Raportohet se aktori i njohur Tom Cruise, ka më shumë se 2 vjet që nuk e viziton të bijën. Besohet se mungesa e tij në jetën e të bijës ka të bëjë me shkencologjinë, një sekt apo fe e re që thuhet se është bërë shkak për ndarjen e tij nga Katie Holmes (foto 2). Shumë kanë përfolur se Tom Cruise e takonte të bijën shumë rrallë, për shkak se sekti i tij i kishte këshilluar të shkëpuste kontaktet me ish-bashkëshorten, pasi ajo kishte një ndikim të keq tek ai. Cruise ka 800 ditë pa e takuar të bijën Suri, dhe besohet se ka qenë pikërisht Kisha e Shkencologjisë ajo që e ka ndaluar.
‘Ai nuk duket të jetë i interesuar për jetën e përditshme të Surit. Katie përpiqet të bëjë më të mirën si nënë e vetme, por nuk mund të zëvendësojë babain’, thotë një burim i afërt i Tom për National Enquierer. Ai ka 2 vjet që nuk shihet të dalë me të bijën në publik. Një ish-anëtar i Kishës së Shkencologjisë, Marc Headley, ka konfirmuar se kjo është një sjellje që haset shpesh ndër praktikuesit e këtij besimi. ‘Ka mundësi që Tom nuk do t’a shohë Surin sepse mendon se Katie dhe familja e saj u flasin keq të tjerëve për shkencologjinë’. Nga ana tjetër, besohet se mungesa e Tom mund të ketë të bëjë edhe me angazhimet e ngjeshura që ka në Hollivud gjatë viteve të fundit, pasi është pjesë e disa projekteve.
Kohëve të fundit, aktorja Leah Remini, edhe ajo një ish-anëtare e Kishës së Shkencologjisë, ka botuar një libër ku rrëfen gjithë çfarë ka përjetuar gjatë jetës si pjesë e kësaj kishe. E pyetur se përse kishte vendosur t’a braktiste komunitetin e shkencologjisë, ajo ka rrëfyer se ishte e detyruar të lexonte dhe t’i përkushtohej mbledhjeve të kishës gjithë kohën e mbetur që kishte nga puna, sa ishte shkëputur tërësisht nga vajza e saj e vogël.
Burimi: Yahoo; Përshtati: Genta Hodo