Ata tashmë e shijojnë lidhjen e tyre publikisht. Getoar Selimi dhe Marina Vjollca janë një ndër çiftet më të përfolur të momentit. Pasi kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë dhe Getoari ka marrë pasaportën shqiptare, ata duket se janë gati për të ndërmarrë hapin e madh të jetës.
Marina dhe Getoari kanë vendosur të martohen; kështu kanë thënë për Klan Kosovën burime të afërta të çiftit. Anabel.al u përpoq të kontaktonte me Marinën, pa marrë përgjigje. Sipas Klan Kosovës, çifti do të kurorëzojë lidhjen në një martesë të madhe, ku do të ketë rreth 800 të ftuar. Ende nuk është vendosur se ku do të mbahet ceremonia, në Tiranë apo Prishtinë.
Vetëm një ditë përpara këtij lajmi, moderatorja festoi ditëlindjen, duke marrë një urim shumë të përzemërt nga reperi: ‘Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, gruaja ime dhe gjithçka e imja!’ Ajo ia ktheu këtë urim publikisht, duke i shkruar: “Faleminderit që e bërë këtë, ditëlindjen time më të bukur! Të dua jetë!”