Metropolitan

Historia e pabesueshme pas fustanit ikonik rozë të Parashqevi Simakut

Historia e pabesueshme pas fustanit ikonik rozë të Parashqevi Simakut

29 vite pas prezantimit të këngës “E duam lumturinë” në festivalin e 27-të në RTSH, kompozitori i njohur Agim Doçi rrëfeu historinë e pabesueshme pas fustanit ikonik të këngëtares Parashqevi Simaku në performancën e paharrueshme.

Historia e pabesueshme pas fustanit ikonik rozë të Parashqevi Simakut

Së bashku me Pirro Çakon në studion e “Pasdite në Top Channel”, ai tregoi sesi Simaku fillimisht refuzoi ta interpretonte këngën sepse nuk i pëlqeu orkestrimi, por më pas mbeti e kënaqur nga versioni i ri i punuar nga Gjergj Leka dhe pranoi me një kusht të vetëm.

“Unë vij, vetëm po më gjete tafta bojë rozë!”- citoi Doçi këngëtaren e famshme, duke sqaruar më tej se materiali në fjalë që ajo kërkonte për veshjen, gjendej vetëm në perdet e Komitetit Qendror.

“Dhe unë kam shkuar kam vjedhur perdert në Komitet Qendror dhe kam shkuar tek rrobaqepësja më e mirë e artistëve, Shpresa Zeraliu. Ajo sapo pa taftanë i ra të fikët sepse e dinte që kjo tafta vinte vetëm për Komitetin Qendror.”- u shpreh Doçi në studion e emisionit. Ai gjithashtu tregoi për herë të parë publikisht se kënga “E duam lumturinë”, është përkthyer nga Mira Meksi e Robert Shvarc dhe sot mbrohet nga UNESCO.

Burimi: Tirana Post

REELS

Shaka baballarësh 😂

Dilni në protestë, mbase gjeni dhe dashurinë. Një rrugë e dy punë 😌

POV: Shikon të dashurën që kërcen me një burrë tjetër 💃

Do të vij me shokët e mi shqiptar!!!

Shtatori përcakton qëllimet e reja për jetën dhe fizikun, por nepsi, si gjithmonë, shkatërron çdo plan. E po, jo me @shendetembel_ . Të vetmet ëmbëlsira që largojnë nepsin dhe çdo ndjesi faji 🍰

👀 Tag 👀

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal