Anabelizim

Shhht! 10 foto të VIP-ave që ata s’e dinë se ekzistojnë

Shhht! 10 foto të VIP-ave që ata s’e dinë se

Ka një seksion nëpër profilet në rrjete të ndryshme sociale, si Facebook apo Instagram, posaçërisht për fotot ku të kanë etiketuar të tjerët. Janë ato foto që ti zakonisht s’e ke dhënë miratimin që të publikohen kund, ose edhe nëse e ke dhënë për t’i bërë qejfin shokut se ka dalë mirë, sigurohesh që të mos e shikojnë miqtë e tu.

Kurse VIP-at, na e merr mendja se janë mësuar duke e parë veten në lloj-lloj pozash, edhe nga ana jo e mirë e fytyrës. Albumi i fotove ku i kanë etiketuar përmban me dhjetëra mijëra foto, shumë më shumë se ç’mund të kenë postuar vetë gjatë gjithë jetës. Me gjasë, shumë foto as që e dinë se i kanë.

Këto foto që na i çuan fansat e Anabel në Facebook janë disa prej tyre.

Vëmë dorën në zjarr që Nicole Scherzinger as që ia ka idenë e kësaj fotos me djalin shqiptar. Ai e rastisi në aeroport dhe u shkrep ky kujtim i bukur mes atyre të dyve, jo se po themi se mund të ketë diçka mes tyre se është absurde të aludosh se mund të ketë diçka kur kjo është thjesht një foto me fansin, paçka se kështu nisin dashuritë e mëdha, as se Nicole Scherzinger ka nja dy histori me nja dy shqiptarë dhe ne mendojmë se i ka qejf djemtë tanë, gjithsesi ju shikojeni foton vetë:

Shhht! 10 foto të VIP-ave që ata s’e dinë se

Me siguri as ikona e milanistëve Andriy Shevchenko s’e di ekzistencën e kësaj fotoje. Shevi, mos na hidh në gjyq. Ti ishe dakord të shkrepej. Mund të ishe fokusuar tek kamera dhe të jepje një buzëqeshje të vockël sa për fotozheni. Ja, djali jonë sa bukur pozon: si model!

Shhht! 10 foto të VIP-ave që ata s’e dinë se

E shikon Xhensila Myrtezajn? Sa i del kamera përpara, tak!, buzëqesh dhe del bukur në foto. Po pse, ne do t’ju mësojmë?

Shhht! 10 foto të VIP-ave që ata s’e dinë se

Apo Lulëzim Basha! Buzëqeshja e tij është ikonike, gati-gati emojike. Ai e di që mbështetësit e tij e adhurojnë këtë buzëqeshje, ndaj buzëqesh. Djali që na dërgoi foton e mbuloi fytyrën me një ikonë, kurse kryetari i PD-së është një ikonë më vete.

Shhht! 10 foto të VIP-ave që ata s’e dinë se

“I madhi Frank Lampard”, shkruan bashkëshortja e burrit që ka dalë në foto me futbollistin e famshëm britanik, që tani shkruan libra për fëmijë. Është e trishtë që s’e shikojmë dot fytyrën e tij; tifozët shqiptarë të Chelsea-t i kemi si ujët e paktë.

Shhht! 10 foto të VIP-ave që ata s’e dinë se

Zaimina. Ah, Zaimina. E përqafon fansin e saj si ta kishte shok prej vitesh, jep një nënqeshje dhe le ta çojnë foton nga të duan!

Shhht! 10 foto të VIP-ave që ata s’e dinë se

Lorik Cana është përfundimisht më mirë me look-un e ri me flokë të shkurtra, por atë që e ka, e ka. Domethënë, ngjan shumë djalë i mirë dhe pozitiv. Se është dhe i martuar.

Shhht! 10 foto të VIP-ave që ata s’e dinë se

Ua Salsano! Salsano është bërë baba për herë të dytë! Urime! Të gjithë një pije nga unë!

Shhht! 10 foto të VIP-ave që ata s’e dinë se

Ky është shoku ynë Zhaku i Big Brother 7, që na çoi këtë foton me këngëtarin e famshëm italian Nek. S’e kishim parë ndonjëherë me këtë sy Nek-un, po që qenka alamet kingu?

Shhht! 10 foto të VIP-ave që ata s’e dinë se

Një fans me emrin Edi na dërgoi këtë foto ku ka dalë me mua, kur isha bjonde dhe cool, pra mbaja flokë të shkurtër. Tani që jam bërë VIP kam ndryshuar look, prandaj edhe s’më njeh njeri. Gjithsesi më solli fat. Thanx Edi!

Shhht! 10 foto të VIP-ave që ata s’e dinë se

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb