Genta Ismajli bëhet virale në botë për këngën, por me çfarë kostoje?
Foto: Genta Ismajli/ Instagram
"Si panter i zi", këngë e vitit 2010 nga Genta Ismajli, po bëhet virale nëpër mbarë botën për një pjesë specifike të sajën:
Pjesa më e përsëritur e këngës që po bën dhe xhiron e rrjetit shkon kështu:
"Tani bëje si një vajzë me ngjyrë" dhe Genta bën një kërcim që supozohet se e bëjnë vajzat me ngjyrë.
"Tani bëje si një vajzë e bardhë" dhe shohim një lëvizje duarsh që i përngjan më shumë Beyoncé-s në "Single Ladies".
"Tani bëje si latine" dhe Genta bën disa lëvizje salse.
"Tani bëje si një vajzë shqiptare" dhe vallja e Tropojës rrëmben skenën.
Përtej entuziastëve që muzika shqiptare po kapërcen dhe një herë tjetër kufinjtë, reagimi i "të huajve" nuk do shumë mend për t'u kuptuar se nuk po shpreh pëlqimin për muzikën apo kërcimin, madje përkundrazi. Disa, edhe pse kryesisht në kontekst shakaje, nënkuptojnë se veprimet e artistes janë raciste.
Një krijues imitoi ekzaktësisht kërcimin e Gentës dhe komentuesit ishin të gjithë në një mendje: "Kjo këngë nuk duhet t'i kapërcente kufinjtë shqiptarë".
Një tjetër e ktheu në meme, me mbishkrimin "Unë kur njerëzit më thonë që jam racist/e". Dhe një tjetër madje bëri shaka se Genta i dha fund racizmit. "Shqipëria u përmend, por me çfarë kostoje," tha dikush.
Kjo krijuese shqiptare thotë se asnjë njeri jashtë Kosovës nuk supozohej ta dëgjonte këtë këngë që tani është një trend TikTok-u dhe komentuesve iu duk për të qeshur:
Ndërkohë, Genta Ismajli vazhdon t'i ripostojë krijimet e të tjerëve në Instagramin e saj personal, pa ndonjë koment të shtuar, ama duket se dhe ajo po argëtohet me vëmendjen që po merr kënga në botë.
Ama, komentuesit s'e kursyen as për këtë dhe mendojnë se artistja po tregohet mendjlehtë duke i konsideruar gjithë videot si lavdërime.
Gjëja më e sigurt për internetin është se nuk harron kurrë dhe do të rikthejë gjëra nga e kaluara atëherë kur s'e pret. Nëse, në rastin më të keq, nuk doni t'ju bëjnë "cancel" njerëz që ju njohin rastësisht në TikTok, mendojeni dy herë para se t'i servirni një gjë publikut.
Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë.
#LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove
Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍
Sa e mila.
Art dhe dashuri 🤍
Kështu dua të vishem në dasmat e fisit që të mos i flas askujt
Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie.
Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie.
Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij.
Reagimi i saj ishte shumë emocionues.
Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.
Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨
A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.
Genta Ismajli goes viral worldwide for her song, but at what cost?
Photo: Genta Ismajli/ Instagram
"Si panter i zi", a 2010 song by Genta Ismajli, is going viral around the world for a specific part of it:
The most repeated part of the song that is making the rounds on the internet goes like this:
"Now do it like a black girl," and Genta does a dance that black girls are supposed to do.
"Now do it like a white girl" and we see a hand movement that more closely resembles Beyoncé's in "Single Ladies."
"Now do it like Latin" and Genta does some salsa moves.
"Now do it like an Albanian girl" and the Tropoja dance takes over the stage.
Beyond the enthusiasts that Albanian music is once again crossing borders, the reaction of "foreigners" does not take much to understand that it is not expressing approval for the music or the dance, quite the opposite. Some, although mainly in a joking context, imply that the artist's actions are racist.
One creator imitated Genta's dance exactly and the commentators were all in agreement: "This song should not cross Albanian borders."
Another turned it into a meme , with the caption "Me when people tell me I'm racist." And another even joked that Genta ended racism. "Albania was mentioned, but at what cost," said one.
This Albanian artist says that no one outside of Kosovo was supposed to hear this song that is now a TikTok trend and commenters found it hilarious:
Meanwhile, Genta Ismajli continues to repost others' creations on her personal Instagram, without any added commentary, but it seems that she is also enjoying the attention the song is receiving around the world.
However, commentators didn't spare her for this either and think that the artist is being naive by considering all the videos as praise.