News

Gruaja vishet si burrë për 40 vite

Për më tepër se 4 dekada, nëna egjiptiane Sisa Abu Daooh është veshur si mashkull për të siguruar ushqimin për familjen e saj. Javën e kaluar, asaj iu dha një çmim si gruaja më punëtore e qytetit të saj dhe ajo u përgëzua nga vetë Presidenti egjiptian.

Abu Daooh, 65 vjeç, u nderua në pallatin presidecial, ku takoi presidentin Abdel-Fattah El-Sissi dhe mori një çek prej 6 500 dollarësh. Ajo kishte veshur veshjen tipike mashkullore, ndërsa presidenti e cilësoi si një “punëtore shëmbullore”.

Abu Daooh ishte shtatzënë, kur burri i saj u nda nga jeta, në vitet ’70, duke e lënë atë si të vetmen njeri të aftë për punë në familje. Gruaja zbuloi shpejt se në shoqërinë tradicionale egjiptiane, pak punë kishte për gratë analfabete dhe se ishte shumë më e lehtë të gjeje punë e veshur si burrë. Ajo punoi si bërëse tullash dhe lustruese këpucësh, por për të shmangur ngacmimet, u vesh si burrë. “Për të mbrojtur veten nga burrat dhe ashpërsia e shikimeve të tyre dhe nga traditat e asaj kohe, vendosa të bëhesha burrë…të vishja rrobat e tyre dhe të punoja përkrah tyre, në fshatëra, ku askush nuk më njihte.

Edhe sot, Abu Daooh punon. Burri i vajzës së saj nuk mund të punojë, prandaj mamaja është ajo që siguron të ardhurat e familjes. “Mamaja është ajo që siguron të ardhurat në familje”, tha vajza e saj. “Ajo zgjohet në mëngjes në orën 6 dhe shkon të lustrojë këpucë në stacionin në Luxor. Unë i mbaj veglat, pasi ajo është në moshë të thyer tani”, tha vajza.

Abu Dooah tha se është mësuar me veshjen mashkullore dhe se do ta kalojë gjithë jetën në to. “Kam vendosur të vdes me këto rroba. Jam mësuar. Është gjithë jeta ime dhe nuk mund ta lë tani”.

Burimi: The Huffington Post

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb