ne pervjetorin tim te 18 me nje urim ditlindjeje qe un nuk e prisja aspak u surprizova dhe njekohesisht u ndjeva shum e lumtur , me pas ai u shfaq diten tjeter ne shkollen time e veshtrova e habitur dhe, ai ne ate moment me shkeli syrin dhe me buzeqeshi dicka levizi brenda meje po nuk po e kuptoja cfar ? ! Me pas me shkruajti ne fb kemi folur me sms deri ne oret e vona te nates dhe si pa e kuptuar un po filloja te ndjeja dicka te fuqishme per te , ai po me bente te dashurohesha ne te , sepse ai vet ishte, tashme i dashuruar me mua , pasi un pranova te shkembenim nr e tel dhe vazhduam po ate nat te flisnim ne tel deri ne oret e para te mengjesit , ndjenjat e mia me kalimin e kohes po rriteshin gjestet e tij kundrejt meje ishin thjesht mahnitese , gjeste qe cdo femer, i enderron , trendafilat , poezit , kengen qe ai me kendonte thjesht perfekte per mua qe tashme isha komplet e dashuruat ne te ,, dhe nga nje vajz qe nuk besonte tek dashuria u ktheva ne nje femer e dashuruar e mbushur me lumturi dhe me shum fat qe ka ne krahet e saj nje mashkull qe ndjen te njejten dashuri dhe qe e demostron ate cdo dit . Flm , shpresoj tju pelqej sado pak ju luten anonim .

Letra 18

Mirembrema Anabel. Eshte hera e pare qe ju shkruaj por kjo tema e dashurise se bukur me frymezoi t'ju rrefej historine e asaj dashurie qe me ka sjelle ne jete.Eshte e gjitha historia e vertete e prinderve te mi te adhurueshem. Pra,e gjitha ka nisur kur ata ishin dy 16 vjecare qe jetonin ne lagje fqinje.Babai im,ate kohe njihe si djale shume capken dhe aspak i turpshem ne marredhenie me vajzat.Mamaja ime,krejt e kunderta,nje vajze e distancuar nga shoqeria me djem.Gjithcka nisi kur shoket i thane atij qe mos t'i fliste asaj vajze pasi ajo do i pergjgjej vrazhde dhe madje mund t'i binte ne shpulle.Ky capkeni sikur i thane;"Shko se do te pranoje direkt!", niset drejt vajzes qe ishte disi me larg ne grup me shoqet.Papritur i afrohet me pyetjen tipike"O goce me fal nje minute",pasuar me nje fjali aspak tipike per situaten:"Me thane qe ti te gjuan me shpulle po te ngacmove,he me gjuaj njehere".Ajo i kthehet me inat dhe i thote shkurt"Me ler rehat!".Dite me pas ai i ka folur duke i thene hapur qe ajo i pelqen dhe deshiron ta nisin si nje miqesi.Keshtu nisi nje lidhje e fshehte nga familjet por mesa thone protagonistet "pa puthje apo me teper.." (une jam femija e tyre dhe veshtire ta besoj :-P).Nejse,kjo lidhje vazhdon tre vite deri kur dikush nga familja e merr vesh dhe behet nami.mamaja nga frika tenton vetevrasjen dhe shtrohet ne spital.Ketu ndodh nje detaj teper i lezetshem pasi im ate shkon ta takoje dhe ajo i kerkon te largohet duke i thene se vellai i saj eshte aty.Rastesia e sjell qe ky vellai ishte shtruar ne muhabet me shokun e tim eti pa u njohur cilet jane.Ai ia plas te qeshures kur mamaja ia tregon nga dritarja cili eshte dhe i thote;"Pse ai qenka vellai jot?!"Me pas ai shkon te familja e saj per tu shpjeguar qellimet serioze me te por ata serish i ndalojne te jene bashke.Derisa nje dite te bukur,ata lene takim te furra e bukes dhe aty ai i tha:"Ku do te shkojme?"Pergjigja ishte:"Kudo qe do shkosh ti."Sot ata jane prinderit e nje vajze qe ka moshen e tyre ate dite kur vendosen te jene bashke perjete.Pas shume peripecish te tjera edhe familjet u pajtuan me vendimin.Nese e publikoni faleminderit dhe nuk e di per lexuesit po per mua kjo la qene dashuria qe kam enderruar ta jetoj dhe vete...Ju pershendes. Perla

Letra 19

JO TE GJITHA NJOHJET NE FCB KANE FUND TE HIDHUR. Para kater vjetesh isha e zhgenjyer totalisht nga jeta reale dhe pasi mbaroja punen kohen me te shumt e kaloja ne fcb pasi aty gjeja miqesin me te mire .Une nuk jetoj ne Shqiperi po jam emigrante prej disa vitesh . Kisha degjuar ,lexuar shume histori dashurie qe ishin njohur me ane te fcb po as une nuk i besoja.Pasi shume nga keto histori kishin vetem zhgenjim,perfitim,dhe shume pak fund te lumtur.Pasi isha kthyer nga pushimet e gushtit nga ishulli .Komentoja ne nje faqe te qytetit tim .Dhe pas disa ditesh me vjen nje kerkes miqesie nga admini i faqes.Une jam nga nje qytet i vogel i shqiperise ,qytet muze dhe njerzit njihen se kush jane .E pranova ftesen dhe shkruanim si shok pasi me njihte dhe e njihja sepse ishim nga nje lagje.ai jetonte ne Shqiperi.Nuk ishim takuar kurre me pare nga afer. Dhe pse ai ishte tre vjet me i vogel se mua shikonim te njeri-tjetri qe kishim shume gjera te perbashketa. Mbi te gjitha ishim njerez te thjesht dhe te dy vinim nga familje te regullta.Flisnim gjith diten dhe naten ne fcb per gjithcka.Ateher nuk kishte Skype por Msn dhe flisnim cdo dark.Nuk na e merte mendja se pas nje viti ne do ta pranonim te dy qe ne te vertet po binim ne dashuri me njeri-tjetrin.Genjeja veten duke then se eshte thjesht simpati sepse nuk mund ta besoja .Si mund te dashurohesha une me nje njeri vetem duke folur ne largesi .Ai vendosi pas nje viti qe te takoheshim dhe une e miratova kete gje .Pret bileten e avionit dhe vjen ne shtetin ku une jetoja . Dhe pse njerzit e mi nuk e miratuan kete lidhje dhe patem debate .Une vendosa ate qe me tha zemra.Ta prisja kur ai te vinte dhe ta takoja sepse po vinte per mua.Kur e pash per her te pare ishte krejt ndryshe zemra me rihte fort .Nuk i besoja syve qe ai erdhi nuk me genjeu, dhe nuk e besoja se vertet isha e dashuruar.Kur u takuam me njeri - tjetrin zemra e tij rihte fort ,me kishte then une vertet te dua ,po ta ndjeje se vertet me donte ishte gjeja me e bukur.Vendosem te bashkjetojm te dy per tu njohur dhe me mire .Dhe pse me frik sepse isha njohur vetem nga fcb per mua nje i pa njohur ishte sepse po e takoja per her te pare,une u mundova te krijoja besimin dita dites dhe ta njihja edhe me mire ,dhe ne te vertet nuk me kishte genjyer per asgje.Cdo gje qe me kishte then ashtu ishte.Sot qe po ju shkruaj ne festojm kater vjetorin e lidhjes tone Dhe pse kan kaluar kater vjet ne e duam njeri -tjetrin si diten e pare qe u takuam.Po me nje ndryshim jemi dhe me te sigurt per dashurin qe kemi. Do kthehemi ne Shqiperi te bejm dasmen qe kemi enderuar pasi kemi punuar me mish e me shpirt keto kater vjet..Dhe ta bekojm lidhjen tone me nje bebush se shpejti.Mosha qe ai eshte tre vjet me i vogel se mua ska pasur penges ne lidhjen tone per asnje nga ne te dy.Po di tju them se me mban si princesh dhe jam vajza me e lumtur ne bote. Flm qe zoti me bekoi me njeriun me te mire .

Letra 20

Mirmbrema Anabel ( Dua te mbetem Anonime te lutem). Sapo lexova temen dhe te them te drejten nuk mund te rri pa publikuar historine e jetes sime , kete histori qe ka bere qe te falenderoj cdo nate Zotin qe ka sjelle ne rrugen e jetes sime nje njeri si i dashuri im . Kane kaluar me shume se 2 vite dhe ne cdo moment qe kalon kaloj momente te mbushura me jete, dashuri , lumturi dhe ngrohtesi nga i dashuri im. Nuk gjej dot fjale pet te pershkruar dashurine time per te .. Gjithcka nisi ne nje nate te ftohte dimri .. Te dy studente dhe miq te ngushte me njeri tjetrin, papritur ndjenja brenda kishte filluar te rritej dhe une qe e kisha kuptuar dhe nuk beja ze, vetem e shijoja ne largesi . Ne kete nate dimri, AI , vetem ne nje klase me mua , me sjell nje trendafil dhe me propozon, por si nje 'mike' nuk mund ta pranoja, dhe ky qe nje refuzim .. Refuzim i nje zemre te dashuruar per nje zemer te dashuruar .. Kalojne dite dhe gjithcka ftohet , e sigurisht qe ne kete moment femra cmendet dhe vetem pyet veten 'Pse nuk ma var? ' .. Ketu nis ndjenja e madhe e dashurise , pyetjet pa pergjigje, xhelozia e gjithcka tjeter qe te shtyn drejt tij. Kaq kohe, dhe ditet kalojne e netet gjithashtu habitem me veten sepse dashuria vetem shtohet cdo dite .. Sa shpeshhere i them 'Kam rene perseri ne dashuri me Ty!' Kemi nje lidhje te bukur, te respektueshme, te paster, te sinqerte, nje lidhje te dashuruarish te cilet bejne gjithcka per njeri tjetrin , per te mbojtur dashurine e madhe, nje lidhje e cila ka bere te mundur nje takim 8 oresh dhe asnje cast merzitje apo lodhje . Nje lidhje ku sapo ndahem prej tij, me zor e pres takimin tjeter. Nuk di c'te them jemi mesuar e miqesuar me njeri tjetrin kaq shume saqe edhe ne momentin qe ndahemi per te ikur ne shtepi menjehere fillojne sms ne tel ose ne fb. Kjo dashuri me ka bere ta shoh boten me nje sy tjeter. Ndoshta nuk jam e vemtja qe dashuroj kaq fort, por jam e vetmja qe cdo dite ne zemren e ushqej dhe e rris kete dashuri , e cila cdo dite rritet edhe me shume. Ndoshta fola pak per lidhjen dhe per Ate, po eshte ai i cili, me kupton, me degjon, me vlereson cdo dite e me shume, nuk ka dite te jetes sime qe mos te me thote 'sa e bukur je ' .. Sa dua ta jetoj kete jete me Ty! Mundohem ta perkufizoj kete dashuri qe kam per Ty por me duket se kurre nuk do te mund ta bej nje gje te tille , sepse asnje fjale nuk eshte me e bukur se ajo qe ndjej dhe se dashuria jone. Falenderoj Zotin qe eshte kujtuar per mua dhe me ka dhuruar nje njeri te tille, qe ka krijuar dashurine , e falenderoj pafundesisht qe te ka krijuar Ty! Faleminderit nese e publikon!

Letra 21

Anabel pershendetje. Nuk mendoja qe do te shkruaja ndonjehere dhe pse jam nje komentuese e rregullt e kesaj faqeje por doja te ndaja me ju historine time te dashuris. Gjithcka lindi kur une isha ende vit i pare ne gjimnaz. Aty mes rrethit shoqeror vjen nje djale 2 metra qe aq i bkr sa ishte me beri pershtypje direkt. Por qe ne te foluren e tij e mora inat pafund. Shprehja e tij per shaka, "Femrat t mesojne sa te duan ato prape ne kontroll te burrit do jene",me beri ta merja inat. E me krenarin me te madhe i them "Me kete mendje qe ke ti sdo kete femer qe do te te doj". Qe atehere ai sme la te qete nje sek. Vinte qe nga veriu ne jug vetem per tme pare mua dhe une asnjehere nk ia hidhja syte. Me bente ftes ne fb dhe une i beja block. Fuste cdo te aferme te tij per tme folur e per tme shkruajtur po une kisha krijuar imazhin me te keq per te. Derisa nje dite ai me hapi zemren dhe e kuptova kush ishte ne te ver8 . Dhe me e bukura ishte qe dhe pse ne vit te katert i dhash mundesin te me njofi ende e torturoja. I flisja me pertes,ne kafe mezi dilja hahaha kur kujtoj cfare i kam bere me vjen te qesh. Dhe ai shpirti im nk u lodh asnjehere se me dashuri. Ehh ckemi hequr. Sa here kam bere sherr me familjen se ata kurresesi nk e donin nje "verior te trashe" ,sa here familja ime ka kundershtuar madje vellai im e ka telefonuar duke i thene qe me kane fejuar por asgje sna ka ndare. As largesia sna beri gje. Cdo dite dhe me sh kuptoj qe e dua me sh se cdo gje. Ai eshte frymarrja ime,jeta ime,gjithckaja ime. E une ende jam vogelushja e tij e llastuar. Sh shpejt fejohemi dhe une ndiej se zemra do me dal vendit. E enderroj ate moment kur ai do jete prane meje pergjithmon. Te lutem anonim se sjam tip goce qe shprehem kaq hapur

Letra 22

Pershendetje Anabel! Çdo dashuri ka te vecanten e saj ndaj dhe une dua te ndaj me ju historine time .. Nje histori qe mbart brenda pasion por dhe zhgenjime ! Vera eshte ajo ku lindin dashurit me te bukura aty lindi dhe dashurija ime nje dashuri qe me vret dhe sot e kesaj dite! Si cdo dite darkave m pelqenin ato shetitjet e gjata ne breg te detit dhe n njeren nga kto dit me zuri syri nje djal me muskuj e teper simpatik ai ishte me makin bashke me vellain e tij !! Nfakt ne ato momente t 2 vellezerit po m 'gjuanin' neqofte se do ta quanim keshtu.. Por un kisha sy vetem per njerin o zott m terhoqi aq shum sa po beja si e cmendur duke kapur kusheriren e duke i then shiko shiko sa yll.. Bera disa xhiro dhe ai akoma po vinte mbrapa me makine .. Me duhej t ikja tek lokali se po m kerkonin te shtepis fhe meqe shkoj shum von nuk dola me xhiro. Ndihesha keq mendoja se sdo ta shikoja me kurr.. Te nesermen n breg te detit po vereja nje mashkull me muskuj te bukur me pelqeu shumee po nuk e mendoja se ishte i njejti person pasi nuk e kisha fiksuar mir fytyren naten e kaluar.. Dola xhiro dhe ky prap po grricej me bente komplimenta dhe duke mos ditur q ishte i njejti person thash me vete 'uaa sa super meshkuj ket ver' hahah .. Ika prap sdija si t afrohesha jam e turpshme ne situata t tilla qendroj serioze pavarsisht se m terheq

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb