Showbiz

Histori e rrallë dashurie shqiptare: Të martuar që në djep!

Një histori e rrallë e një dashurie që tejkalon me vite drite, vite dashurie, librat e Markezit.

Dy bashkëshortë, Loni dhe Zoica, të martuar që përpara se ajo të lindte, ndanë tek ‘Ka Një Mesazh Për Ty’ gjithçka kishin ndier dhe vazhdonin të ndjenin për njëri-tjetrin, prej 57 vitesh martesë dhe shumë më parë. Kur Loni kishte qenë vetëm 2 vjeç, prindërit kishin vendosur se nëse miqtë e tyre të familjes do të sillnin në jetë një vajzë, ajo do të bëhej gruaja e tij. ‘Dhe lindi…vajzë’, rrëfeu ai.

Kjo vajzë do të bëhej gruaja e jetës së tij, nëna e fëmijëve, dashuria e madhe, e vetme, e përtej-jetshme. Përkundër legjendave të zakonshme të mblesërive fatkeqe që shkatërrojnë jetët e të rinjve që tjetër duan e me të tjerë martohen… ‘Unë dua ta falenderoj, sepse kemi lindur, jemi rritur, e po plakemi bashkë, dhe ajo ka qenë gjithmonë pranë meje; më ka ndjekur, më ka qëndruar besnike gjithmonë; është nëna e 2 fëmijëve të mi dhe gjyshja e nipërve të mi që na e kanë mbushur shtëpinë plot! Jemi shumë të lumtur bashkë!’ kanë qenë fjalët e Lonit për gruan, Zoicën.

‘Nuk i ndahem. Nuk i ndahem!’, është shprehur zonja Zoica, me lot në sy, ‘Bashkë kemi lindur, bashkë do të vdesim!’ Pakëz me shaka, më shumë me ndjenjë ata u betuan se kështu do të duheshin deri sa të kishin jetë. ‘Ajo më ka premtuar se do të jetë pranë meje deri 80 vjeç’, tha zoti Loni, ‘Por unë dua t’i kërkoj më shumë, përtej 80 viteve…120 a më shumë vjet!’ Ata u ribetuan për dashurinë karshi njëri-tjetrit, në një shkëmbim emocionesh që ngjanin të denja për një martesë të 2-të.

Të martuar që prej vitit 1959, të fejuar që kur ai ishte 2 vjeç e ajo ende nuk kishte lindur, kishin kaluar luftën, pa u prekur asfare; nata e tyre e parë kishte qenë nata e parë e martesës. Nëse ‘Dashuria në Kohërat e Kolerës’ ju ka bërë të qani, kjo histori e vërtetë, thellësisht e vërtetë dhe shqiptare, është e aftë t’ju bëjë të besoni jo vetëm tek dashuria, por tek gjithçka e mirë e jetës.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb