















































.jpg)







Kleopatra (69 -30 P.E.S)
Sundimtarja e fundit e Egjiptit. Kleopatra kërkoi të mbronte Egjiptin nga zgjerimi dhe pushtimi i Perandorisë Romake.Për ta arritur këtë, ajo krijoi marrëdhënie me dy nga udhëheqësit më të fuqishëm të Romës, Mark Antoni dhe JulioÇezari.
Maria Magdalena (4 P.E.S– 40 E.R)
Të dhënat nga Ungjijtë dhe burime të tjera, tregojnë se Maria Magdalena ishte një nga ithtaret më të devotshëm të Jezusit.Maria Magdalena qëndroi pranë Jezusit kur ai u kryqëzua dhe ishte e para që pa ringjalljen e tij.
Boudicca (shekulli i I E.R)
Boudicca ishte një udhëheqëse frymëzuese e britanikëve.Ajo udhëhoqi disa fise në revoltë kundër pushtimit romak.Fillimisht, ushtria e saj me 100.000 luftëtarë mbrojti suksesshëm Colchester dhe pastaj Londrën.Ushtria e saj u mund më vonë.
Hildegardja e Bingenit (1098-1179)
Një grua mistike, shkrimtare dhe kompozitore.Hildegardja e Bingenit ka jetuar një jetë të tërhequr, duke kaluar shumicën e kohës së saj pas mureve të manastirit. Megjithatë shkrimet, poezia dhe muzika e saj ishin befasuese për periudhën e asaj kohe. Ajo ishte këshilltare e papëve, mbretërve dhe njerëzve me ndikim të kohës.Shkrimet dhe muzika e saj kanë ndikuar edhe te njerëzit e kohëve tona.
Eleanora e Aquitaines (1122-1204)
Mbretëresha e parë e Francës. Dy nga djemtë e saj Riçardi dhe Xhoni u bënë mbretërit e Anglisë.E arsimuar, e bukur dhe shumë e artikuluar, Eleanora ndikoi në politikën e Evropës Perëndimore, përmes aleancave dhe ndikimit të madh që pati mbi djemtë e saj.
Zhan D’ark (1412-1431)
Mbrojtësja e shenjtë e Francës, Zhan D’ark frymëzoi një revoltë franceze kundër pushtimit të Francës nga Anglia. Një heroine në moshën 17 vjeçarë, ajo udhëhoqi me sukses francezët në fitoren legjendare në qytetin e Orleans, afër Parisit.Gjykimi i saj i mëvonshëm dhe martirizimi që ju bë asaj, vetëm sa e rriti magjepsjen ndaj kësaj heroine france
Mirabai (1498-1565)
Lindur në një familje të privilegjuar Hindu, Mirabai nuk u pajtua me rregullat e shoqërisë, madje ajo i theu ato për të jetuar një jetëmistike, si një besimtare e devotshme e Krishnas (perëndia i Hinduve).Për stilin e jetës së saj të pazakontë, familja e saj u përpoq ta vriste, por në çdo rast rezultuan të pasuksesshëm.Lutjet dheKëngët e saj kanë ndihmuar në rivitalizimin devocional të hinduizmit në Indi.
Shën Tereza e Avilës (1515-1582)
Mistike dhe poete. Shën Tereza e Avilës ka jetuar gjatë inkuizicionit spanjoll, por arriti ti shmangej gjyqeve pavarësisht punës së saj mistike. Ajo ndihmoi për të reformuar traditën e katolicizmit dhe për ta mbajtur fenë larg nga fanatizmi.
Katerina de Medici (1519-1589)
Ka lindur në Firence, Itali. Katerina u martua me Mbretin e Francës në moshën 14.Ajo u përfshi në makinacionet politike të pafundme, që synonin gjithmonë të rrisnin fuqinë e djemve të saj të preferuar. Kjo çoi nëditën katastrofike të masakrës së Shën Bartolomeut.
Elizabeta e I (1533-1603)
Mbretëreshë e Anglisë, e cila sundoi gjatë një kohë ndryshimesh të mëdha ekonomike dhe sociale. Ajo e pa Anglinë sesi u bë një vend protestant.Gjatë sundimit të saj ajo ishte dëshmitare e humbjes së Armatës Spanjolle, që u larguan nga Britania, e cila më vonë do të bëhej një nga superfuqitë më dominuese në botë.
Katerina e Madhe (1729-1796)
Një nga udhëheqëset më të mëdhanë fushën politike të shekullit të tetëmbëdhjetë. Katerina e Madhe thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e jetës të shumë bujkrobërve rus.Ajo, vuri theksin teartet dhe ka ndihmuar shumë në kthimin e Rusisë në një nga shtetet me potencial në Evropë.
Meri Wollstonecraft (1759-1797)
Meri Wollstonecraft shkroi librin më të rëndësishëm gjatë përiudhës së lëvizjes feministe të hershme. Broshura e saj "Një Justifikim për të Drejtat e Grave" nxjerr në pah një bazë të qartë morale dhe praktike për zgjerimin e të drejtave njerëzore dhe politike për gratë.- Një pioniere e vërtetë në betejat për të drejtat e femrave.
Jane Austen (1775-1817)
Një nga autorët më të njohura femra, Jane Austen shkroi disa romane, të cilat janë shumë popullore edhe në ditët e sotme. Ato janë "Krenaria dhe paragjykimi", "Ema" dhe "Northanger Abbey". Ajo ka shkruar libra, në një kohë kur shkrimtaret femra ishin shumë të rralla, duke ndihmuar që të hapet rruga për shkrimtaret e ardhshme.
Margaret Fuller (1810-1850)
Ishte një avokate për të drejtat e grave në Amerikë. Libri i saj “Gratë në shekullin e nëntëmbëdhjetë“ (1845) ka patur ndikim të madh në ndryshimin e perceptimeve për burrat dhe gratë dhe ishte një nga veprat më të rëndësishme të hershme feministe. Ajo argumentonte se duhet të kishte barazi për gratë dhe se gratë duhet të ishin më të pavarura dhe më pak të varura nga burrat.
Harriet Beecher Stow (1811-1896)
Harriet Beecher Stoëe ishte një grua që luftoi kundra skllavërisë, gjatë gjithë jetës së saj. Romani i saj "Kasollja e Xha Tomit" ishte një nga librat më të shitur të asaj kohe dhe ndihmoi për të popullarizuar fushatën kundra skllavërisë. Abraham Linkoln, më vonë do të pohonte se librat e saj, ishin një faktor i madh ndikues në luftën civile amerikane.
Elizabeta Kady Stanton (1815-1902)
Elizabeth Stanton ishte një aktiviste sociale dhe figurë udhëheqëse në lëvizjen e hershme të të drejtave të grave. Ajo ishte një figurë e rëndësishme, e cila ndihmoi në krijimin e lëvizjeve fillestare për të drejtën e votës së grave në SHBA.Ajo ishte autorja kryesore e parimeve të “Deklaratës së Ndjenjave” në vitin 1848, e cila bazohej në “Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve te Bashkuara“ dhe që kërkonte realizimin e të drejtave të grave në fushën sociale, politike dhe fetare.
Mbretëresha Viktoria (1819-1901)
Udhëheqësja e një prej perandorive më të mëdha të parë ndonjëherë, Mbretëresha Viktoria ishte kryetarja e shtetit nga 1837-1901. Ajo kërkoi të fitonte ndikim në politikën britanike, ndërkohë që mbajti qëndrim të matur ndaj politikave partiake. Ajo erdhi për të simbolizuar një epokë të tërë të vlerave të Viktorias.
Florence Nightingale (1820-1910)
Duke shërbyer në luftën e Krimesë (në jug të Rusisë), Florenca pati një ndikëm të rëndësishëm në ndryshimin e rolit dhe në perceptimin e profesionit të infermieres. Shërbimi i saj i përkushtuar fitoi admirimin e të gjithëve dhe çoi në një përmirësim të ndjeshëm të trajtimit të ushtarëve të plagosur.
Susan B. Anthony (1820-1906)
Susan filloi një fushatë të madhe kundër skllavërisë dhe për promovimin e grave dhe të drejtave të punëtorëve. Ajo e filloi fushatën gjatë periudhës së lëvizjes së grave dhe kjo e bindi atë për nevojën që kishin gratë për të votuar. Ajo lëvizi në të gjithë Amerikën duke mbatur fjalime të panumërta vizitoi SHBA mbanin ligjërata të panumërta në subjektet e të drejtave të njeriut.
Emili Dikinson (1830 - 1886)
Një nga poetet më të mëdha të Amerikës, Emili Dikinson jetoi shumicën e jetës së saj në vetmi. Poezitë e saj u botuan pas vdekjes dhe u vlerësuan nga kritikët letrarë, për stilin e tyre të guximshëm dhe të pazakontë.Stili i saj poetik ka lënë një trashëgimi të konsiderueshme në poezinë e shekullit të 20.
Emeline Pankhurst (1858-1928)
Një militante e të drejtës së votimit për gratë britanike, Emelina ia kushtoi jetën e saj promovimit të të drejtave të grave. Ajo i provoi të gjitha rrugët e protestave duke përfshirë demonstratat publike dhe grevat urie.Ajo vdiq në vitin 1928, 3 javë para se të aprovohej ligji që i jepte të gjitha femrave mbi 21 vjeç të drejtën e votës.
Marie Curie (1867-1934)
Marie Curie ishte gruaja e parë që ka marrë Çmimin Nobel dhe personi i parë që e ka fituar atë në dy kategori të veçanta. Çmimi i saj i parë Nobel, ishte për kërkime shkencore në radioaktivitet (Fizikë 1903). Çmimi i saj i dytë Nobel ishte për Kimi në vitin 1911. Disa vite më vonë ajo gjithashtu ka ndihmuar në krijimin e makinerive të para me rreze X.
Emily Murphy (1868-1933)
Emili ishte e para gjyqtare femër në Perandorinë Britanike. Në vitin 1927 ajo iu bashkua nismës së 4 grave kanadeze, të cilat kërkonin të nxirrnin të pavlefshëm ligjin kanadez, sipas të cilit "gratë nuk duhet të llogariten si persona".
Rosa Luxemburg (1870-1919)
Një nga revolucionare më të mëdha marksiste, Rosa Luxemburg kërkoi të sillte revolucionin Social në Gjermani.Ajo shkroi ashpër kundër imperializmit gjerman dhe për socializmin ndërkombëtar.Në 1919, ajo u vra pas një përpjekje të dështuar për të sjellë një revolucion komunist në Gjermani.
Helena Rubinstein (1870-1965)
Helena Rubinstein krijoi një nga kompanitë e para kozmetike në botë. Ndërmarrja e saj e biznesit rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm dhe më vonë ajo e përdori pasurinë e saj të madhe, për të mbështetur nisma bamirësie në fushën e arsimit, artit dhe shëndetit.
Helen Keller (1880-1968)
Në moshën 19 muajshe, Helena humbi shikimin dhe dëgjimin. Pasi kaloi zhgënjimin e humbjes së shikimit dhe dëgjimit, ajo ia kushtoi gjithë jetën e vet fushatave të panumërta në emër të njerëzve të shurdhër dhe të verbër.
Coco Chanel (1883-1971)
Një nga stilistet më të reja të modës, Coco Chanel u bë shumë e rëndësishme në përcaktimin e stilit femëror dhe fustaneve, gjatë shekullit të 20-të. Idetë e saj ishin revolucionare, në mënyrë të veçantë ajo shpesh mori rroba tradicionalishtmashkullore dhe i rikrijoi ato për të nxjerrë në pah më të mirën e grave.
Eleanor Roosevelt (1884-1962)
Gruaja dhe ndihmësja politike e presidentit amerikan Roosevelt. Eleanor ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fushën e të drejtave të njeriut, një çështje kjo për të cilën ajo bëri fushatë gjatë gjithë jetës së saj. Si kryetare i komisionit të të drejtave të njeriut në OKB, ajo ka ndihmuar në hartimin e Deklaratës së të Drejtave të njeriut të OKB-së.
Annie Besant (1847-1933)
Annie Besant ishte një luftëtare e vendosur për drejtësi sociale, avokate e të drejtave të grave dhe më pas anëtare e shoqërisë së Theosophist-ve (Vëllazërim Universal i Njerëzimit). Ajo gjithashtu ka ndërmarrë një fushatë aktive për pavarësinë e Indisë për vite me rradhë.
Katharine Hepburn (1907-2003)
Një ikonë e kinematografisë së shekullit të XX, Katharine Hepburn fitoi 4 çmime Oscar dhe ka marrë mbi 12 nominime për çmimin Oskar.Jetesa e saj ishte e pazakontë për atë periudhë dhe përmes veprimeve dhe jetës së saj ajo ndihmoi në ripërcaktimin e pikëpamjevetradicionale të rolit të gruas në shoqëri.
Simone de Beauvoir (1908-1986)
Një nga filozofet kryesorë ekzistencialiste të shekullit XX, Simone de Beauvoir zhvilloi një marrëdhënie të ngushtë personale dhe intelektuale me Satrin (Jean Paul Satre). Libri i saj "Gjinia e dytë" përshkruantetraditat e seksizmit që dominonin shoqërinë dhe historinë e asaj kohe.Ky ishte një libër shumë domethënës lëvizjen feministe.
Nëna Terezë (1910-1997)
Duke ia kushtuar jetën e saj, shërbimit ndaj të varfërve dhe të braktisurve, Nënë Tereza u bë një ikonë globale për shërbimin vetëmohues ndaj të tjerëve. Nëpërmjetorganizatës së saj “Misionaret e Bamirësisë” ajo personalisht u kujdes për më shumë së 1000 njerëzve të sëmurë dhe të vdekur në Kalkuta. Ajo u shpërblye me çmimin Nobel të Paqes në vitin 1979.
Dorothy Hodgkin (1910-1994)
Dorothy Hodgkin ka fituar çmimin Nobel për kimi, pasi ka punuar për zbulime të rëndësishme të strukturës së penicilinës dhe më vonë të insulinës. Këto zbulime çuan në përmirësime të rëndësishme në kujdesin shëndetësor. Një kimiste e shquar, Dorothi gjithashtu ia kushtoi një pjesë të madhe të jetës së saj lëvizjes për paqe dhe promovimit të çarmatimit bërthamor.
Rosa Parks (1913-2005)
Refuzimi i Rosa Parks për ti lëshuar ndenjësen një burri të bardhë në autobus, në mënyrë indirekte çoi në ndryshimin e disa nga ligjeve më të rëndësishme të të drejtave civile të historisë amerikane. Ajo kërkoi që të mos reklamohej shumë në luftën e saj për të drejtat civile, por për shkak të fushatës së qetë dhe dinjitoze që bëri, ajo u bë një nga figurat më të respektuara të lëvizjes për të drejtat civile.
Mbretëresha Elizabeta II (1926)
Që kur u vendos në krye të fronit britanik në vitin 1952, Elizabeta është mbretëresha në fron, e dyta më jetëgjatë në historinë e monarkisë britanike. Gjatë sundimit të saj, është dëshmuar ndryshim i shpejtë social dhe ekonomik, gjithashtu ajo ka qenë një ndikim unifikues për Britaninë e Madhe.
Millicent Fawcett (1846 - 1929)
Millicent ishte një udhëheqëse e cila luftoi për të drejta të barabarta për gratë. Ajo udhëhoqi organizatën më të madhe në Britani, e cila kishte si synim të drejtën për të votuar dhe luajti një rol kyç në realizimin e pjesëmarrjes së grave në votim. Ajo ka ndihmuar në themelimin e Newnham College, Cambridge.
Billie Holiday (1915-1959)
Billie është konsideruar si këngëtarja më e njohur dhe më ekspresive e të gjitha kohërave. Për këtë ajo është vlerësuar me titullin "Zonja e Parë e Bluzit". Zëri i saj një intensitet emocional të veçantë. Pavarësisht se ajo vdiq në moshën 44 vjeçare, Billie Holiday ndihmoi në identifikimin e epokës së xhazit dhe albumet e saj vazhdojnë të shiten edhe sot.
Indira Gandhi (1917-1984)
Kryeministrja e parë femër e Indisë. Ajo ishte në krye të qeverisë nga vitet 1966-1977 dhe 1980-1984. E akuzuar për tendenca autoritare, ajo mezi arriti të shmangte një grusht shteti ushtarak, duke rënë dakort që të mbaheshin zgjedhjet parlamentare në fund të "periudhës emergjente" të vitit 1977. Ajo u vra në vitin 1984 nga truprojat e saj, pas ndërhyrjes që bëri ajo në Tempullin e Artë.
Eva Peron (1919-1952)
Eva Peron ka qenë një personazh shumë i dashur për popullin e Argjentinës. Ajo ka bërë fushatë pa u lodhur për njerëzit e varfër dhe për të drejtat e grave. Në të njëjtën kohë, njerëz të pushtetshëm ndiheshin të frikësuar nga popullariteti i saj. Ajo u kritikua edhe për intolerancën e saj ndaj kritikëvë. Sëbashku me burrin e saj, Huan Peron, ata mbyllen shumë gazeta të pavarura. Ajo vdiq në moshën 32 vjeçare në vitin 1952.
Betty Friedan (1921-2006)
Udhëheqëse ikonë e lëvizjes feministe të viteve 1960. Libri i saj "Mistika Femërore" u bë një nga librat më të shitur të kohës dhe ka marrë si lavdërime bujare, ashtu edhe kritika intensive. Betty Friedan udhëhoqi fushatat për shtimin e të drejtave të femrave dhe dhënien fund të diskriminimit seksual.
Margaret Thatcher (1925-2013)
Kryeministria e parë femër e Britanisë së Madhe, Znj Thatcher i dha kuptim të ri dekadës që qeverisi. Në veçanti, ajo mbahet mend për theksin që vendosi në përgjegjësinë individuale dhe besimin e madh në tregun e lirë. Ajo zhvilluar marrëdhënie të ngushta me me Shtetet e Bashkuara, në veçanti me presidentin amerikan Reagan. Ajo ishte skeptike për integrimin evropian.
Marilyn Monroe (1926-1962)
E lindur si Norma Jean Baker, Marilyn kaloi një fëmijëri të varfër dhe u bë një nga legjendat më të spikatura të kinematografisë. Filmat e saj ishin të suksesshëm, por fama e saj u rrit për shkak të pamjes së saj fotozhenike si dhe magjepsjes e sofistikimit që e karakterizonte.
Ana Frank (1929-1945)
Ditari i Ana Frank është një nga librat më të lexuar në gjithë botën. Ajo zbulon aty mendimet e një vajze të re 13 vjeçare, por çuditërisht të pjekur, të mbyllur në një vend të fshehtë."Pavarësisht nga çdo gjë, unë besoj se njerëzit janë me të vërtetë të mirë në zemër." - shprehet ajo diku në një nga faqet e librit.
Audrey Hepburn (1929 - 1993)
Një nga aktoret femra më të njohura të viteve 1950 dhe '60. Audrey Hepburn nxorri në pah magjinë dhe dinjitetin femëror dhe më vonë u votua si femra më e bukur e shekullit të njëzetë. Pasi karriera e saj përfundoi në mes të viteve 1960, ajo u përkushtua gjatë gjithë jetës së saj në punë humanitare me UNICEF-in.
Germaine Greer (1939)
Një nga ikonat udhëheqëse të lëvizjes feministe të viteve 1960 dhe 1970, Germaine Greer ka ngritur zërin për disa çështje të diskutueshme.Në veçanti libri i saj "Femra Eunuke" ishte si një manifestim për lëvizjen feministe dhe shumë ndikues gjatë viteve 1960 dhe në vazhdim.
Wangari Maathai (1940-2011)
E lindur në Kenia, ambientaliste, aktiviste pro-demokracisë dhe aktiviste për të drejtat e grave. Është nderuar me Çmimin Nobel të Paqes për përpjekjet e saj për të parandaluar konfliktet, duke mbrojtur burimet e rëndësishme për të jetuar (të pakta në Kenia).
Betty Williams (1943)
Së bashku me Mairead Corrigan, Betty Williams ndërmorri një fushatë të fortë për ti dhënë fund dhunës të sekteve fetare në Irlandën e Veriut. Ato themeluan Komunitetin për Paqe dhe iu dha Çmimi Nobel për Paqen në 1977.
Billie Jean King (1943)
Një nga atletet më të mëdha femra, Billie ishte një nga kampionet femra në tenis, e cila luftoi që gratë të kishin pagesë të barabartë me burrat. Ajo ka fituar 67 tituj profesional duke përfshirë edhe 20 tituj në Ëimbledon.
Shirin Ebadi (1947)
Një avokate iraniane, Ebadi ka luftuar për të drejtat e njerëzve në Iran – duke përfaqësuar disidentët politikë dhe duke themeluar iniciativa për të promovuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Mori Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2003.
Benazir Bhutto (1953-2007)
Benazir ishte kryeministia e parë femër e një vendi musliman. Ajo ndihmoi për ta kaluar Pakistanin nga një vend në diktaturë në demokraci, pasi u bë Kryeministre në vitin 1988. Ajo kërkoi dhe punoi në zbatimin e reformave sociale, në veçanti për të ndihmuar gratë dhe të varfërit. Ajo u vra në vitin 2007.
Oprah Winfrey (1954)
Një prezantuese me shumë influencë, Oprah Winfrey u bë gruaja e parë që krijoi formatin e talk-show-t. Emisioni i saj dhe klubi i librit që ajo zotëron kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në shoqërinë amerikane, të cilat zakonisht fokusohen tek problemet me të cilat përballen gratë amerikane.
Madonna (1958)
Madonna është këngëtarja më e suksesshme femër e të gjitha kohërave. Ajo ka shitur më shumë se 250 milionë të albume. Përveç se është një këngëtare e madhe e popit, jeta e saj rrallë ka qenë jashtë vëmendjes së publikut.
Diana, Princesha e Uellsit (1961-1997)
Princesha Diana kombinoi jetën e një princeshë mbretërore me punën e saj humanitare dhe bamirëse. Edhe pse martesa e saj me Princ Çarlsin u zbeh për shkak të marrëdhënieve jashtëmartesore nga të dyja palët, popullariteti i saj mbeti i palëkundur tek të gjithë ata që u frymëzuan nga kujdesi dhe përkushtimi i saj për të varfërit dhe të keqtrajtuarit.
JK Rowling (1965)
JKRowling është autor ja e serive fenomenale të Harry Potterit, i cilësuar si libri më i shitur në botë. Vëllimi i shitjeve ishte aq i lartë, sa që asaj iu atribua merita si faktori kryesor i rritjes së nivelit të lexueshmërisë tek fëmijët dhe të rinjtë. Ajo shkroi serinë e parë të librit kur ishte një nënë beqare,e cila luftonte për të përballuar jetën, por tani është një nga gratë më të suksesshme të vet realizuara.
Tegla Laroupe (1973)
Tela Laroupe kryesoi maratonën botërore të grave, ku theu rekordin dhe ka fituar shumë maratona prestigjioze. Pasi i dha fund karrierës sportive, ajo i ka kushtuar jetën e saj, iniciativave të ndryshme që promovojnë paqen, arsimin dhe të drejtat e grave. Në vendlindjen e saj, në Kenia, Fondacioni i saj “Vrapojmë për Paqen” është vlerësuar në mbarë vendin, për ndihmën që ka dhënë në neutralizimin e konflikteve midis fiseve.
Malala Yousafzai (1997)
Nxënëse shkolle Pakistaneze, e cila sfidoi kërcënimet e talibanëve për të bërë fushatë për të drejtën e arsimimit. Ajo i mbijetoi goditjes në kokë nga talebanët dhe është bërë një avokate ndërkombëtare për të drejtat e grave, veçanërisht për të drejtat në arsimim.
Burimi: Biography Online