
Loredana ka reaguar lidhur me deklaratën e David Danos a.k.a djali që hyri me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës, i cili i ftuar në “Live From Tirana” përshkroi takimin me të.
Le ta sqarojmë.
Davidi bëri një video me Loredanën ku e puthte në faqe, e cila u bë virale, teksa e përshkroi këtë moment në intervistën me Ronaldo Sharkën, duke thënë:
“Kjo video është publikuar para se të ndodhte ngjarja në Vlorë. Ka qenë verë, pushime, në plazh. Ajo ka qenë e shoqëruar me disa të tjerë. Simpatike. Prisja më shumë, por ishte simpatike.”
Megjithatë, ky përshkrim nuk i ka pëlqyer Loredanës, e cila ka publikuar bisedat me Davidin, për të cilin pretendon se po tenton t’i njollos imazhin.
Asgjë më shumë: thjesht historia klasike e një djali që shokëve iu thotë “prisja më shumë”, ndërsa me mesazhe shkruan romane.
Ja, shikojeni vetë: