Lifestyle

GFFA është e përkushtuar ndaj sigurisë dhe cilësisë së ushqimit për klientët e KFC në Shqipëri

GFFA është e përkushtuar ndaj sigurisë dhe

Si një franchisee krenar i restoranteve KFC në të gjithë Shqipërinë që nga viti 2016, GFFA është e përkushtuar për të garantuar standardet më të larta të sigurisë dhe cilësisë së ushqimit për klientët tanë të çmuar. Me 11 restorante në mbarë vendin dhe mbi 300 pjestarë vendas të ekipit jemi jashtëzakonisht krenarë të shërbejmë ushqim të sigurtë, cilësor dhe të kultivojmë besimin e komunitetit tonë.

“Kur salmonela u identifikua në një kampion të mishit të pulës në muajin korrik të këtij viti, i gjithë produkti nga e njëjta ngarkesë u tërhoq nga tregu menjëherë pas njoftimit, si një masë paraprake. Konfirmojmë se nuk ka pasur asnjë raportim që ndonjë klient i rrjetit KFC të ketë përjetuar probleme shëndetësore për shkak të ushqimit dhe se autoritetet shqiptare kryen testime shtesë në shtator, siç e kërkon rregullorja e tyre. Analizat rezultuan negative për çdo bakter të mundshëm”, deklaron Tibor Zigmond, Drejtues i KFC Albania. 

Në GFFA, ne i japim përparësi sigurisë së klientit duke lidhur partneritete rigoroze me furnitorë të akredituar, të cilët iu përmbahen protokolleve të rrepta të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit. Këto protokolle përfshijnë auditime të hollësishme e kontrolle të rregullta të sigurisë ushqimore, duke garantuar cilësinë e çdo produkti në zinxhirin tonë të furnizimit. Në bashkëpunim me furnitorët tanë, ne ndjekim rreptësisht të gjitha udhëzimet ligjore, për të garantuar një mjedis të sigurt për klientët tanë.

GFFA mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes e madje tejkalimit të standardeve rigoroze që priten nga klientët tanë.

Falenderojmë klientët besnikë për besimin dhe mbështetjen. Si gjithmonë, GFFA mbetet e përkushtuar për të siguruar që çdo vakt që shërbejmë të përmbushë pritshmëritë e larta të familjes KFC.

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!