Metropolitan

Fenomeni The Weeknd

Shumë nga ju mund ta kenë njohur The Weeknd nga kolona zanore hit e “50 Shades of Grey”, “Earned it” ose nga bashkëpunimi i famshëm me Ariana Grande, “Love me harder”. Por të paktë janë ata që e dinë se Abel Tesfaye, i njohur me emrin e skenës si The Weeknd pa “e”, ka rreth 30 këngë, pa llogaritur dhjetra të tjera të prodhuara në hapat e parë të karrierës së tij, të cilat i postonte në Facebook dhe YouTube me imazhe femrash të bukura. “E urreja si dukesha në foto,” ka thënë ai më pas duke shpjeguar anonimitetin që e karakterizonte personazhin e tij.

Vetëm 5 vite më parë, ai punonte në një dyqan outlet të American Apparel. Që në hapat e parë të karrierës, ai nuk pranonte të jepte intervista (që edhe sot janë të rralla), nuk bënte koncerte dhe e shpërndante muzikën e tij falas. Ndërkohë këtë muaj, me publikimin e albumit të tij të ri dhe hitit “I can’t feel my face”, siç shkruan "The Guardian", ai po humb pothuajse çdo grimcë anonimiteti duke u katapultuar fuqishëm në majat e industrisë muzikore.

I  pyetur për emrin e tij skenik, 25-vjeçari ka rrëfyer se është larguar nga shtëpia në moshën 17-vjeçare sëbashku me shokët e tij. Aventura supozohej të zgjaste vetëm një fundjavë por ata nuk u kthyen më në shtëpitë e tyre dhe nga  këtu, Abel, me origjinë etiopiane, mori spunton për emrin e tij skenik. Ai tregon se iu desh të hiqte një “e” për shkak se një tjetër grup rroku mbante këtë emër.

Me “përrallat e tij të errëta për drogën dhe seksin” sipas “The Guardian”, The Weeknd mund të jetë fytyra e re e R&B-së. Ai nisi të bëhej i njohur me triologjinë “House of Ballons”, Thursday” dhe “Echoes of Silence”. Por fansat e vjetër të The Weeknd duket se nuk e kanë pritur shumë mirë ngjitjen e tij drejt famës duke e akuzuar se është kthyer në një artist komercial. Kënga e tij e re “I can’t feel my face” tashmë renditet në vend të dytë në klasifikimin e Billboard Hot 100 dhe The Weeknd mesa duket ka premisa të jetë Michael Jackson i ri i kësaj gjenerate.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb