Edhe pse asnjëri prej të dyve s'e ka konfirmuar me zë të lartë, romanca mes Rihanna-s dhe A$AP Rocky, po shkon për mrekulli.
Sipas People, çifti i kaloi Krishtlindjet në shtëpinë e këngëtares me familjen e kësaj të fundit në Barbados. Kaq mjafton për të kuptuar se deri tani gjërat janë goxha serioze!
Zërat thonë se Rihanna dhe A$AP Rocky nisën romancën në fillim të 2020-ës, pak kohë pasi u bë publik lajmi i ndarjes së saj nga miliarderi Hassan Jameel pas 3 vitesh lidhje.
Përsa i përket marrëdhënies së re, dyshja kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe pjesën më të madhe të kohës e kalojnë bashkë. Fundi i 2020-ës e ka gjetur për mrekulli Riri-n!
Burimi: Pop Sugar