Metropolitan

Historia e Hirushes shqiptare: Puna e saj si pastruese e njohu me mashkullin që i ndryshoi jetën

Historinë e Hirushes e njohim të gjithë. Jemi rritur dhe vazhdojmë t’ua tregojmë fëmijëve përrallën frymëzuese që tregon sesi një vajzë e varfër arrin të gjejë princin e saj të kaltër. Por, ditën e sotme tek “E Diela shqiptare”, vajza nga Berati e quajtur Elvana tregoi historinë e saj të Hirushes.

Vuajtja e Elvanës fillon në gjimnaz kur ajo njohu djalin me të cilin u dashurua. “Isha 17 vjeç kur u njohëm. Ndenjëm 2 muaj bashkë, më pas ja tregova familjes dhe u fejuam. Pas një viti fejesë, vendosëm të martoheshim. Vitin e parë të martesës e kaluam në Shqipëri, por më pas vendosëm të emigronim në Greqi, ku jetuam për 1 vit e gjysëm. Aty kuptova shumë gjëra. Ai nuk ishte i aftë të mbante një femër, nuk i dilte zot. E shikonte familjen si lodër. U shtuan debatet sepse nuk donte të punonte. Kjo gjë na detyroi të ktheheshim në Shqipëri. Kur erdhëm këtu jeta ime u shkatërrua. Nisëm të jetonim në Berat dhe ishim të dy të papunë. Motra ime ka bërë gjithçka për mua në atë periudhë. Ka lënë dhe veten e saj pas dore vetëm sepse shqetësohej për mua. Lidhja jonë ka rezistuar për aq kohë vetëm prej asaj. Kam tentuar shum shpesh të vras veten, por nuk e kam bërë vetëm prej saj. Shkova në Angli, punova dhe më pas mora atje dhe ish-bashkëshortin. Në fillim gjërat shkonin mirë, madje i gjetëm dhe punë, por ai nuk ndryshoi. Ky ishte momenti kur unë vendosa të ndahesha” tregon Elvana.

Më pas ajo vazhdon të tregojë sesi jeta e saj ndryshoi vetëm nga një takim i rastësishëm. “Fillimisht unë punoja në pastrim shtëpish, dhe kontaktet me klientët i krijoja në internet. Një nga ata që më kontaktuan ishte dhe Michael. Ai më vonë më tregoi që më ka pëlqyer që herën e parë. Donte të mbante kontakt me mua dhe prandaj më tha që do më jepte një çelës të shtëpisë. Herën e dytë ai më tha që nuk donte të shkoja më për të pastruar sepse donte të ishim shokë. Më pas dolëm për darkë dhe aty më shprehu dashurinë. I thashë të më priste sepse kisha vuajtur shumë dhe kështu që u lidhëm pas 3-muajsh” përfundon Elvana, në sytë e të cilës kuptojmë se historia e saj lind si një histori vuajtjeje, por ka një fund si në përralla.

REELS

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

Lëkura ime? E freskët gjithë ditën, falë këtij xheli @jeclaire.al! Jeclaire Hydragel përthithet menjëherë nga lëkura dhe lë vetëm hidratim. ✅ Hidratim perfekt për ditët e nxehta të verës 🌞 ✅ Përshtatet për çdo tip lëkure, edhe për ato me akne ✅ Nuk ngjit, nuk e bën lëkurën me yndyrë ✅ Freskon dhe qetëson menjëherë ✅ Lëkurë e butë me efekt matte gjithë ditën ✅ Perfekt edhe si bazë makeup-i Përdore çdo mëngjes dhe do ndihesh sikur sapo ke dalë nga spa. 🫧

Pamela, thonë miqtë, është e mahnitur nga mënyra se si Liam e sheh jetën, ndërsa dyshja duket se kanë gjetur paqe në krahët e njëri-tjetrit.

Hermosa 🔥

----historia-e-hirushes-shqiptare-puna-e-saj-si-pastruese-e-njohu-me-mashkullin-qe-u-be-burri-i-jetes