Anabelizim

Për thumbimin e Aurela Gaçes: Askush nuk ble një Lamborghini për ta mbajtur në garazh!

Për thumbimin e Aurela Gaçes: Askush nuk ble një Lamborghini

Herët në mëngjes, Aurela Gaçe thumboi publikisht njerëzit që sipas saj “mburren me rrobat firmato”. “Të mburresh me rroba firmato, është varfëri shpirtërore,” shkroi ndër të tjera këngëtarja.

Ndonëse Aurela nuk e prek pjesën e çmimit të veshjeve të shtrenjta, fillimisht është e nevojshme të sqarojmë që “veshje e shtrenjtë” quhet çdo veshje që buxheti im, i yti dhe i kujtdo tjetër nuk e përballon. Gjërat në këtë pikë janë relative. Nëse për dikë është absurde të blesh një fustan dasme që kushton 5,000 euro, i cili do të vishet vetëm NJË herë në jetë, për dikë tjetër nuk është.

“[...] por këta që nxjerrin akoma në pah firmat e rrobave më duket se akoma nuk dinë të gëzojnë plotësisht edhe paranë që me “mund” kanë mbledhur,” shkruan në një pjesë Gaçe. Në këtë pikë, lind pyetja: Kush këta?

Përgjithësimi është i gabuar. Për shembull, një bloger që ka lidhje me modën e ka të detyruar të postojë veshje firmato, luksoze ose marka të ndryshme. Njerëzit e ndjekin pikërisht për këtë gjë: Duan të dinë nëse atletet janë Gucci, Alexander McQueen, Versace, Zara, Waikiki etj? Nuk duhet të harrojmë që së fundmi po rritet gjithnjë e më tepër trendi i logove.

Të qenurit influencer, të kesh ndikim mbi një fushë të caktuar, ka një strategji: TË POSTOSH PËR...! Pra, blogerë si Lori Hoxha, Armina Mevlani, Estela Ujka etj detyrimisht do të postojnë veshje firmato për aq kohë sa njerëzit i ndjekin pikërisht për modën. Hera-herës edhe për udhëtimet. 

“Vetëm se fakti që e tregon më bën të qesh,” shkruan këngëtarja në vijim. Ok, është e lehtë “të gjykosh” diçka që nuk e kupton. Për shembull, për shumë njerëz është palestra. “Pse duhet të rraskapitem në palestër, kur ushqimi është një ndër dashuritë më të mëdha në jetë,” mund të thotë dikush. Jo domosdoshmërisht zgjedhja për të mos shkuar në palestër është e duhura, por është jeta e tyre, ndaj mund të bëjnë ç’të duan.

Më pas, këngëtarja vazhdon me “Mendoja se kishte rënë pak fluksi i pordhacëve bosh të këtij fshatit tonë madhështor ku paradën e bëjnë pikërisht ata që dje mbase edhe buka u mungonte (kjo është pikërisht edhe arsyeja që sot e tregojnë),” a thua se kushdo që ka qenë i varfër, nuk ka të drejtë të postojë veshje të shtrenjta. 

"Ta gëzojnë, vetëm të mos harrojnë fasulet. T’i ziejnë e ta derdhin ujin e parë, se përndryshe do t’u grisen brekët nga pordhët," shton ajo në fund. Për të mos e lënë pa përmendur: Të rritur në komunizëm, ku të gjithë ishin të barabartë, duket se shqiparët kanë një lloj paragjykimi ndaj kujtdo që është i suksesshëm. Sigurisht që ka edhe njerëz që janë bërë të suksesshëm në qindra mënyra, por nga ana tjetër ka edhe të tjerë që me mund e djersë ia kanë dalë dhe sot s’është e drejtë që vazhdon e përmendet tenxherja e fasuleve apo dushi me vajgur.

“Ka shumë të pasur që kurrë nuk e mësuam se çfarë veshin, çfarë hanë,” shkruan ndër të tjera Aurela, a thua se nëse vishesh shtrenjtë, duhet me patjetër të dish se ç’po vesh. Shumë njerëz të pasur zgjedhin produkte të shtrenjta, gjykuar nga ngjyra, materiali, dizajni, sa të rehatshme janë, pa qenë nevoja të dinë nëse janë ose jo koleksioni i fundit, nëse janë ose jo në modë etj.

Njerëzit kujdesen që përmes veshjeve të tregojnë mbi statusin e tyre dhe fundja pse jo. Asnjëra palë nuk është gabim. Disa mjaftohen duke qenë rehat me veshjet e tyre luksoze, pa qenë nevoja t’i ekspozojnë në Instagram. Disa të tjerë janë të mendimit se “askush nuk ble një Lamborghini për ta mbajtur në garazh”.

REELS

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

For Aurela Gaccia's thumb: No one buys a Lamborghini to keep it in the garage!

Për thumbimin e Aurela Gaçes: Askush nuk ble një Lamborghini

Early in the morning, Aurela Gaçe publicly talked to the people who, according to her, "boast their clothes signed". "To boast in your clothes, it's spiritual poverty," wrote the singer, among other things.

Although Aurela does not touch the price of expensive clothing, it is first necessary to clarify that "expensive clothing" is called any clothing that my budget, yours, and anyone else can not afford. Things at this point are relative. If for someone it is absurd to buy a wedding dress that costs 5,000 euros, which will be worn only ONE times in life, for someone else is not.

"[...] But those still revealing the clothing firms seem to still not know how to fully enjoy the money they can" have "collected," writes in a Gaccia section. At this point, the question arises: Who these?

Generalization is wrong. For example, a fashion blogger has to put on signed designer clothing, luxury or different brands. People follow exactly this: Want to know if the athletes are Gucci, Alexander McQueen, Versace, Zara, Waiiki etc.?

Being influential, having influence on a particular field, has a strategy: POSTOSH FOR ...! So bloggers such as Lori Hoxha or Armina Mevlani will necessarily post dressed as long as people follow exactly about fashion. Sometimes for travel.

"Only the fact that shows me makes me laugh," writes the following singer. Okay, it's easy to "judge" something you do not understand. For example, for many people is a gym. "Why should I get tired in the gym when food is one of the greatest love in life," one might say. Not necessarily choosing not to go to the gym is right, but it's their life, so they can do whatever they want.

Later, the singer continues with "I thought there had been a little bit of flux in the empty dumbbells of our magnificent village where the parade is exactly what those who may have had bread yesterday (this is precisely why they tell it today)" as if anyone who has been poor, has no right to post expensive clothes.

"There are many who have never learned what they wear, what they eat," writes Aurela, among other things, that if you are expensive, you must know what you are up to. Many wealthy people choose expensive products, judged by color, material, design, how comfortable they are, without having to know whether or not they are the latest collection, whether they are fashionable or not.

People look after their clothing to show their status and why not. None of the parties is wrong. Some are comfortable with their luxurious outfits, without having to expose them to Instagram. Some are of the opinion that "no one buys a Lamborghini to keep it in the garage".