Vajza e madhe e këngëtarit të ndjerë Michael Jackson është parë në Los Angeles në shoqërinë e të dashurit të saj Chet Castellaw.
Ajo mbante në duar shumë unaza dhe byrzylyqe si një e apasionuar e stilit punk, por ajo që binte më tepër në sy ishte një unazë e shëndritshme në gishtin e famshëm të dorës së majtë.
Mesa duket edhe pse Paris është vetëm 17 vjeç, i dashuri i saj, një vit më i madh, i ka bërë propozimin për martesë. Ata nuk kanë kundërshtim as nga xhaxhai i vajzës, Jermaine Jackson (vëllai i Michael Jackason), i cili ka thënë se nuk ka asgjë të keqe të ndërmarrësh një hap të tillë në këtë moshë.
Burimi: Daily Mail#showbiz