














Rosie Huntington-Whiteley
Para se të bëhej pjesë e ëngjëjve të Victoria Secret dhe të tentonte karrierën e saj si aktore Rosie Huntington-Whiteley ishte një vajzë e thjeshtë. Jo tamam kështu. Ajo ishte në fakt një modele e njohur në botën e modës në adoleshencën e saj, e shpesh është parë të parakaloj në pasarela në London Fashion Week.
Angelina Jolie
Vështirë të besohet që Angelina Jolie është 15-vjeç në këtë foto. Pavarësisht nga fotot provokuese, aktorja dhe fituesja e çmimit Oscar nuk qëndroj gjatë në modeling dhe shpejt e orientoj karrierën e saj drejt aktrimit.
Brad Pitt
Njësoj si e fejuara e tij Angeline Jolie edhe Brad përpara se të pushtonte botën e aktrimit nisi karrierën në 1991si model xhinsesh për markën Levi’s.
Diane Kruger
Përpara rolit të saj si “Helena e Trojes”, me shpata dhe sandale tipike trojane në 2004, Diana Kruger në 1992 në moshën 16-vjeçare u shpall Face of the Year.
Kate Moss
Gjithkush e di tashmë historinë sesi Kate Moss filloj karrierën e shkëlqyer të modelingut në moshën 14-vjeçare.
Naomi Campbell
Një tjetër bukuri e jugut të Londrës, Naomi Campbell nisi gjithashtu karrierën e saj si modele në moshë fare të re teksa u spikat në vitrinat e dyqaneve, asokohe vetëm 15-vjeç.
Kirsten Dunst dhe Lindsay Lohan
I njihni këto 2 bukuroshe? Eshte Kirsten Dunst dhe akoma më e vogla Lindsay Lohan. Taylor Swift: Shumë kohë më parë sesa të bëhej një yll I muzikës pop, Taylor Swift ishte një modele amerikane për markën Abercrombie & Fitch.
Jennifer Lawrence
Jo vetëm Taylor Swift ka qënë modele e markës Abercrombie & Fitch në të shkuarën. Jennifer Lawrence fituese e çmimit Oscar ka qënë gjithashtu imazh i markës dhe madje me shaka është shprehur: “Kam qënë pjësë e Abercrombie & Fitch, por ju kurrë nuk do ta dinit këtë sepse në fakt asnjë prej fotove të mia nuk u shfaqen ndonjëherë.
Miranda Kerr
Supermodelja filloi karrierën e saj në moshën 14-vjeçare. Ajo fitoi konkursin vjetor Dolly Magazine/Impulsi Model në 1997 e më vonë u dërgua në Sydney, një javë përpara ditëlindjes së saj, për të realizuar foto për revistën. Pas fotove mediat lokale në atë kohë shprehën zemërim për shkak të moshës së saj mjaft të re.
Emma Bunton
Me një pamje ëngjëllore dhe buzëqeshjen vesh më vesh kjo ka qënë Emma para se të bëhëj e famshme si bjondja e Spice Girls.
Nicole Scherzinger
Nicole Scherzinger goditi me një foto në 2001-shin, teksa u fotografuar për një shërbim fotografik, si pjesë e versionit ameriakan të Pop Stars. Këngëtarja fitoj konkursin, jo me Pussycat Dolls por me grupin e vajzave Eden’s Crus.
Heidi Klum
E kush mund ta besoj që kjo bukuroshe brune ështe Heidi Klum në fotot e saj të hershme si modele.
Tom Cruise
Kjo foto dëshmon se Tom Cruise ka pasur gjithmon atë genin e Hollivudit, madje shumë kohë më parë në 1981.
Demi Moore
Karriera e hershme e Demi Moore ka pasur një fillim mjaft të diskutuar, kur ajo u shfaq në revistën për të rritur “Oui”, me një seri fotografish. “Isha vetëm 16-vjeç; por i thashë atyre që jam 18”- thotë ajo.
Halle Berry
Karriera e Halle Berry nuk lidhet në fakt me shërbime të shtrenjta fotografie por me konkurse bukurie. Fituesja e çmimit Oscar më herët ka fituar konkursin e bukurisë Miss America dhe me pas hyri ne 6-shen e Miss World në 1986.
Burimi: Glamour