
















Një çantë më të shtrenjtë, nga sa do e blinit zakonisht
Çmimet janë të kripura, por keni kaq kohë me veten. E meritoni.
Një fundjavë larg
Ikni nga qyteti! Merrni shoqet dhe drejtohuni në një vend argëtues. S’ka pse të jetë shumë larg. Një peisazh ndryshe dhe një natë në një hotel të mire, janë relaksuese.
Gjëra të lezetshme për shtëpinë
Mund të mos ju duhet një petës i ri, por a mund ti rezistoni printeve të bukura? Do të rrijë në kuzhinë si copëz arti, ngjitur me një tas shumë të bukur, për ta përdorur për të ngrënë.
Masazh
Nuk ka asgjë më të mirë se sa një ditë në një qëndër spa. Merrni masazhin më të gjatë që mundeni dhe me qënë se jeni aty, bëni edhe një trajtim fytyre.
Xhaketë lëkure
Duhet ta ketë çdo grua në garderobë. Blijeni, pasi do ta vishni gjithmonë.
Qirinj të bukur
Vijnë erë të mirë, duken bukur dhe ju bëjnë të ndiheni mirë. Merrni 20. Vendosini kudo. Dhe mos e ndizni më kurrë çelësin e dirtave.
Bileta koncerti
Dita e Shën Valentinit me Miley-n? Po, të lutem!
Kashmir
Kashmiri është materiali më i butë dhe më dekadent në botë. Nëse kërkoni në internet, do ta gjeni kudo me ulje, në këtë periudhë të vitit.
Të brendshme që mund ti vishni
Zgjidhni një palë të brendshme që janë të bukura, por që edhe mund ti vishni, pa i ruajtur për raste.
Vegla teknologjike
Muzika dëgjohet më mirë, kur vjen nga diçka e lezetshme.
Bizhuteri
E vetmja mënyrë për tu siguruar që bizhuteritë që do të merrni për Sh. V. nuk do të kenë formë zemre, është të dilni dhe ti blini vetë.
Një aventurë
Eksperienca mund të jetë gjithashtu dhuratë, sidomos kur vjen me adrenalinë. Hidhuni nga diçka dhe lini në pluhur, zonën e rehatisë.
Këpucë
Çfarë do të preferonit: Këpucë Shën Valentini apo arusha Shën Valentini? Ahh! Merrini të dyja. Por të parat këpucët. Me siguri do ti përdorni më shumë.
Stërvitje fizike
Provoni diçka të re, që nuk e bëni nëpër palestra të zakonshme. Bëhuni me një shoqe dhe ndani faturën e klasës së yoga-s.
Produkte bukurie
Janë një luks që duhet t’ia lejoni vetes, pasi sa më të shtrenjta, aq më lehtë përdoren dhe më të mira janë.
Çokollatë
Pakot me çokollatë janë të mira, por një kontur fustani me çokollatë? Për pak, do të ishtë shumë i bukur për tu ngrënë.
Një kotele në një kuti me formë zemre
Sepse… shikojeni!
Burimi: Cosmopolitan