Një ndër të ftuarat e mbrëmjes së djeshme në panelin e ‘Top Show Magazine’, ka qenë gazetarja Erjona Rusi.
Në bisedë e sipër, ajo u shpreh hapur se nuk do të kishte asnjë lloj problemi nëse partneri i saj sheh apo flet me një vajzë të bukur që i tërheq vëmendjen.
“Nuk e them për klishe, por sinqerisht ai mund të hutohet e të kënaqet me sy. Madje dhe më shumë po të dojë.”- u shpreh ajo, ndërsa moderatori Alban Dudushi ndërhyri duke i thënë se çfarë nënkupton me më shumë.
“Më shumë e kam fjalën që të rrijë me të, të bisedojë. Nuk thash të shkojë në krevat me të, të mos keqkuptohemi,- vazhdoi ajo. Por gjithsesi, nëse ajo është aq e zonja sa të ma marri burrin për krevat, bravo.”
Pas kësaj, gazetarja dukej e sigurtë kur thoshte se edhe nëse një ditë merrte vesh një tradhti nga ana e partnerit, nuk do të bënte ndonjë gjë të madhe.
“Unë kam besim tek vetja ime, por nëse do të ndodhte dhe do e zbuloja, s’do bëhej qameti, ta garantoj. Unë mendoj që nuk lihet as burri dhe as gruaja për një tradhti.”- përfundoi Erjona.