Showbiz

Gjimshiti: E dashura serbe vdes për kuq e zi

Futbollisti i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, në një lidhje telefonike në emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel ka folur edhe për lidhjen e tij me vajzën serbe. Prej kohësh marrëdhënia e tij me Alisa Menkovic nga Beogradi është publike pasi ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale. I pyetur nga drejtuesit e emisionit nëse ka ndonjë martesë në horizont, ai ka thënë se ishte ende shumë i ri për tu martuar, por që e kishte prezantuar Alisan me familjen dhe tha se ata e pëlqenin shumë.

Kur është pyetur nga moderatori Eno Popi nëse do e shohim ndonjëherë të dashurën e tij me flamurin shqiptar, 23-vjeçari është shprehur se ajo vetë i ka kërkuar fanellën kuq e zi dhe e ka kostumin e Kombëtares dhe se të dashurës së tij i duket bukur. Futbollisti shtoi se nuk i pëlqen të flasë shumë për gjëra personale, megjithëse e kemi parë që bën shpesh dedikime në Instagram për të dashurën e tij.

Prej kohësh lidhja e tyre është publike dhe është përfolur shumë sidomos gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi. Ata të dy jetojnë në Zyrih, por jo më larg se 2 ditë më parë, futbollisti shqiptar nënshkroi një kontratë me ekipin italian të Atalantës dhe do t’i duhet të shpërngulet.

Shfletoni galerinë për të parë fotot e çiftit.

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.