Zërat se Elita Rudi është shtatzënë nisën pak para dasmës dhe arritën kulmin pas saj, kur Gjiko shkroi në Instagram: “Sapo i vumë themelet e familjes tonë! Ishalla sa më shumë beba gruja jem [sic].”
View this post on InstagramSapo i vum themelet e familjes tone ! ishalla me shume beba gruja jem @elita.rudi ????
Megjithatë ata preferuan të mos flisnin publikisht mbi këtë çështje. Megjithatë në një intervistë për “Prive”, Gjiko kinse u mundua t’i mohonte këto zëra, në fakt (me dashje) i hodhi më shumë benzinë zjarrit.
I pyetur nëse është i lumtur që do të bëhet baba, ai u përgjigj kështu: “Bab’ jam bërë që kur kam hyr në rrethin e hip hop-it.”
Më pas, në lidhje me faktin se a ka ndryshuar Elita gjatë shtatzënisë, tha shkurtimisht se “hala është e njëjta”.
Ok, reperi mund të kishte thënë “po, është” ose “jo, nuk është”, megjithatë preferoi ta zgjaste akoma më shumë këtë histori.