Duke nisur nga sot, Gjermania njeh zyrtarisht patentat shqiptare. Lajmin e bëri me dije kryeministri Rama përmes një postimi në rrjete sociale.
"Lajm i mirë! Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vietëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”, shkruan Rama."
Vieë this post on Instagram
Debati mbi çështjen e patentave për emigrantët rezidentë në Gjermani ekziston prej kohësh dhe së fundmi, mbërriti deri në tryezën e kancelares Angela Merkel. Madje, diplomatët në Berlin janë të bindur se ishte angazhimi dhe interesimi personal i ish-kancelares që procesi u përshpejtua dhe vendimi u mor.