Mario Dedianovic, një nga artistët e make up-it më të famshëm në Hollyëood me kliente si Kim Kardashian, Jennifer Lopez etj prej ditësh ka vizituar rrënjët e tij në fshatin me popullsi shqiptare Shipshanik të Malit të Zi.
Ai ka postuar në rrjetin social Instagram një foto me tabelën rrugore Shkodër dhe Koplik, përkrah flamurit tonë kuqezi dhe ka zgjedhur të drejtohet për në Shkodër.
Mes 1.2 milionë ndjekësve të tij janë të shumtë ata që e ftojnë të vijnë në Tiranë dhe i japin këshilla se cilat qytete të vizitojë.
Shikoni edhe videon e shkurtër të tij në rrugët e Shkodrës: https://instagram.com/p/3QlbnfG9rB/?taken-by=makeupbymario