
Të shtunën, më 23 gusht, do të mirëpresim Hënën e re, që do të sjellë një errësim të qiellit! Hëna e re, e quajtur edhe “Hëna e zezë” do të sjellë një rifreskim për këtë, duke na dhënë mundësinë për të gjetur balancat, ndërsa hyjmë në stinën e re.
Hëna e re e gushtit do të jetë një “Hënë e zezë sezonale”, term që i referohet Hënës së tretë të re në një sezon astrologjik, i cili ka në total 4 Hëna të reja. Të kesh katër Hëna të reja brenda një sezoni astrologjik (periudha mes një ekuinoksi dhe një solstici) është diçka mjaft e rrallë. Në fakt, Hëna e ardhshme e zezë sezonale do të ndodhë në gusht të vitit 2028.
Dashi
Herë pas here je impulsiv dhe kërkon vëmendje, duke u përfshirë në situata dramatike, por ditët në vijim do të të ftojnë të reflektosh më shumë mbi vendimet e tua. Do të ndjesh një nevojë për të ndërmarrë hapa më të matur dhe për të vlerësuar mundësitë që të vijnë.
Demi
Demi zakonisht u qëndron gjërave të njohura dhe shmang rreziqet, por Hëna e zezë të shtyn të shohwsh mundësi të reja. Disa vendime financiare ose profesionale mund të kërkojnë më shumë vëmendje. Në dashuri, mund të ndihesh i tërhequr nga persona të rinj, por gjërat nuk janë gjithmonë ashtu si duken. Çelësi është të veprosh me maturi dhe të mos nxitosh.
Binjakët
Shpirti i shkujdesur dhe komunikues i Binjakëve ndonjëherë fluturon nga një ide tek tjetra. Kjo Hënë e zezë të kërkon të përqendrohesh dhe të shmangësh keqkuptimet me kolegët. Do të kuptosh se qetësia dhe mendimi i thellë sjellin më shumë rezultate se nxitimi. Në dashuri, emocionet mund të jenë të forta, por reflektimi i mençur do të bëjë diferencën.
Gaforrja
Gaforret zakonisht janë të ndjeshme dhe mbrojtës, por tani do të ndihen të nxitur për të bërë ndryshime në mënyrën se si lidhen me të tjerët. Mund të shfaqen mundësi për rritje profesionale dhe për marrëdhënie të reja shoqërore. Është koha për të vendosur kufij të shëndetshëm dhe për të vlerësuar çfarë dhe kush të bën të ndihesh mirë.
Luani
Luani e dashuron vëmendjen dhe pasionin, por tani do të përjetojë një nevojë për balancë. Mund të marrësh lajme të rëndësishme për karrierën, që të shtyjnë të mendosh për hapat e ardhshëm. Në dashuri, pasioni është i madh, por do të kuptosh se durimi dhe dëgjimi i partnerit ose i një personi të ri sjellin më shumë kënaqësi sesa dramat e zakonshme.
Virgjëresha
Si shenjë analitike, Virgjëresha ndonjëherë mund të jetë kritike ndaj vetes dhe të tjerëve. Kjo Hënë e zezë të fton të rilindësh profesionalisht dhe emocionalisht. Është koha për të pastruar mendimet, për të vendosur qëllime të reja dhe për të vepruar me maturi. Marrëdhëniet romantike mund të sjellin tërheqje të re, por gjërat do të ecin më mirë me qetësi dhe durim.
Peshorja
Peshoret shpesh kërkojnë harmoni dhe shmangin konfliktet, por tani do të ndihen të sfiduara të gjejnë balancën e brendshme. Në punë dhe në jetën personale, do të shfaqen situata që kërkojnë vendime të qarta dhe të menduara.
Akrepi
Hëna e zezë të fton të kesh kontroll mbi emocionet e forta. Në punë, mund të shfaqen mundësi për rritje dhe njohje të reja, por duhet të shmangësh veprimet impulsive. Në dashuri, pasioni është i zjarrtw, por maturia dhe besimi janë çelësi për të krijuar lidhje që zgjasin.
Shigjetari
Shigjetarët e dashurojnë lirinë dhe aventurën, por tani duhet të përqendrohen dhe të marrin vendime të menduara. Në punë, keqkuptimet mund të lindin lehtësisht, ndaj komunikimi i qartë është vendimtar. Në dashuri, emocionet mund të jenë intensive, por qetësia dhe reflektimi do të të ndihmojnë të bësh zgjedhjet e duhura.
Bricjapi
Bricjapët i marrin gjërat seriozisht dhe shpesh punojnë pa pushim. Kjo Hënë e zezë sjell mundësi për të reflektuar mbi prioritetet dhe për të rritur besimin në vetvete. Në dashuri, tërheqja nga një person i ri mund të jetë prezente, por kujdesi dhe maturia do të sigurojnë që marrëdhënia të jetë e qëndrueshme.
Ujori
Ujorët janë të pavarur dhe shpesh të paparashikueshwm. Kjo periudhë të fton të gjesh balancën midis spontanitetit dhe planifikimit. Në punë, kujdes nga lodhja dhe keqkuptimet, ndërsa në dashuri do të ndihesh tërhequr nga persona interesantw.
Peshqit
Peshqit janë të ndjeshëm dhe krijues, por tani do të ndihen të nxitur të kanalizojnë energjitë emocionale në mënyra më produktive. Në punë, mundësi të reja profesionale do të kërkojnë besim në aftësitë e tua. Në dashuri, pasioni dhe lidhjet emocionale mund të jenë intensive, por qetësia dhe reflektimi do të ndihmojnë të bësh zgjedhjet më të mira.