
Nëse ndonjëherë ndalesh para dollapit dhe nuk di ç’të veshësh, ka një kombinim që asnjëherë nuk dështon, këmisha klasike + xhinse. E thjeshtë, e sigurt dhe e gjitha varet nga si e stilon.
Dua Lipa sapo na dha shembullin perfekt për ta bërë këtë “uniformë” të përditshme të duket 100% chic. Dhe e bëri, siç di vetëm ajo, në rrugët e Parisit. Këngëtarja u pa duke ecur në qytetin e dashurisë me një look të thjeshtë, por të kuruar, një këmishë blu e lehtë, veshur e hapur dhe e lëshuar lirshëm mbi një palë xhinse me prerje të drejtë.
Por sekreti që e bëri të gjithë kombinimin të shkëlqejë? Sandalet me takë peep-toe mules në ngjyrë kafe me shkëlqim, këpucët që çdo vajzë me stil i ka futur në radar këtë verë.
Nuk është rastësi që stilistet dhe vajzat e modës janë të fiksuara pas tyre, janë më të freskëta se dhe më të lehta për t’u stiluar se një sandale e zakonshme.
Dhe nëse i vendos përballë një palë xhinsesh të mira dhe një këmishe klasike? Je gati për Paris, ose të paktën për një kafe në qendër të qytetit me shumë stil.