Xhensila Myrtezai, këngëtare, i rikthehet skenës pas një pauze të shkurtër. Ishte një pauzë e nevojshme fundja. U martua, bëri dasmë, dha lajmin e shtatzënisë, lindi. Të gjitha duan kohën e vetë.
Dje njoftoi se do të jepte një koncert në Vienë, për t’i dhënë fund pauzës. Mirë e bukur deri këtu.
Pak pasi postoi foton që njoftonte koncertin, Xhensila postoi një foto me Besin, i cili mesa duket po e shoqëron. Janë në avion, duke u përkëdhelur, duke pirë diçka. S’do ta merrnim vesh kurrë që Xhensila qan prej tre ditësh, po të mos e komentonte Besi.
View this post on Instagram
“Ata sytë e enjtur që kanë tre ditë që qajnë se do lësh vajzën vetëm,” shkruan Besi. “Fshije komentin po deshe. Më ke plasur veshët.”
Nuk m'u gjend asnjë nënë pranë, kështu që po përdor komentin e dikujt tjetër në të njëjtën foto. “Vetëm nënat e kuptojnë ndjesinë e të qenit larg fëmijës, pavarësisht rrethanave.” Kështu që Bes, ji i mirëkuptueshëm.