Edhe pse do të sjell në jetë fëmijën e saj në më pak se një muaj, Xu Yunyun nuk ka ndërmend të ndalojë vrapimin. Njëzetë e tetë vjeçarja thotë se është frymëzuar nga atletja britanike Paula Radcliffe, mbajtësja e rekordit botëror, e cila e vazhdojë stërvitjen gjatë dy shtatzanive të saj, dhe vraponte dy herë në ditë në 5 muajt e parë pastaj më pak deri në datën e lindjes.
Xu Yunyun u bë personi më i famshëm në vend kur mori pjesë në një vrapim në Parkun Olimpik të Pekinit së fundmi dhe beson se regjimi i saj do e bëjë fëmijën e saj më të shëndetshëm.
"Kam qënë gjithmonë një vrapuese entuziaste dhe nuk shoh ndonjë arsye të ndalem tani vetëm sepse jam shtatzënë. Unë mbaj një ritëm të lehtë e nuk e sforcoj veten time, dhe mjeku im më thotë se bërja e ushtrimeve është mënyra më e mirë për të siguruar lindjen e një fëmije të shëndetshëm” u shpreh ajo. Xu Yunyun tha se foshnja e saj do të vij në jetë për pak ditë në fillim të marsit dhe se ajo pret që stërvitja do e bëjë më të lehtë lindjen.
Udhëzimet e vendosura nga Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe ai i Shërbimeve Njerëzore thonë se gratë mund të mbajnë nivelin e aktivitetit fizik që kishin para se të mbesnin shtatzënë. Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Britanisë gjithashtu rekomandon mbajtjen e rutinës suaj të zakonshme të palestrës. "Ushtrimet nuk janë të rrezikshme për fëmijën tuaj pasi ka disa prova që tregojnë se gratë aktive kanë më pak gjasa të përjetojnë probleme në muajt e fundit të shtatzanisë".
Burimi: DailyMail
