Hollywood-i prej disa vitesh është e pushtuar prej personazheve të comics. Dy gjigandët amerikanë të comics Marvel dhe DC janë kthyer në miniera ari për Hollywood-in. Që nga 2009 shihet një rritje e jashtëzakonshme e fitime që prodhojnë filmat e bazuar mbi comics. Rekordet e këtyre filmave mund të shihen lehtësisht në tabelën e mëposhtme.
Renditjet e filmave mbi comics sipas të ardhurave që prej 2009-ës në tregun amerikan:
Viti 2009 – Vendi13 – X-Men Origins: Wolverine – $179,883,157
Viti 2009 – Vendi 31 – Watchmen – $107,509,799
Viti 2010 – Vendi 3 – Iron Man 2 – $312,433,331
Viti 2011 – Vendi 10 – Thor – $181,030,624
Viti 2011 – Vendi 12 – Captain America: The First Avenger – $176,654,505
Viti 2011 – Vendit 17 – X-Men: First Class – $146,408,305
Viti 2012 – Vendi 1 –Marvel's The Avengers – $623,357,910
Viti 2012 – Vendi 2 – The Dark Knight Rises – $448,139,099
Viti 2013 – Vendi 3 – Iron Man 3 –$409,013,994
Viti 2014 – Vendi 1 – Guardians of the Galaxy – $332,657,316
Viti 2014 – Vendi 3 – Captain America: The Winter Soldier – $259,766,572
(Të dhënat janë marrë nga faqja e internetit www.boxofficemojo.com.)
Për vitin 2014 filmi më fitimiprurës ishte ‘Guardians of Galaxy’ i regjisorit James Gunn. Një regjisor që njihej deri më parë për vetëm dy filma, ‘Scooby-Doo’ (2002) dhe Scooby-Doo 2: Monsters Unleashed’ (2004). Hanna-Barbera Productions sëbashku me Warner Bros. Pictures qenë të parët që i besuan këtij regjisori buxhete kolosale, për të cilat u shpërblyen financiarisht për besimin e treguar. Më pas, në vitin 2012 ishte Marvel Studios që i besoj një buxhet 170 milion dollarësh për realizimin e ‘Guardians of Galaxy’.
‘Guardians of Galaxy’ është filmi i dhjetë në 6 vite i kompanisë Marvel Studios, e cila është nën varësinë e kompanisë tjetër Walt Disney Studios. (I pari ishte ‘Iron Man’ i publikuar në 2008.) Filmi si protagonist ka aktorë që nuk kanë emra të bujshëm si Chris Pratt dhe Zoe Saldana. Megjithatë në cast-in e vet ka super prezenca për personazhe dytësore apo cameo; Benicio del Toro, Bradley Cooper, Glenn Close, Vin Diesel, John C. Reilly (dhe wrestler-i Dave Bautista).
Filmi fillon në vitin 1988, kur Peter Quill (Chris Pratt), një djalë jetim rrëmbehet nga një grup banditësh hapësinorë. I rritur në një ambjent banditësh dhe në një realitet imagjinar ndërhapësinor Peter Quill, aventurë pas aventure ai vihet në ndjekjen e një sfere. Një sfere e çmueshme që nuk dihet shumë për të, por që shumë janë në kërkimin e saj. Përgjatë peripecive në ndjekje së sferes ai njihet me personazhe të rinj, që bëhen shumë shpejt miqtë më të mirë. Një miqësi që lind ndërmjet karakteresh që vijnë nga botë të ndryshme (dhe kjo nuk është mënyrë të thëni), por që është e vetmja që i ndihmon në kapërcimin e vështirësive që përballen.
Veçmas miqësisë, e cila është edhe vlera kryesore që i mëshohet, është për t’u vlerësuar edhe elementi retro në film. Peter Quill mban ngado me vete një walkman me të cilin dëgjon një kasetë magnetofoni, që ia kishte dhuruar e ëma në shtratin e vdekjes. Kaseta mban një playlist të hiteve pop të viteve 70’-80’. Një playlist që pas publikimit të filmit ka hyrë në billoard-e si një album, duke thyer rekorde shitjesh. (Një ide e mirë për t’u bërë pjesë e mp3-shit që mbani.)
Regjisori James Gunn me ‘Guardians of Galaxy’ ka provuar që comics dhe muzika Pop Retro janë një formulë suksesi financiar në kinema.
Extra:
“Guardians of the Galaxy Awesome Mix Vol. 1”:
1. “Hooked on a Feeling” Blue Swede
2. “Go All the Way” Raspberries
3. “Spirit in the Sky” Norman Greenbaum
4. “Moonage Daydream” David Bowie
5. “Fooled Around and Fell in Love” Elvin Bishop
6. “I’m Not in Love” 10cc
7. “I Want You Back” Jackson 5
8. “Come and Get Your Love” Redbone
9. “Cherry Bomb” The Runaways
10. “Escape (The Piña Colada Song)” Rupert Holmes
11. “O-O-H Child” The Five Stairsteps
12. “Ain’t No Mountain High Enough” Marvin Gaye and Tammi Terrell
Imdb: 8.3 ?
Rotten Tomato: 90 %
Metacritic: 76 %
Personal: 8?
Sugjerim për ditët e festave:
? ‘High Fidelity’ (2000) Stephen Frears
? ‘Perks of Being a Wallflower’ (2012) Stephen Chbosky