Metropolitan

Fenomeni Arselajda: SHBA e dashuroi për atë që Shqipëria s'e vuri re

Fenomeni Arselajda: SHBA e dashuroi për atë që Shqipëria

“Përshëndetje. Je sais que tu parles tres bien français”

Kështu u prezantua Arselajda Buraku për herë të parë në emisionin “Zonë e Lirë”. Mes 10 vajzave modele, asokohe 18-vjeçe, kishte bërë disa shërbime fotografike me Sonny K. Elson dhe njihej pak. E nisi duke treguar se, përveçse është modele, di edhe gjuhë të huaja.

Një vit më vonë, Arselajda Buraku do të bëhej pjesë e vajzave të “Telebingos”, së bashku me disa modele të njohura, si: Kristina Bakiu, Alesia Noka apo Megi Ndokaj.

Kërcente, buzëqeshte dhe bënte gjithçka duhej për rolin e velinës, madje dukej se e shijonte shumë, siç duket në këtë hyrje të “Telebingos”:

Megjithatë, edhe pse në një pozicion ku i duhej të qeshte shumë dhe të fliste pak, Arselajda shfaqte një qëndrim kryelartë, të dikujt që di më shumë sesa shpreh.

Fenomeni Arselajda: SHBA e dashuroi për atë që Shqipëria

Shumë prej nesh mund ta kenë të vështirë të gjejnë një lidhje logjike mes një profesioni që bazohet tek sipërfaqësorja, modelingu, dhe zgjuarsisë. Por mesa duket, inteligjenca dhe karakteri pasqyrohen tek pamja e jashtme- vështrimi, qëndrimi- më shumë sesa mund ta mendojmë.

Në 2014-ën, vajza nga Rubiku nisi rrugëtimin drejt SHBA-ve “vetëm me një valixhe në dorë”. Sot, 23- vjeçarja Arselajda Buraku po korr frytet e guximit për të ndjekur ëndrrën, duke e nisur si çdo emigrant tjetër që "lan pjatat". Ishte një mision thellësisht vetjak, por historia e Arselajda Burakut duhet të jetë frymëzim për shumë vajza shqiptare.

 

Another one from L'OFFICIEL! ? By @filippodelvita Styling @elenamoussa Hair @titoguhair Mua @janeiromakeup

A post shared by Arselajda Buraku (@arselajdaburaku) on

Këtë vit ka tejkaluar pritshmëritë duke u shfaqur në disa nga revistat më prestigjioze të modës, si: “Elle”, “L’Officiel” dhe sot tregoi një tjetër sukses, si pjesë e një editoriali për flokët tek numri i ri i “Allure”.

 

Just found it @allure ??

A post shared by Arselajda Buraku (@arselajdaburaku) on

Fytyra e saj po pëlqehet shumë nga fotografët e huaj, jo sepse ka buzë shumë të plota, sy jeshilë apo hundë të drejtë të mprehtë. Njësoj si tek supermodelet Naomi Campbell apo Gisele Bundchen, fotografët ndërkombëtarë të fashion-it kërkojnë fytyra ekspresive, që përçojnë personalitet. Arselajda Buraku është, siç do të thonin amerikanët: “fierce”.

Aq sa, ka tërhequr vëmendjen e revistave më të rëndësishme kulturore, si “W” apo “Paper mag”. Madje “W” realizoi një dokumentar të shkurtër ku tregonte si Arselajda Buraku ia doli të fitonte në SHBA jo vetëm suksesin, por edhe besimin tek vetja dhe dashurinë për trupin e vet.

 

You can either see yourself as a wave in the ocean or you can see yourself as the ocean. -Oprah Winfrey ?

A post shared by Arselajda Buraku (@arselajdaburaku) on

Megjithatë, kur u shpreh se “në Shqipëri nuk mund të jesh asnjëherë plotësisht e lirë dhe gjykohesh nëse lyen flokët në mënyrë të çuditshme”, pati reagimeGjatë një interviste të fundit për “Wake Up”- këtë herë në cilësinë e modeles me sukses botëror- Arselajda u detyrua ta sqaronte duke shpjeguar se, ndonëse ia di vlerat njerëzve të vet, janë njerëzit ata që nuk ia shprehën vlerësimin:

 “Në atë intervistë janë prerë shumë sekuenca. Unë i di mirë vlerat e kombit tim, si malësore, si mirditore. Si nga bukuria e jashtëzakonshme, ashtu edhe njerëzit. Nuk kam dashur të bëj anti-reklamë, por mbase nuk e vlerësuan aq sa duhet pamjen time këtu.”

Për kujtesë, në një intervistë të mëparshme për “Papermag”, Buraku tregoi se ndër të tjera, i pëlqen shumë të lexojë një poet shqiptar: Gjergj Fishtën.

Edhe pse prapë, nuk ka ndonjë lidhje të dukshme mes njohurisë për artin dhe letërsinë dhe sipërfaqësores, mesa duket lentet e fotografëve të huaj arrijnë të dallojnë atë elementin e veçantë, që buron drejtpërdrejt nga mendja.

 

A post shared by Arselajda Buraku (@arselajdaburaku) on

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Genta Hodo
Gazetare

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.