Metropolitan

Gjykata rrëzon padinë e Justin Baldoni-t ndaj Blake Lively: Aktorja e konsideron si “fitore të plotë”

Gjykata rrëzon padinë e Justin Baldoni-t ndaj Blake Lively: Aktorja e
Justin Baldoni&Blake Lively

Padia prej 400 milionë dollarësh që Justin Baldoni kishte ngritur kundër Blake Lively dhe Ryan Reynolds është rrëzuar. Sipas dokumenteve të siguruara nga revista PEOPLE, gjykatësi amerikan, Lewis Liman, nënshkroi një urdhër të ri të premten, më 31 tetor, duke theksuar se Baldoni dhe partnerët e tij në Wayfarer Studios kishin humbur afatin për të ndjekur pretendimet e tyre, pasi çështja ishte rrëzuar fillimisht në qershorin e kaluar.

Gjykatësi i kishte njoftuar të gjitha palët më 17 tetor se kishte ndërmend të jepte një vendim përfundimtar. Vetëm Blake Lively iu përgjigj, duke kërkuar që vendimi të finalizohej, por me kusht që shpenzimet ligjore të mbeteshin në fuqi, kërkesë që gjykatësi e pranoi.

Ky vendim shënon kapitullin më të fundit në një betejë ligjore që nisi në dhjetor, kur Blake Lively paditi Justin Baldonin për sjellje të papërshtatshme gjatë xhirimeve të filmit It Ends with Us dhe për një fushatë shpifjesh, akuza që aktori i ka mohuar. Padia fillestare e Lively-t mbetet ende e hapur.

Kundërpadia e Baldonit, që kërkonte 400 milionë dollarë dëmshpërblim nga Lively, bashkëshorti i saj Ryan Reynolds dhe publicisti i tyre, u rrëzua, ashtu si edhe një padi e veçantë prej 250 milionë dollarësh që ai kishte ngritur kundër New York Times.

Pas vendimit të gjykatës, Blake Lively reagoi në Instagram Stories, duke shkruar:

“Ashtu si shumë gra të tjera, kam ndjerë dhimbjen e një padie hakmarrëse dhe turpin e sajuar që ajo përpiqet të na shkaktojë. Edhe pse padia kundër meje u rrëzua, shumë gra nuk kanë burimet për të luftuar.”

Aktorja shtoi se tani është “më e vendosur se kurrë të mbroj të drejtën e çdo gruaje për të mbrojtur veten, sigurinë, dinjitetin dhe historinë e saj.”

Avokatët e Blake Lively, Esra Hudson dhe Mike Gottlieb, e përshkruan vendimin si “një fitore të plotë” për klienten e tyre, duke theksuar se “që në fillim ishte e qartë se ‘padia prej 400 milionë dollarësh’ ishte e pabazë, dhe Gjykata e konfirmoi këtë.”

Nga ana tjetër, avokati i Justin Baldonit, Bryan Freedman, e cilësoi reagimin e Lively-t dhe ekipit të saj si “njoftim të rremë për një fitore të parashikueshme”, duke pretenduar se çështja përfshin “akuza të pavërteta për ngacmim seksual dhe një fushatë shpifjeje që nuk ka ekzistuar kurrë.”

REELS

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

Do i blinit ma do mendja 😼

POV: Ka ndodhur një super dramë në punë dhe ti ishe i vetmi që dëgjove gjithë sherrin

Retinol Booster Serum – Jeclaire Rezultatet e fuqishme të retinolit, pa skuqje, pa tharje, pa irritim. 3 retinoide bimore + 0.3% Vit A për lëkurë më të lëmuar, më të ndritshme, më të fortë. Me acid hialuronik & vitamin complex – ushqen, rigjeneron, mbron. Përdor në darkë, SPF ditën. #Jeclaire #RetinolBooster #skinconfidence

😍😍😍😍😍

Court dismisses Justin Baldoni's lawsuit against Blake Lively: Actress considers it a "complete victory"

Gjykata rrëzon padinë e Justin Baldoni-t ndaj Blake Lively: Aktorja e
Justin Baldoni & Blake Lively

Justin Baldoni’s $400 million lawsuit against Blake Lively and Ryan Reynolds has been dismissed. According to documents obtained by PEOPLE, U.S. District Judge Lewis Liman signed a new order on Friday, Oct. 31, stating that Baldoni and his partners at Wayfarer Studios had missed the deadline to pursue their claims, after the case was initially dismissed last June.

The judge notified all parties on October 17 that he intended to issue a final judgment. Only Blake Lively responded, requesting that the judgment be finalized but with the condition that legal fees remain in effect, a request that the judge granted.

The ruling marks the latest chapter in a legal battle that began in December, when Blake Lively sued Justin Baldoni for inappropriate behavior on the set of the film It Ends with Us and a smear campaign, allegations the actor has denied. Lively's original lawsuit remains open.

Baldoni's countersuit, seeking $400 million in damages from Lively, her husband Ryan Reynolds and their publicist, was dismissed, as was a separate $250 million lawsuit he had filed against the New York Times.

Following the court's decision, Blake Lively reacted on Instagram Stories, writing:

"Like many other women, I have felt the pain of a revenge lawsuit and the fabricated shame it tries to inflict on us. Even though the lawsuit against me was dropped, many women do not have the resources to fight back."

The actress added that she is now "more determined than ever to defend every woman's right to protect herself, her safety, her dignity and her story."

Blake Lively's lawyers, Esra Hudson and Mike Gottlieb, described the ruling as "a complete victory" for their client, noting that "it was clear from the beginning that the '$400 million lawsuit' was without merit, and the Court confirmed that."

On the other hand, Justin Baldoni's lawyer, Bryan Freedman, called Lively and her team's reaction a "false announcement of a predictable victory," claiming that the case involves "false accusations of sexual harassment and a smear campaign that never existed."