
Traileri i filmit të ardhshëm biografik për Michael Jackson, me titullin “Michael”, është bërë më i shikuari në histori për një film biografik muzikor.
Sipas të dhënave të ëaveMetrix, kompania që mat shikimet në kinema, televizion dhe platforma transmetimi, brenda 24 orëve të para nga publikimi, traileri i filmit grumbulloi 116.2 milionë shikime në mbarë botën, duke thyer çdo rekord të mëparshëm dhe duke u bërë premiera më e madhe e një traileri në historinë e Lionsgate, shtëpisë së prodhimit.
Rolin e “Mbretit të Pop-it” e interpreton Jaafar Jackson, nipi i Michael Jackson, i cili e sjell me mjeshtëri në ekran artistin legjendar. Jaafar imiton në mënyrë mbresëlënëse lëvizjet ikonike të Michael-it, përfshirë ecjen mbi hënë (moonwalk), ndërsa shfaqet edhe një skenë që kujton videoklipin e famshëm “Thriller”. Traileri do të shfaqet në kinema javën e ardhshme.
Kasti i filmit
View this post on Instagram
Filmi është nën regjinë e Antoine Fuqua, me skenar të John Logan, dhe prodhim nga Graham King, John Branca dhe John McClain.
Përveç Jaafar Jackson, në kast bëjnë pjesë edhe:
Miles Teller si avokati John Branca
Colman Domingo si Joe Jackson
Kat Graham si Diana Ross
Nia Long si Katherine Jackson
Laura Harrier si Suzanne de Passe
Kendrick Sampson si Quincy Jones
Juliano Krue Valdi si Michael Jackson në fëmijëri
Çfarë do të shohim në film
Filmi përfshin gjithë jetën e Michael Jackson, që nga ditët e para si anëtar i Jackson 5, deri në ngritjen e tij si yll. Traileri përfshin skena nga performancat e tij të hershme me familjen, momentin legjendar të “moonwalk”-ut, marrjen e 8 çmimeve GRAMMY në vitin 1984, si dhe pamje nga videoklipi i pavdekshëm “Thriller”.