Metropolitan

Hap revolucionar: Ky satelit mund të ndihmojë shkencëtarët që të parashikojnë katastrofat natyrore

Hap revolucionar: Ky satelit mund të ndihmojë shkencëtarët
Getty

 
Ajo që i bën katastrofat natyrore edhe më shkatërruese është fakti se vijnë pa paralajmërim dhe nuk lënë kohë për të kërkuar më shpejt strehim. Pra, imagjino një botë ku paralajmërohesh më shpejt: Njerëzit do të kishin mundësi të kërkonin strehim. Shërbimet e emergjencës do të mund të dërgonin burime në zonat e prekura për më shumë efikasitet. Ndërkohë, projektet e reja të ndërtimit mund të zhvendoseshin në zona më të sigurta.
 
Këtë mund ta bëjë sateliti i ri, i krijuar nga NASA dhe ISRO! Për të kuptuar më mirë se si ndryshimet e vogla në sipërfaqen e tokës dhe akujve të planetit mund të çojnë në ngjarje katastrofike, Laboratori i Propulsionit Raketor i NASA-s (JPL) po bashkëpunon me Agjencinë Indiane të Kërkimeve Hapësinore (ISRO) në një mision hapësinor për të lëshuar në orbitë një satelit unik që do të monitorojë Tokën në një mënyrë unike.
 
Misioni NISAR (NASA-ISRO Synthetic Aperture Radar), pritet të niset në orën 14:10 me orën, më 30 korrik, me një raketë ISRO GSLV-F16 nga Qendra Hapësinore Satish Dhaëan në bregun juglindor të Indisë.
 
I ndërtuar nga NASA JPL dhe ISRO, sateliti përmban një sistem radari unik që përdor dy frekuenca të ndryshme – L-band dhe S-band – duke e bërë të aftë të matë ndryshime shumë të vogla (më pak se gjysmë centimetri) në sipërfaqen e Tokës. Duke përdorur këto të dhëna, ai do të prodhojë imazhe 3D shumë të detajuara që do të ndihmojnë studiuesit të kuptojnë dhe parashikojnë më mirë katastrofa natyrore, si zjarret në pyje, shpërthimet vullkanike, tërmetet dhe rrëshqitjet e dheut.

Hap revolucionar: Ky satelit mund të ndihmojë shkencëtarët

“NISAR është me të vërtetë një satelit unik me radar të dyfishtë që do të ndryshojë mënyrën si e studiojmë planetin tonë dhe do të na ndihmojë të parashikojmë më mirë një katastrofë natyrore përpara se të ndodhë. Ai do të skanojë dhe fotografojë pothuajse të gjithë sipërfaqen e Tokës dhe akullit të Tokës dy herë në çdo 12 ditë, me një nivel detaji të paparë, deri në centimetra,” tha Nicky Fox, administratore e drejtorisë së Misioneve Shkencore të NASA-s, gjatë një konference për shtyp para nisjes.

Misioni, me një kosto prej 1.3 miliardë dollarësh, nuk do t’i ndihmojë vetëm shkencëtarët të kuptojnë më mirë shkaqet e katastrofave natyrore, por edhe studiuesit e klimës që do të mund të monitorojnë shkrirjen e akullnajave dhe shtresave të akullit në Grenlandë dhe Antarktidë, si dhe të ndjekin mirëqenien e pyjeve tropikale të botës me më shumë saktësi. Ai gjithashtu mund të identifikojë ndryshimet e shkaktuara nga njeriu në tokë, përfshirë ato nga bujqësia dhe blegtoria, projektet e ujit, ndërtimet rezidenciale dhe tregtare, si dhe projektet e infrastrukturës.
 
“Do ta vëmë shkencën dhe të dhënat e NISAR-it në funksion të vendimmarrjes, duke i bërë ato të disponueshme kur dhe ku është e nevojshme, për të siguruar që si komb të kemi mundësi të ushqehemi, të ndërtojmë sisteme banimi dhe transporti të qëndrueshme dhe të përgatitemi më mirë për përballimin e rreziqeve natyrore,” shpjegoi Karen St. Germain, drejtoreshë e Divizionit të Shkencës së Tokës në NASA.
 
Ndërsa satelitë të tjerë mund të monitorojnë sipërfaqen e Tokës dhe të ofrojnë imazhe apo matje, NASA JPL thekson se NISAR ka një sistem radari special. Ky sistem funksionon duke dërguar sinjale drejt Tokës dhe më pas duke përdorur një antenë radari të madhe, 12 metra të gjatë, për të marrë sinjalet që reflektohen mbrapsht. Studiuesit më pas mund të krahasojnë sinjalet për të studiuar ndryshimet në sipërfaqen e planetit.
 
Duke qenë se ai rikthehet në çdo vend çdo 12 ditë, mund të ndjekë këto ndryshime me kalimin e kohës. NISAR gjithashtu mund të “shohë” përmes reve dhe reshjeve të lehta dhe funksionon në mënyrë të vazhdueshme, ndryshe nga sensorët optikë të satelitëve të tjerë.
 
Misioni i NISAR-it është planifikuar të zgjasë tre vjet dhe është hera e parë që NASA dhe ISRO bashkëpunojnë në një projekt të tillë.
 
NASA deklaroi se sateliti do të mbledhë të dhëna të mjaftueshme për të mbushur rreth 150 disqe të forta me kapacitet 512 GB çdo ditë dhe se këto të dhëna do të jenë të disponueshme falas për shkencëtarët dhe këdo tjetër që është i interesuar t’i studiojë ato.
                                                            

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

----news/83537/hap-revolucionar-ky-satelit-mund-te-ndihmoje-shkencetaret-qe-te-parashikojne-kat-i83537