Modelja shqiptare me famë botërore ka marrë propozimin për fejesë nga partneri i saj, biznesmeni multi-milioner, Sam Nazarian. Propozimi ka qënë një surprizë për Emine-n pasi i është bërë në ditëlindjen e 30-të.
"Dhurata më e bukur që një vajzë mund të ëndërrojë për ditëlindjen. Ai më propozoi dhe unë thashë PO"-shkroi modelja në Instagram shoqëruar me një foto ku çifti shihet duke shkëmbyer puthje, e ku modeles i dallohet qartë në gisht unaza me nje gur diamanti.
Modelja me origjinë nga Mali i Zi, e nisi karrierën e saj në vitin 2001, kur u zbulua nga agjensia "Elite Model Management" dhe po në të njëjtin vit nënshkroi një kontratë modelingu me ta. Ka punuar për shumë fushata publicitare, dhe me emra të njohur si Sherri Hill, e gjithashtu është përzgjedhur për të qënë në kopertinën e disa revistave të njohura si “Vogue”, “Elle”, “Marie Claire”, Harper’s Bazaar” etj.
Hera e fundit që ajo ka vizituar Shqipërinë ka qënë para 2 vitesh si e ftuar nderi në “Miss dhe Mister Albania 2012”. Ështe e njohur miqësia e saj e ngushtë me fotografin e njohur shqiptar Fadil Berisha. Prej disa vitesh Emina drejton agjensinë e saj të modeleve “Emina Models”.
Partneri i modeles, Sam Nazarian është një biznesmen i njohur në Amerikë, me origjinë nga Irani, i cili arriti sukses financiar me investime teknologjike dhe më pas me shit-blerje pronash. Pronar i disa hoteleve, restoranteve, klubeve nate e shumë buzneseve të tjera. Multimilioneri në vitin 2006 është konsideruar si një prej “100 njerëzve më të fuqishëm në Kaliforninë e Jugut”.
Emri i Sam Nazarian është cituar dhe botuar edhe në revista prestigjoze si “The New York Times”, “The Wall Street Journal”, “Newsweek”, “People”, “Fortune”, “W”, “Variety” dhe “The New Yorker”.
Në fillimet e lidhjes së tyre, si Emina edhe Sam janë treguar mëse të kujdesshëm për ti qëndruar sa më larg syrit të publikut, por falë David Beckham, lidhja e tyre është konfirmuar dhe bërë publike.ka qënë Beckham që pas postimit të një fotoje, duke darkuar me çiftin, pasi është ngacmuar nga gazetarët për vajzën në foto, ka pohuar se vajza në foto është e dashura e një miku të tij, duke nënkuptuar kështu Sam Nazarian.
Nëse çifti do të lidhë kurorë në një moment të dytë, kjo do të jetë martesa e dytë për modelen shqiptare, pas martesës së parë me Bekim Lulanji-n, që përfundoi në divorc.
Emine Cunmulaj dhe i fejuari Sam Nazarian, multi-milioneri i famshëm janë të lidhur prej 4 vitesh dhe gjërat duket se vërtetë po shkojnë mirë, shije që të ngel nga fotot e çiftit në Instagram.
#showbiz