Metropolitan

Gypsy Rose Blanchard thyen heshtjen pas përfundimit të lirisë me kusht

Gypsy Rose Blanchard thyen heshtjen pas përfundimit të lirisë me
Foto: Gypsy-Rose Blanchard/ Instagram

Pas përfundimit të lirimit me kusht, Gypsy Rose reflektoi mbi të kaluarën, kërkoi falje për rolin e saj në vdekjen e nënës dhe iu drejtua ish-partnerit që kreu krimin.

Gypsy Rose Blanchard, e cila u bë e njohur ndërkombëtarisht pas përfshirjes së saj në vrasjen e nënës Dee Dee Blanchard në vitin 2015, ka përfunduar zyrtarisht lirinë me kusht dhe ka ndarë një mesazh të fuqishëm në Instagram:

“Ky kapitull i ri është i shërimit. I rritjes. I rimarrjes së jetës sime.”

Në postimin me titull “Duke thyer heshtjen”, Gypsy reflektoi për herë të parë në mënyrë të hapur pas përfundimit të dënimit dhe tha se mbante përgjegjësi të plotë për veprimet e saj:

“E pranova dënimin tim dhe peshën e zgjedhjeve të mia. E kam mbajtur atë barrë për vite me radhë. Tani, nuk i detyrohem të shkuarës asgjë më shumë.”

Ajo gjithashtu shënjestroi ish-të dashurin e saj, Nicholas Godejohn – personi që vrau nënën e saj me thikë – duke e quajtur “një njeri thellësisht të çrregullt” që “e dinte shumë mirë dallimin mes të drejtës dhe të gabuarës”. Ajo theksoi se ai e mori vetë vendimin për të kryer vrasjen dhe se “ai nuk përjashtohet nga pasojat”.

Gypsy Rose Blanchard thyen heshtjen pas përfundimit të lirisë me
Nicholas Godejohn

Në vitin 2015, Nicholas Godejohn vrau Dee Dee-n në banesën e saj ndërsa Gypsy fshihej në tualet. Ajo ishte viktimë e një forme të rëndë abuzimi të quajtur "Munchausen by proxy", ku nëna e saj e detyronte të përdorte karrocë, i rruante kokën dhe e detyronte të merrte barna që nuk i nevojiteshin, për ta paraqitur si të sëmurë rëndë.

Gypsy Rose Blanchard thyen heshtjen pas përfundimit të lirisë me
Gypsy-Rose Blanchard me nënën e saj Dee Dee Blanchard

Gypsy gjithashtu akuzoi Godejohn për sjellje manipuluese edhe pas burgosjes, duke përmendur marrëdhënie të errëta që ka pasur me gra të tjera gjatë kohës që ndodhej në burg, përfshirë një grua të quajtur Dawn Bowker, të cilën ajo thotë se ai “e tërhoqi në botën e tij të çuditshme”.

Në fund të postimit, ajo falenderoi ata që e mbështetën, por edhe ata që dyshuan:

“Ju më dhatë motivimin të vërtetoj të kundërtën. Dhe e bëra. Unë jam ende këtu. Jam më e fortë. Jam gati të jetoj jetën time siç dua. Tani s’mund të bëni asgjë... përveçse të më shikoni.”

Burimi: People

REELS

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Gypsy Rose Blanchard breaks silence after parole ends

Gypsy Rose Blanchard thyen heshtjen pas përfundimit të lirisë me
Photo: Gypsy-Rose Blanchard/ Instagram

After her parole ended, Gypsy Rose reflected on the past, apologized for her role in her mother's death, and addressed the former partner who committed the crime.

Gypsy Rose Blanchard, who became internationally known after her involvement in the 2015 murder of mother Dee Dee Blanchard, has officially completed her parole and shared a powerful message on Instagram:

"This new chapter is one of healing. Of growing. Of reclaiming my life."

In the post titled "Breaking the Silence," Gypsy reflected openly for the first time after the end of her sentence and said she took full responsibility for her actions:

"I accepted my punishment and the weight of my choices. I carried that burden for years. Now, I owe the past nothing more."

She also targeted her ex-boyfriend, Nicholas Godejohn – the man who stabbed her mother to death – calling him “a deeply disturbed man” who “knew very well the difference between right and wrong”. She stressed that he made his own decision to commit the murder and that “he is not exempt from the consequences”.

Gypsy Rose Blanchard thyen heshtjen pas përfundimit të lirisë me
Nicholas Godejohn

In 2015, Nicholas Godejohn murdered Dee Dee in her apartment while Gypsy hid in the bathroom. She was the victim of a severe form of abuse called "Munchausen by proxy," in which her mother forced her to use a wheelchair, shaved her head, and forced her to take unnecessary medications to make her appear seriously ill.

Gypsy Rose Blanchard thyen heshtjen pas përfundimit të lirisë me
Gypsy-Rose Blanchard with her mother Dee Dee Blanchard

Gypsy also accused Godejohn of manipulative behavior even after his incarceration, citing shady relationships he had with other women while in prison, including a woman named Dawn Bowker, whom she says he "pulled into his strange world."

At the end of the post, she thanked those who supported her, but also those who doubted:

“You gave me the motivation to prove myself wrong. And I did. I'm still here. I'm stronger. I'm ready to live my life the way I want. Now there's nothing you can do... except watch me.”

Source: People