Miley Cyrus njihet për lirshmërinë e saj para kamerave dhe nuk doli aspak nga vetja në emisionin e Ellen DeGeneres. Edhe pse gjyshja e saj ishte në audiencë, këngëtarja iu përgjigj gjithë pyetjeve që kishin të bënin me të fejuarin e saj, Liam Hemsworth. Po, edhe atyre pikante.
DeGeneres zgjodhi një pyetje nga intervista dhe e para ishte për për jetën seksuale. Në vend që ta krahasonte seksin me Liam-in si një “xhiro në një panair” karnavalesh apo si një “udhëtim luksi”, Miley tha se ishte si “rruga për punë me një avion supersonik”.
“Kjo do të thotë që është i shpejtë,” replikoi DeGeneres.
“S’më prish punë. Më duhet të iki. Kam punë për të bërë,” i tha Miley gjithë humor.