Horoscope

Hëna e zezë në Virgjëreshë: Ç’të presësh nga fenomeni i rrallë?

Hëna e zezë në Virgjëreshë: Ç’të
Ian Parker

 
Të shtunën, më 23 gusht, do të mirëpresim Hënën e re, që do të sjellë një errësim të qiellit! Hëna e re, e quajtur edhe “Hëna e zezë” do të sjellë një rifreskim për këtë, duke na dhënë mundësinë për të gjetur balancat, ndërsa hyjmë në stinën e re.
 
Hëna e re e gushtit do të jetë një “Hënë e zezë sezonale”, term që i referohet Hënës së tretë të re në një sezon astrologjik, i cili ka në total 4 Hëna të reja. Të kesh katër Hëna të reja brenda një sezoni astrologjik (periudha mes një ekuinoksi dhe një solstici) është diçka mjaft e rrallë. Në fakt, Hëna e ardhshme e zezë sezonale do të ndodhë në gusht të vitit 2028.

Çfarë të presim nga Hëna e re në Virgjëreshë?

Hënat e reja janë pika e rinisjes në ciklin hënor. Ky është momenti kur cikli i mëparshëm mbyllet dhe një i ri fillon. Këtu, na jepet mundësia të heqim qafe energjitë, emocionet dhe situatat që nuk na shërbejnë më, në mënyrë që të kemi një rifillim të freskët. Për këtë arsye, Hënat e reja cilësohen si momenti më i mirë gjatë ciklit hënor për të manifestuar të ardhmen. Vendosja e qëllimeve dhe mendimi pozitiv në këtë pikë mund të rriten në diçka më të madhe dhe më të begatë.
 
Shumica e njerëzve e mendojnë Virgjëreshën si shenjën e perfeksionizmit, organizimit dhe kritikës. Por Virgjëresha është gjithashtu një kujdestare e përsosur. Ajo është tejet e vëmendshme ndaj të tjerëve dhe nuk udhëhiqet nga interesi vetjak. Kjo do të thotë që kjo Hënë do të ndriçojë dëshirën tënde për të qenë pjesë e një komuniteti. Një ndjenjë e thellë qetësie mund të gjendet kur ndihmon dhe mbështet njerëzit përreth teje.
 
Kjo Hënë e re na frymëzon gjithashtu të gjejmë ose të krijojmë hapësirë për veten tonë, si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Nëse e ke shtyrë pastrimin e një dhome apo larjen e makinës, këtu do të gjesh frymëzimin për të pastruar hapësirën.
 
Mund të jetë gjithashtu koha për një pastrim emocional dhe mendor. Një moment për t’u rikthyer tek ajo që vërtet ka rëndësi. Nëse po vendos disa pritshmëri të pavërteta për veten, është koha të fokusohesh tek e vërteta dhe te potenciali yt. Nëse shqetësimi mendor po vjen nga një faktor i jashtëm, është momenti të bësh ca ndryshime, qoftë të largohesh nga një punë që po të mbingarkon, apo të ndërmarrësh vendime që mund të cekin njerëz me të cilët ke raporte të afërta.

 

REELS

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Jo më kot Geekbar është bërë trend kaq shpejt në Shqipëri kur në të gjithë botën njihet si vape numër 1!!

Oriola Marashi hap dhe mbyll sfilatën e Guess ✨

Si ju duket? 😍

Supermodelja afrikano-jugore Candace Swanepoel e ka ruajtur me se miri imazhin e ideales se Victoria Secret: Embelsi ne portret, linja perfekte, ecje perfekte, floke perfekte. Ishte wow! 36-vjecarja nene e dy femijeve deshmoi jo vetem per genet e jashtezakonshme, po edhe disiplinen qe ka e qe e ndihmon te jete ne kete forme te mahnitshmw.

Une 6 vjec me sandalet e mamit duke bere sfilate te oborri i shtepise para kusherires 3 vjecare dhe qenit

Braziliania 44-vjecare Adriana Lima gjithmone nje bishe e pasareles! #victoriasecretfashionshow

#victoriassecretfashionshow

Ha💸ha💸ha💸

Kush t’le ty me ec 🚶e çun!!!